top of page

Kamp refugjatësh në Shqipëri?! Reagon Kryeministria: E pavërtetë!


Kamp refugjatësh në Shqipëri?! Reagon Kryeministria: E pavërtetë! Nuk bëjmë detyrat e më të mëdhenjve dhe më të pasurve!


Kryeministria reagon pas lajmit të publikuar nga media prestigjioze britanike “The Sun”, ku thuhej se “emigrantët e paligjshëm do të fluturojnë 1.500 kilometra në një qendër në det të hapur në Ballkan, ndërsa kërkesat e tyre janë duke u përpunuar. Kërkesat e azilit në Mbretërinë e Bashkuar do të trajtohen sipas këtij plani, ndërsa emigrantët të qëndrojnë në Shqipëria”. Drejtori i Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga, mohon prerë që Shqipëria të kthehet në kamp refugjatësh për emigrantët e paligjshëm që kapen në Britani, duke e cilësuar lajmin e “The Sun” si të pavërtetë.


Në një reagim në rrjetet sociale, Endri Fuga shprehet se Shqipëria bën detyrat e traditës dhe të fëmijëve të saj, por jo detyrat e atyre që janë më të mëdhenj e më të pasur.

“Lajmi se Shqipëria do të ngrejë një qendër azilantësh për llogari të palëve të treta është absolutisht i pavërtetë. Shqipëria hapi dyert për 4 mijë afganë e jemi krenarë për këtë. Ne bëjmë detyrat tona karshi traditës e fëmijëve tanë, jo detyrat e atyre që janë më të mëdhenj e më të pasur se ne”, shkruan Endri Fuga.

22 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page