top of page

Kamjallë


Prof Dr Fatmir Terziu


Ndërsa koha kthehet pas për arsyet e saj, vetëm ajo që lidhet me kohën mbetet në hapësirën e memorjes. Me të miti luan brenda hapësirës rolin e tij. Kjo është një lëvizje për ndarje, seleksionim, pse jo dhe qasje të asaj që të hyn në shërbim. Kjo lëvizje çon në përpjekje tërë intuitën për të zotëruar natyrën, e cila nga ana tjetër hap mundësinë për (ose ndoshta garanton) tjetërsim nga natyra. Paradoksalisht, mbase, kjo lidh vetë atë që mbahet mend me atë që mendja krijon në momentin e duhur. Në rastin e të korrave njeriu primitiv mban mend këputjen e kallirit të bukës dhe lënien e pjesës tjetër për një ushqim të mundshëm për kafshën. E atë pjesë të lënë, jo pak herë e bën edhe një arsye tjetër në tjetërsim, duke i vënë zjarrin. Nuk është fjala se përse, por mjaft e dimë se ai zjarr ka disa dhjetëra të mira. Ai, jashtë këtyre të mirave, ka të bëjë pikërisht me vetë natyrën në atë pikë që i gjithë koncepti i tjetërsimit, si i tillë përcaktohet përgjithmonë nga distanca e tij me aspektet kryesore të jetës natyrore, ciklit. Për shkak të rolit të mitit në angazhimet e mëparshme me natyrën, në të cilat njerëzit u përpoqën të ndikojnë në natyrë pa pretendime për kontroll dhe mjeshtëri absolute, nga imitimi shamanistik, për shembull kjo lëvizje me qëllim vendosi veten kundër mitit në përpjekje për të prishur lidhjet me çdo gjë që e mbajti njerëzimin të lidhur me natyrën.

Me natyrën mësohesh të mos frikësohesh, pasi ende e di se debutojnë mitet kryesore që akoma ekzistojnë. E gjitha ngjan si një kokërr rërë në një fije bari në një livall, që duket katër herë më e shkurtër se gjatësia e nevojshme për depilimin e kësaj toke të mbjellë, në procesin e saj të korrjes. Kështu ndodh me njeriun. Ndërsa kjo është një arsye, vetë arsyeja duket e zvogëluar në të menduarit instrumental, saqë mbërthen nën kontroll dhe zotërimin e gjërave që rrefehen, tregohen dhe riprodhohen artistikisht mes narrativit, apo formave të tjera, derisa arrihet funksioni i arsyes që siguron ndarjen nga miti dhe përparimin e kontrollit të njeriut.

Jemi në një film. Një film të cilin brezat e mëparshëm, baballarët, nënat, motrat e kanë parë në Kinema. E kanë parë duke u lutur për një biletë. E kanë parë diku në ndonjë dhomë të ngushtë, kur dikush kishte shancin të kishte ekranin bardhë e zi në shtëpi. Dhe e kanë pëlqyer?! Askush nuk mund të ketë thënë “jo”. “Jo”, atëherë kur shiheshin ato filma që prodhoheshin me forcat e veta artistike, dhe për ato filma që kishin kaluar gërshërët e ideologjisë, natyrisht ishte një e pamundur, një “Jo” që të dërgonte në pika kritike. Pra të gjithë e ata të gjithë në fakt që e kishin parë, natyrisht kanë thënë se u ka pëlqyer, madje ka qenë një film i shkëlqyer. E tashmë atë film e shikojmë rastëisht. Ndosh që të përqëndrohemi mbi të imtësisht. Dhe aty në atë film nuk shohim më ndonjë dallim midis aktorëve meshkuj dhe femra. E dini ku? Në një pikë mjaft domethënëse, ku natyrshëm bie në sy ‘d-epilimi’, heqja e qimeve të panevojshme.

Në disa pika sot, jashtë filmave, brenda ndonjë fotografie të rrjeteve sociale në kohë me Covid-19, sytë shkojnë tek maskimi për një ngjashmëri të përjetshme me mitin dhe origjinën. Me këtë supozim për komodifikimin e plotë në mendje, metodat e strukturimit të kulturës aneksohen edhe më keq. Kjo identifikon disa kundërshtime të mundshme të cilat mund të duken se nënvleftësojnë përshkrimin e një sistemi tashmë mbizotërues, gjithëpërfshirës, dhe, një nga një, pohon se çdo karakteristikë në dukje kontradiktore e jetës moderne është në fakt tashmë e zhytur nga, dhe e bërë për të shërbyer, sistemi. Ky sistem nuk është më riprodhim. Ai mbetet një kontekst për pretekst kulturash.

Kulturat janë kultura. Rrethsillja e miteve dhe legjendave, rrëfenjave dhe shpotive mes kulturave ka bërë rrugëtimin më të gjatë në historinë e vetë kulturave. Gjithnjë mes fjalës. Gjithnjë mes rrëfimit. Para 20 viteve në South Yorkshire të Anglisë ndërsa bisedoja me nënën e një shoku anglez mësova: “gunga e prerë e kamjallës duhet të përballet me erën e Veriut, ose Perëndimin, sepse kështu dylli i grurit vitin tjetër bëhet më i pasur” dhe “ata që thajnë kokrra misri nga midisi i pragut tej çardakut duhet të shuajnë gjumin e mesditës”. Në plan të parë këto dy rrëfenja ndoshta duken të drejtëpërdrejta. Ndoshta të thjeshta! Por jo! Ato janë rëfenja të ardhura si mite me arsye “djegëse” nga pas, pasi fjalët shkojnë gjetkë, tek heqja e qimeve të padëshiruara. Që në fakt duan të thonë, jo thjesht të reklamojnë se kur bëhet fjalë për heqjen e qimeve të padëshiruara nga fytyra dhe trupi, ekzistojnë mjaft metoda për të eksperimentuar. Nga rruajtja, metoda me fijet dhe depilimi, tek lazerët dhe zbardhimi, pra ekziston një mundësi për çdo lloj buxheti dhe sipas çdo durimi të dhimbjes një arsye rifrakturimi të kulturave në postmodernitet, arsye që më pas tek narrativi hyjnë dhe shfaqen për të treguar kohë, kohë industriale, qasje me kulturat dhe vetë industrinë e kulturës. Sidoqoftë, D-epilimi (procesi mekanik i njëkohshëm i heqjes së qimeve të shumëfishta), shpesh është anashkaluar për shkak të mitit të tij, vetë reputacionit të tij për të qenë më i dhimbshëm se shumica e të tjerave, më i moralshëm se vetë morali në filmat e së shkuarës. Por, me teknologjinë e përditësuar dhe dizajnet novatore, kjo metodë ndonjëherë e papërshtatshme për heqjen e tyre është bërë një përvojë shumë më e rehatshme me vetë konstruktin e fjalës. Kështu dhe vetë fjala mes kulturave në narrativ, jo pak herë ndesh procesin e korrjes deri tek kamjalla.

36 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page