top of page

Kanë kaluar 4 vjet nga shkrimi juaj


Një koment shkrimit të patriotit Hyqmet Zane, me titull: "Komuniteti çam i braktisur dhe në udhëkryq" ( 23 tetor 2019).


Kanë kaluar 4 vjet nga shkrimi juaj. Po e lexoja dhe më dukej sikur është shkruar sot. Por pashë datën që ishte katër vite më parë, por e sjellë sot nga "fb" dhe thashë që ç'farë bëri sot, dje, 4 vjet apo 80 vite. Hiç asgjë. Në vend numuro. Mirëpo nuk është kështu, ose më qartë, nuk duhet të jetë kështu. Deri këtu kemi, veç sa shkruan z. Hyqmet, ku thuhet që nuk është bërë "hiç asgjë", duket se ka një ecje, por fateqësisht në të kundërt.

Ju e dini mirë se Shqipëria është urdhëruar që të zhduki nga hartat, nga shkollat, nga hstoria, fjalën "Çamëri", është urdhëruar të mos flitet për gjenocidin grek ndaj çamëve, është ndaluar lëvizja e lirë e çamëve të lindur në vendin e tyre autokton, etj. Do themi ne, apo kushdo: "Po të "Drejtat Universale të Njeriut" a nuk janë për tu zbatuar? A nuk ka ndonjë strukturë Ndërkombëtare që ndjek dhe detyron zbatimin e saj? Të them të drejtën e kam kërkuar ta gjej, por nuk e gjeta dot!

Ja pra nuk ka statukuo, por ka ecje përpara në favor të vrasësit dhe përkeqësim situate të viktimës. Ju, z. Hyqmet, me të drejtë shqetësoheni, përmendni mos veprimtarinë aktive, pozitive të atyre që drejtojnë institucionin që gjoja pretendojnë se përfaqësojnë komunitetin çam (Për mua nuk ka instituciontë tillë, ajo që ishte themeluar në janar të vitit 1991, vdiq në vitin 2004). Si, për të treguar pranimin e nënështrimit tonë ndaj vrasësve (besoj e ke gjegjur) do të ngrihet busti i një ish kryeministri i atij shteti që na vrau, na preu, kreu gjenocid dhe as i bie ndërmend të paktën të kërkojë falje. Nuk ka pendesë prej tyre!. Sot pala që është në krahun e viktimës, në vend të mbrojë viktimën, vepron ndryshe, i thurr lavdi vrasësve dhe kjo brenda trojeve që thuhet se janë sovrane. Ndofta (i lutemi Zotit ta pengojë), nesër mund të kërkohet vendosja e busteve të ushtarakëve grekë që vranë në masë banorët, dogjën dhe shkatërruan fshatra të tëra në jugun shqiptar gjatë L1B, L2B, si dhe krykasapit të gjenocidit grek ndaj shqiptarëve të rajonit të Çamërisë.

Kush po e ngren zërin për këto poshtërime që i bëhen popullit shqiptar në tërësi dhe komunitetit çam në veçanti, për rastin konkret? Kush? Kush? ASKUSH.

Ka disa zëra që flasin e shkruajnë për të vërtetat, por ato zëra, zënë vend kur të vlerësohet e vërteta. Sot për sot e vërteta dhe mashtrimi kanë ndërruar vendet.

. Fahri Dahri- Tetor 2023

11 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page