TREGIM NGA MYSLIM MASKA
Pasi lash punën jashtëzakonisht të lodhëshme në kuzhinën e një hoteli në Glifadhë të Athinës, dyqind – treqind metra larg detit, në orën dhjetë të natës, dola në stacionin e Tramit për tu kthyer në shtëpi. Kisha 50-të vjetorin e ditëlindjes.
Askush nuk pati mundësinë të më ndihmonte, që të isha mes të dashurve të mi atë natë. Sidoqoftë gjëra që ndodhin. Nuk mora telefon asnjeri që të më ndihmonin. Nuk më pëlqen të shqetësoj të tjerët. Sejcili di se ç’bënë. Kjo në përgjithësi është natyra dhe k arakteri im. Besoj, kështu mund të ndodh dhe me të tjerë…Jetë e vështirë, sejcili ka hallet, brengat, shqetësime e dhimbje, ndryshe njeriu s’mund të quhet njeri.
Kështu mendoj. Jo se unë jam kushedi se çfarë! Njerëzit në këtë botë, janë ata që janë. Unë, që të jem i sinqertë, jam pak ndryshe, jo çdo gjë e shoh si të tjerët. P.sh. Të bukurën e shoh si mrekulli të jetës, kur të tjerë ndoshta, mahniten pas saj si SEKS. Punë e tyre! Këto janë Përbrenësi çmendurake të mendjes nënndërgjegjes dhe shpirtit të njeriut. Sejcili është ai që është. Por t’i lëmë Meditimet dhe filosofirat .
Në çastin që unë prisja të vinte Trami, në tabelën elektronike të stacionit lexoj: Për problem teknike,TRAMI për tre orë nuk funksionon. Më prisnin për ditëlindjen. U ndjeva keq. Taksitë kishin grevë. Jo se kjo është një tragjedi, absolutisht jo.! Por njeriu duhet të gëzoj jetën e tij!
_ Mirë , - thash me vete, tepër i zëmëruar dhe në çastin që po largohesha nga stacioni i Tramit , dhjetë – pesëmbëdhjet metra përball meje, Pashë NJË KAL TË BARDHË !
Po ky, ç’do këtu, - thashë me vete. Edhe ky pret TRAMIN?...
-Hajde,- më tha dhe u ul në gjunjë. Ke ditëlindjen dhe do të çoj unë.
-Po ti? – i thashë i habitur.
-Nuk më njeh?
-Jo – iu përgjigja instiktivisht. Kudo ku je ti jam dhe unë. Kur të vdesësh ti do vdes edhe unë. Është kështu apo jo? Jam Bardhoshi!
-BARDHOSHI , Bukuroshi im i fëmijërisë?...
-Po ti më ke dhënë ujë nga lagjia MASKA “Tek çezma e madhe e DROBONIKUT”, më ke dhënë bukë misri me djathë nga racioni yt. Më ke kullotur, më ke kashahisur, kemi bërë gara me fëmijët e tjerë. Sa e bukur bëhet jeta, kur e duam çmendurisht.
*
U përlota dhe e përqafova. Më puthi, më përqafoi, dhe sytë iu lëngëzuan. Më mori mbi shpinë, dhe kurrë në jetën time nuk kisha ndjerë një mrekulli të tillë. Kur fluturonim dhe ajri frushkullonte dhe kompozonte miliona simfonira engjëllore- njerëzore.
Unë u shperbëra, u bëra ajër dritë, pafundësi, mrekulli.
Po si e dinte adresën time: MANDROKLEUS – 18 -20.
Pikërisht aty ndaloi. M’u duk e pabesueshme.
**
Hajde, _ i thashë duke e puthur dhe përkëdhelur. Hë per hë , sot do flesh këtu, tek garazhi i makinës. Nesër shohim e bëjmë. Do të sjell një batanie, ta shtrosh që të mos ftohesh. Do të sjell bukë gruri me djathe të bardhë, sallatë jeshile dhe një shishe të madhe ujë.Dhe të më falësh që tagji (tershërë)nuk kam dhe s’kam ku ta gjej në këtë orë.
U ngjita fluturimthi në ashensor. Përshëndeta dhe u kërkova falje mysafirve që më prisnin dhe zbrita tatëpjetë.
Kur vajta në garazh, Bardhoshi qe zhdukur. Dola në rrugë, pash majtas djathtas duke thirrur : Bardhosh, Bardhosh…
-Kush është Bardhoshi? Më pyeti ime shoqe duke më prekur lehte në supe.
ISHA NË ËNDËRR…
Athinë, 16 – 10 – 2o21.
I nderuar z.Athanasi! Faleminderit qe me lexoni dhe vleresoni duke u futur ne thelbin e
tregimit tim, Nder per mua nga nje shkrimtar i talentuar si JU. Me shume respekt,
M. Maska, Athine.
S.Athanasi: Ja një tregim i shkruar thjeshtë për emigrantin që është i detyruar të punojë edhe mbrëmjen e 50 vjetorit të tij. Peripecitë e kthimit në shtëpi e pamundësojnë atë. Meditimet në këto raste ushqejnë fantazinë dhe kjo e fundit e shpien në vitet e fëmijërisë. Kali i Bardhë, është gjetja më e bukur e mundshme. Është shplodhje. Është gëzimi i jubileut të pesëdhjetëvjetorit. Urime autorit! / S.Athanasi/ Athinë.