KAFE NË PRIZREN
Bir, kafe pimë bashkë në Prizërenin e historisë, në Prizërenin e lavdisë, ku Burrat mëmëdhetar dhe shkëmbenjtë e përgjakur SHQIP u folën botës mbarë 125 vjet më parë!
Sa e ëmbël kafeja buzë Lumbardhit, ku rrahja e valëve m'u bashkuan me vargjet e De Radës që këndoi për të dy shekuj më parë, por bukur do tingëllojnë dhe shekujve më pas! Do soditësh Ulqin, Grudë e Hotë. Pa do vizitosh Preshevë e Bujanoc, mik në Strugë e Tetovë
Ti me fëmijtë e tu do pish kafe dhe në Manastir do i shijosh ëmbëlsinë, kur shqip të dëgjosh "Të bëftë mirë!" Ose maqedonisht: "So zdravje," po miqësisht. Se popujt e kanë kuptuar se kjo Tokë ka vend për të gjithë kur prijnë mirësitë.
Dhimbjen do kapërdish, kur kafen të pish në Janinë! E di që kamarieri urimin "Να περάσετε καλά" do ta jap në greqisht, ndërsa me sy do të flasë shqip "Miserdhe vëlla!" Por besoje, herët a vonë e drejta triumfon.
Miserdhe- Mirë se erdhe, përshëndetje në çamërishte So zdravje- Me shëndet = me Të bëftë mirë në maqedonisht Να περάσετε καλά- përshëndetje greqisht. De Rada në krijimtarinë e tij e përmend Lumbardhën e Prizërenit.
Comments