top of page

Kam një shënim nga „Nderi i Kombit“ Lefter Çipa

Updated: Aug 23, 2023


Kam një shënim nga „Nderi i Kombit“ Lefter Çipa

Prof Dr Fatmir Terziu



Kam një shënim. Krahas këtij shënimi kam një paragraf me korsive. Krahas korsiveve kam dhe një tjetër në thonjëza. Më tej kam një shënim tjetër. E pas këtij shënimi në letër, kam një fotografi, sa të re, e të vjetër. Me të gjitha aty pranë kam poshtëshënimin tim të veçantë, me miqtë e mi në Sarandë. Është Gusht. Gusht si ky në kalendar, por koha ndryshon pak, sikurse viti që shkruhet me tre, pra Dymijë e Njëzetë e Tre!

Nga ai shënim, nga ajo ditë, nga ai Gusht, kam disa stërkala të shenjta, që më kanë lënë ende ca shenja nga kripa, dhe në lexim e sipër e gjej këtë tek fotografia që kam fiksuar me ndihmën e miqve të mi, fotografia me Bardin e Jugut, Lefter Çipa. E ndërsa „Nderi i Kombit“ është protagonist i heshtur dhe i paharuar në këtë lidhje të heshtur, kam kohën që më riciklon kohën, e memorja vë në lëvizje memorjen… Të gjitha riprodhojnë me heshtje një pyetje në vetvete. Kanë një mesazh që nuk tretet…, por ku të gjithë gjërat vërtiten, risillen, rifliten. Pse historitë në jetën tonë përsëriten?

E keni menduar se historitë në jetën tonë po përsëriten vazhdimisht? Ne tërheqim të njëjtin lloj lidhjesh, marrëdhëniesh, njerëzish, situatash të ngjashme. Sipërmarrjet që ne ndërmarrim përfundojnë në një mënyrë identike. Nëse kemi pasur një marrëdhënie të shënuar, të shkuar, ato të ardhshmet shpesh janë jashtëzakonisht të ngjashme dhe ringjallin ndjenja të njohura si ndjenja refuzimi, vetmie, pakënaqësi, dëshpërim, ngërç.

Nëse të tjerët na trajtonin në një mënyrë të caktuar - për shembull, ata ishin shumë kritikë, nuk na pranonin dhe na drejtonin fyerje dhe tallje, nëse përfshiheshim vazhdimisht në konflikte, etj., edhe nëse lëviznim në një vend të ri, e njëjta gjë vlen edhe për ne. Dhe ne këto i dëgjuam me nge. E i ridëgjuam fare pranë të thuheshin atje, në atë gusht, në atë takim të shenjtë në Sarandë, nga studiuesi dhe miku i përbashkët, Timo Mërkuri: „Kur Sigurimi i Shtetit thirri Lefter Çipën në Vlorë për këngën e anijes ‘De Rada’ që ishte arratisur në Greqi, pilurjotët i çuan fjalë Hysni Kapos“. E këtu shënimi kap interesimin e htellë, shkon tej fjala që rrëmon më tej.



Këtu është e metuara, e pafolura, e shtenjta, por dhe e thella. Tjetra? Tjetra, si në raste të tjera. Në ato raste ne jemi vazhdimisht pa punë dhe gjithmonë na pengon diçka që na pengon suksesin. Gjërat sapo kanë filluar të përmirësohen dhe të shkojnë përsëri drejt greminës. Është sikur një forcë e keqe zbavitet duke na dhënë pak nga ajo që duam, në mënyrë që të na e rrëmbejë atë nga duart. E këtu kureshtja i shkon më tej interesit, i kapërcen heshtjes dhe shtegut: „Si shpëtoi nga burgu, “Lasgushi” i Bregut?!“

Çfarë po ndodh…? Fillojmë të mendojmë: “Pse unë? Ku e kam gabim?" Ne fajësojmë fatin, njerëzit përreth nesh, i themi vetes se jemi të pafat, se kjo është ajo që duhej të bënim, se kjo është karma jonë, ose se jemi thjesht të pafat. Kështu, gradualisht në vetëdijen tonë formohen bindje të forta, të cilat fillojnë të tërheqin vazhdimisht situata dhe njerëz, duke i forcuar më në fund. Përftohet një rreth i mbyllur, nga i cili duket se nuk ka rrugëdalje.

Pavarësisht se çfarë bëjmë dhe përpiqemi të ndryshojmë, ngjarjet përsëri dhe përsëri ndjekin skenarin e njohur. Kjo na bën të mendojmë se duhet të ketë diçka që nuk shkon me ne. Ka diçka tek ne që e mbajmë kudo që shkojmë.



Thonë se kur historia përsëritet, është një mësim që do të përsëritet derisa ta mësojmë. Mirëpo, kjo shpesh shkakton rezistencë në mjedisin tonë – “Pse të më jepet një mësim si një fëmijë i pabindur, pse të vuaj, pse të ndëshkohem, çfarë të shlyej?”. Dhe në këtë pikë e gjitha kërkon një shkallë. Një shkallë që ngjitet vetvetiu tek synimi paradoksal. Synimi paradoksal edhe pse Bardi nuk është tashmë fizikisht gjallë, jeton, përsëritet, kujtohet, risillet.

Pa e ditur, ne krijojmë një qëllim që funksionon rreth nesh. Dhe rreth nesh ka mijëra pyetja që kurë bëhen të kenë fatin e zgjidhjes. Si puna e shënimeve, dhëe qëllimeve që nuk i shpëtojnë cfilitjes. Ky është qëllimi paradoksal. Unë kam shkruar për të në Ligjet e Universit për Prosperitet. Nëpërmjet këtij qëllimi, ne zmbrapsim gjërat që dëshirojmë dëshpërimisht dhe tërheqim atë që nuk e duam të hesht në mënyrë aktive.

Pse e zmbrapsim atë për të cilën përpiqemi? Në fakt ne e duam, apo jo dhe sa më e fortë të jetë dëshira, aq më e sigurt është se do të realizohet...? Para së gjithash, ne ngatërrojmë dëshirën me nevojën. Mund të duket pothuajse e njëjtë, por dëshira, memorja, dashuria na frymëzojnë, na mbushin me kërshëri e ndjejmë ripërsëritjen e memorjes me gëzim Kjo na shtyn përpara pa e bërë vetveten të ndihet e detyruar. Dëshira e pastër nuk shoqërohet me ndjenja të dhimbshme, është e lirë dhe nuk kërkon përmbushje me asnjë çmim. Është një ndjenjë sikur tashmë e kemi atë që dëshirojmë dhe tani po shijojmë çdo fazë të realizimit të saj.

Jemi të fokusuar te gëzimi dhe emocioni. Bardi i Jugut jeton mes nesh. Kështu, kjo dëshirë shndërrohet në një qëllim, i cili ka një forcë organizuese dhe gjithçka ndodh lehtë dhe këndshëm, pa detyrim. Ndërsa memorja shtyn, ajo na mbush me një ndjenjë ngërçi dhe urgjence. Këtu vëmendja jonë drejtohet pikërisht tek këto ndjenja memoriale. Dhe bëhet një qëllim, duke tërhequr edhe më shumë situata që na bëjnë të ndihemi të mbërthyer. Ende duam të mësojmë shumë gjëra që janë tretur, por që për ne janë ende në jetë, dhe kurë s'kanë për të vdekur. Kjo vjen nga përvojat që kemi prekur. Nga përvojat që kemi përjetuar.

Përvojat tona të kaluara formojnë bindjet tona. Sipas asaj që na ka ndodhur, ne fillojmë ta perceptojmë veten si një person të suksesshëm, ose një humbës, si një viktimë, ose si një person i lirë, si një person me fat, ose si një person që nuk e ka rrugën e tij. Këto besimet tona na bëjnë të sillemi në një mënyrë të caktuar, të mendojmë në një mënyrë të caktuar. Ne madje rrezatojmë energji sipas tyr,e dhe ajo merret pa ndryshim nga të tjerët.



Ne tërheqim atë që lëshojmë. Ajo që ne e pranojmë si të vërtetë, bëhet e vërtetë për ne. Besimet tona programojnë gjithçka që na ndodh. Për fat të mirë, këto besime mund të ndryshohen. Opsioni më i përballueshëm është tek pohimet dhe vizualizimi. Ja pra, si na këshillonte atë ditë Gushti, ne të gjithëve në atë mjedis të hapur të Limanit të Sarandës: „Shkruani në një copë letër, se cilat janë bindjet tuaja për marrëdhëniet tuaja, për mirëqenien tuaj, për veten tuaj, ose në zonën ku ndjeni një problem. Shkruani gjithçka që mendoni dhe do të habiteni se sa pozitivë jeni. Dhe si mund të keni sukses kur keni një mentalitet dështimi? Dhe si mund të ndryshoni diçka kur energjia që rrezatoni është e njëjtë? Asgjë nuk mund të ndryshojë nëse nuk bëni një ndryshim. Tani shkruani atë që dëshironi të bëhet e vërtetë për ju. Lërini këto të jenë pohimet tuaja që të kthehen në besimet tuaja të reja. Dijeni se edhe ndryshimi më i vogël në të menduarit tuaj ndryshon energjinë që rrezatoni, dhe për rrjedhojë gjithçka që tërheqni. Ndani mendimin tuaj - a mendoni se në jetë disa histori përsëriten - një lloj marrëdhëniesh apo situata identike dhe pse? Ndani përvojën dhe idetë tuaja. Si të dilni nga rrethi vicioz?“

Pra e shikoni? Ndiqeni këtë udhëtim që na është rrëfyer, dhe udhëtimi bëhet më dinjitoz!, - shënoj duke përfunduar këtë shënim mbi shënimet e mia që më shfaqen pranë, por nga larg në Sarandë.

116 views1 comment

1 Comment


Kristo Çipa:

I nderuar Fatmir përshëndetje! Në shënjtoret e kohës moderne ne shqiptarët kemi nderin dhe krenarin ti mburremi botës me humanisten Shën( Nënë) Tereza por gjithashtu krijuesit shqiptarë kanë fatin që të ken një apostull artistik që e ka emrin Fatmir Terziu. Shumë faleminderit për gjithëçka!

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page