top of page

KAQ SHUMË IKJE…


KAQ SHUMË IKJE…

Nga Visar Zhiti

Po ikim… Koha apo ne? Ku po shkojmē? Nē ditē tjetēr, nẽ tjetēr atdhe?!

Nē valixhe nuk futet koha, As mē tē rēndēsishmet s’i marrim dot, Mē tē çmuarat desha tē thosha, Mē tē shenjtat, nga ç’kanē mbetur sot.

Do tē ngjitem nē qiell i gjallē Siç isha i gjallẽ dhe nē ferr. Vērtet kam mall, Pēr ç’ikēn apo pēr ç’vjen?

E shkuara me tē sajēt njerēz E pret tē ardhmen pēr mē keq? Ata qē i dita vēllezēr, Ishin “Judē”, tē palodhur dhe pleq.

Puthja u qe thartuar Si koha qē bēmē bashkē. Pa flatra, duke fluturuar I ika njē dite pēr tē arritur nē natē. Natēn time si jashtē globit, horoskop-thyer, me globalistē e horizonte… Valixhen ma kishin hapur nē aeroport, A ishin librat, kujtesa, emocionet?

Lashē shumē atje ku s’mē presin shumē… Nga Bibla doli njē Marie tē mē japē shpresē… Nē ballin tim ndiej gjumē, Por ç’ēndērr nga kryqi do mē zbresē?

Se koha s’ikēn, ikim ne… Dhe ēshtē po ajo ditē Dhe ēshtē i njējti dhè.

Chicago, Roselle, 15 nēntor, 2023

15 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page