„Kali i ri i Trojës“?!
(Dhurata greke për Kryeministrin shqiptar)
Nga Fatmir Terziu
Ai artefakt pse tani në tryezën e punës
poshtë hartës së kafshuar në shekuj,
ai dhurim i nxituar larg zërit të turmës
ashtu si magjia e mitit më të thekur.
Ndoshta një kohë e vjetër ka hapur sytë,
lëviz papushim mendje e këmbë e duar,
diku në shtrëngimet përmes shiut të nxirë,
nuk bën ta percetosh por s'duhet neglizhuar.
Bojërat e tij që mbulojnë larushitë
duan të mbulojnë një trup të paqtë
nuk i duket as ndonjë fre aty tek sytë
fundja ai është thjesht një artefakt?!
Dhe oh rrëmbim, kur, një resme u bë,
marshuan gjoksgjerë në kutizën e tij
drita rrodhi në thekon e aparatit pa zë,
flashet u shtriqën si gjarpërinj pa sy.
Kur hynë në zyrë me artefaktin e tillë
ata u zverdhën dukeshin si miti në errësirë,
i ndezur një zjarr misterioz kish përfshirë
trupat e tyre të djegur në hartën mbi kurriz.
Sytë e tyre lozatorë dhe të gjerë si nata
nganë me një dritë mizore apokaliptike,
inatin kërcyes të erës tek miti e përralla
me inat të padukshëm dhe të verbër asaj dite.
Ah, tani ai zbehet! Ai zbehet! Një dru i tillë
përsëri për mitin e frikshëm shekullor,
ku dhuratat e tilla ngjajnë si ato më 1 Prill
pyes „Kali i Trojës“ a mbahet në dorë?
Comments