
Vullnet Mato Madhështori vraparak, i nisur, me revan në krye të krushqve, rend në shekuj, shpinëstolisur, të sjellë ngazëllimin e nuseve... Kalin zgjodhi për aleat njeriu, mes gjithë qenieve të gjalla, ndihmës me katër këmbë veriu, për të bërë mrekulli të rralla. Kali ishte shoku, ishte miku,. më i binduri, në frerin e dorës, më punëtori e më besniku, lëvizi peshat, i parapriu kohës. Kali, me njeriun mbi shpinë, afroi malet, shkurtoi rrugët, ngriti gjithë peshat e shtëpisë, shiu në lëmë, grurin e bukës.
Me kuaj, kavaleri tundi dheun,
Kutuzovi, kundër Bonapartit, me kalë tundi malet Skënderbeu,
kundra turqve të sulltan Muratit.
Në vrullin vigan të njerëzimit, Kali vërtiti i pari diskun e rrotës, shpejtoi vrullimin e rrotullimit, çoi përpara vrapimin e botës. Koha e re, krijoi kalin e hekurt, katërkëmbëshin qindra kuajfuqi, motorin me katër kohë, djegur, të kalërojë brenda barkut të tij. Por ky rendës, me patkonj gome, kalit i njeh natyrshëm, disa epërsi: si mjet pa defekte, i çdo epoke, me bindje absolute dhe besnikëri. Pa karburant, me mjaft leverdi, pa pyetur për kriza ekonomike, pak bar, ose trastën me tagji, pa tymosur ndotje ekologjike. Malit përpjetë, e lumit përmes, pa asfalt e policë trafiku të rreptë, pa fjalë e zhurma motori në vesh, kali të çon e të sjell kaluar si mbret.
Në ditët e sotme, kali monumental,
zbukuron qytetet kryesore të botës,
me krenarinë, ngritur në piedestal,
për heronjtë më të mëdhenj të kohës.
Comments