top of page

Kambana që tund Poetja...


Kambana që tund Poetja DAVA GJOKA LLESHAJ

Libri me poezi"Mos hesht, po shkruaj"

(ese)


Nga Përparim Hysi


Dje"shkëmbyemë tepsitë" me POETEN DAVA GJOKA LLESHAJ: unë i dhurova një libër me tregime,kurse ajo një libër me poezi,se DAVA GJOKA LLESHAJ shkruan vetëm poezi. Nëse do të përdorja një metaforë pak hiperbolike,DAVA GJOKËN LLESHAJ,po"ta shtrydhësh" vetëm nxjerrë poezi. Ngaqë e njoh gjithë ligjërimin poetik të saj,(unë kam shkruar për gjithë librat me poezi të saj:më duket se ky është libri i shtatë me poezi),kam të drejtë që ta përdor këtë metaforë.

Libri që më dhuroi dje, ka titulln"Mos hesht,po shkruaj! Një kambanë që tundert dhe bën apel.Apel për të gjithë ata që veshët i kanë me dyllë. Në gjykimin tim,titulli i një libri është kuintesenca e tij. Poetët,një e tillë është DAVA GJOKA LLESHAJ,janë,pa dyshim,misionarë: ata prijnë me vargun e tyre. Jo vetëm prijnë,por formojnë.Pra,me vargjet e saj ajo u thotë lexuesve:"Unë ju thërres që të jini"arkitektë të së ardhmes dhe jo si "viktima" të saj".Këto fjalë që kam futur në thonjëza,janë të një dituraku që quhet Bucminster Fuller.

* * *

E di që do çuditi me faktin që,brenda një dite,jo vetëm të lexoj dyqind poezitë e DAVA GJOKA LLESHAJ,por të dalë e të jap mendime për poezitë e saj.Kuriozëve u them:karburanti i punës sime ditore, pasi kam dalë në pension,është vetëm të lexuarit dhe të shkruarit. E,sa për poeten në fjalë, jam në mes sa e sa asociacioneve. Dhe tek vras mendjen për të gjetur shkakun se ç'e shtyn POETEN për të shkruar poezi, më vjen në ndihmë që nga lashtësia,ARISTOTELI.



Ky thotë:- Të gjitha veprimet njerëzore kanë një a më shumë shkaqe:rastësia,natyra,detyrimet,zakoni,arsyeja,pasioni dhe dëshira". Pasi u njoha me këtë thënie,bërtita si Arkimedi:-Eureka! E gjeta,fare lehtë:shkruan nga pasioni dhe dëshira. Dhe mandej qëndroj tek titulli:"Mos hesht,por shkruaj". Vë paksa buzën në gas dhe prapë bëj një analogji. DAVA GJOKA LLESHAJ me këtë libër do të vrasë heshtjen e gjithë njerëzve që,me sytë hapur,shohin padrejtësinë dhe heshtin. Shohin korrupsionin dhe heshtin. Shohin poltikanët që demonstrojnë sheshit injorancën, shkelin nën dritën e diellit ligjet;s'pyesin as për shtet,as për gjykatë,polici dhe prapë heshtim. Më duket,se DAVA GJOKA LESHAJ,ka dalë nga"xhepat" e Poetit Amerikan,DAN FANTE(1944-2015) që dikur shkruante:"Po heshte,bën akt terrorist".Dhe për t'i vënë paksa pikat mbi i,lexoni:"Mos hesht... që të shkruajmë së bashku halle e derte".Halle e derte ky vend i ka më shumicë.Kambana që tund poetja, dëgjohet me jone alarmi në poezi të tila,si:"Deputeti";"Ti që i ndave njerëzit","Buzëqeshja u vra";"Gjuha e politikanëve","Ndëshkimin ta jepë vota" e të tjera.Shih se sa bukur i stigmatizon politikanët apo deputetët:

"Veshur me kostum,deputeti,

Kollarisur si nuk ka më mirë

Dhe,sa hyn tek PARLAMENTI,

Zbraz fjalorin tënd të ndyrë..

Mund të vazhdoja dhe më tej për të treguar rebeliminm e një poeteje ndaj këtyre"kllounëve" që mbi fytyrë kanë hedhur ktatran dhe janë bërë syrretër që nuk duam t'u shohim bojën.Në një poezi tjetër""Luga e florinjtë" tall gjithë ata që,gjasme, në emër të demokracisë,do e bënin vendin që të hante me lugëfloriri.Ja dhe mallkimi i poetes:" Si ju shkon ushqimi në bark/ju që hani me lugë floriri?/ A s'ju vjen keq ndopak/kur atë lugë në gojë e shtini?!!! Dhe ,si për t'i dhënë fund,demaskimit të politikanëve,ja si ironizon poetja,me poezinë"A ka ndonjë tjetër demokraci?"

Lexoni:

"Sa u gëzova,kur erdhe demokraci

Dhe jo vetëm unë,por të gjithë u gëzuam

Ti erdhe ashtu siç lind një fëmijë

"Urraaaa" bërtitëm;të gjithë u gëzuam


Nga gëzimi,të gjitha i shkatërruam

Prishëm gjthçka:uzina e fabrika

Dhe bustin e diktatorit e rrëzuam

Por që vjen kështu demokracia nuk e prita.

..............................................................

A ka kund një demokraci tjetër

Të jetë më e mirë se e "asaj dite"?

Mos drejtohet nga mendsi e vjetër

Si nga pangopsia e kësaj politike.

* * "

Ajo që ia rrit vlerat POETES,është larmia e temave. që trajton. Në një sintezë të gjithë temave:sociale,patriotike,erotike apo dhe ato të mirënjohjes për shokët;dashurisë për familjen e familjarëve,DAVA GJOKA LLESHAJ, është"kloni" i thënies:-Asgjë njerëzore nuk është e huaj për mua. Vërtet shkruuan me vargje të thjeshtë,por është jo vetëm e lexueshme,por edhe e kuptueshme për lexuesin. Nga ana tjetër,duhet një veçori që duhet admiruar.Nuk shkruan gjatë që të mërzisë lexuesin,por ka ca"shkurtesa" që,po i lexove, të mbetin në mendje.Po ju bie një poezi erotike dhe vërini notën.

Të dua

Fjalët,kur të më mbarojnë mua,

Të mos mundem.të them asgjë

Do e ruaj në shpirt,fjalën "Të dua"

E të ta them,në heshtje,pa zë!

Si dy fjalë,ndajnë detin,katër vargje bëjnë POETIN.

Apo tek"Dashuria nuk është mëkat"

"Afrohu ti ngadalë

Buzën ta puth pak

E t'i them dy fjalë:

-Dashuria nuk është mëkat!

* * *

Shpesh vargjet sjellin mesazhe me vlerë.Bëhen si "guidë" për të treguar udhën si krijues apo dhe si udhëtar në rrugët e jetës. Ja se si u drejtohet POETËVE:

"Në vargjet e tua,poet,

Lexuesi të gjejë veten për herë

Ndryshe,lëre krejt

SE poezia nuk ka vlerë.

Ose,"Në udhët e jetës": - Eca aq shumë/derisa u lodha/...dhe fndi vargu apogje:- Kurrë nuk u dorëzova.

Natyrshëm, nuk është vendi për t'u ndalur në gjithë poezitë që ka ky libër që e çmoj nga më cilësorët e kësaj poete.

Kur shkruaj kështu,ngaqë jam paksa krijues vet, nuk bëj sikur mos vë re "dorën prej USTAIT TË LETRAVE" që quhet NDUE DRAGUSHA. Ky është"USTAI" që ka krasitur me dorë mjeshtri këtë libër. Ndaj jo vetëm e falnderoj atë,por i uroj vetëm suksese si krijues gjithëplanesh.

* * *


Së fundi,duke mbyllur këtë shkrim timin,i them autores:-Ke një stil të qartë e të thjeshtë."Qartësia në shkrim, është vlerë intelektuale,- ka thënë Karl Popper.

Nuk gaboj,po të them për ty, ato fjalë që POETI ILIRIAN ZHUPA ka thënë pët veten tij:"Poezitë e mia, vargjet e mia,fjalët e mia,jnë pasqyra ku paqyrohem unë". Çdo shtesë e prish gjithë shkrimin tim. Të uroj:-Pena të të bëhet plug që me vargje të çashë arave të letërsisë!

Tiranë,13 nëntor 2023

37 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page