top of page

KAMPIONATI BOTËROR I VDEKSHMËRISË


Vullnet Mato


Shumë njerëz në botë, nuk besojnë rrezikun,

nga ferri, ku të shpie papritur korona virusi.

Dalin trimërisht tani, kur infeksioni ka pikun,

dhe toka me mish njeriu, po shton humusin.

Kjo duket dhe me popullsinë në disa shtete,

sikur janë në garë, për kupën e fatkeqësisë,

kush fiton me numrin më të madh në vdekje,

si në një kampionat botëror të vdekshmërisë.

Deri tani qëndron në krye të këtij klasifikimi,

Spanja, Franca dhe fqinja jonë latine, Italia,

ku vdekjet ditore, me tre shifra numërimi,

ndiqen nga mijëra të tjera, te Anglia e India.

Xhelati covid, me kosën e tij madhështore,

korr njerëz si barin në livadh, mbarë e prapë,

teksa mosbesuesit e kësaj batërdie mortore,

në kafene e parqe lozin domino, bëjnë gallatë.

Personat fatkeq, bien në prehrin e nëntokës,

si kokrrat e qullura, prej degëve të dardhës.

Nuk bien në sy, prerjet një nga një, të kokës,

por “trimat” nuk dinë, se kosa, i ka të radhës. 

Po të më pyesin mua, së tashmë, ku dua të jetoj

në Shqipëri, patjetër ku ka vdekje me një shifër,

ose në Izrael mes çifutëve, ku mund të shpëtoj,

nga këshillat që ka lënë Krishti, në të vetin libër.

O mosbesues, mos flisni marrëzira, kot së koti,

po dëgjoni ata që dalin duke u zvarritur nga ferri,

Kot nuk thonë të moçmit: Ruhu, të të ruaj zoti,

se mund të shkosh te gropa, ku po të pret dheri!...

99 views0 comments

תגובות


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page