top of page

Ka të ngjarë ta teproj pak


ËNDRRA RINORE: TË KTHEHEM NË ATDHE…


NGA KRISTO ZHARKALLIU


Kur në moshë të re-60 e ca vjet më parë- u detyrova të braktis Atdheun (Shqipërinë) - kisha vetëm një qëllim, një ëndërr: të kthehem sa më pare në token mëmë..Thosha: sa vjet do të kalojnë? Tre? Katër,pesë..shumë shumë dhjetë! Nuk janë shumë dhe unë do të jem akoma i ri ,aq i ri sa konsideroheshin 40 vjeçarët aso kohe! Nuk i jipja vetes as një vit më shumë në mërgim (kurbet) prandaj mundohesha të qëndroja sa më afër mëmëdheut.Prandaj nuk integrohsha në vëndbanimin e ri,mësoja gjuhët e huaja por vazhoja të shkruaja shqip, flisja shqip me ata që dinin gjuhën-akoma dhe me arvanitasi t- madje dhe ëndrrat në gjumë i shikoja në gjuhën shqipe. “Pse shkruan vetëm shqip?”më pyeti dikur Profesor im Tamassoklis. Po don të bëhesh i njohur shkruaj anglisht! Gjysma e popullsisë botërore përdorin këtë gjuhë dhe lexuesit janë miliona! Sa lexues mund të ketë Shqipëria apo dhe Greqia që është pak më e made? Shumë pak! Duhet të të përktheje dikush anglisht që të bëhesh i njohur!” Por unë nuk doja të më njihte bota, doja vetëm të më njihte Shqipëria, miqt e mi të dashurit e mi në Atdhe! Dhe vazhdova shqip me shpresë të kthehesha në Atdhe…Dikur shkrojta një roman për jundën fashiste në Greqi, me shpresë se në Shqipëri “ishin kudër fashistëve” (si besonin shumë naivë të asaj kohe!) dhe e dërgova ilegalisht nëTiranë... “E njoha Kriston nga një roman që na ra në dorë kur po jipnim çmimet e vitit “ do të shkruante më vonë poeti dhe studjuesi i njohur Foto Malo-“madje ishte propozuar dhe vlerësuar për një çmim..veçse kur e muarmë në dorë pamë shënimin:”autori është i arratisur dhe armik i pushtetit!” (Nuk e di se ç’u bë ai roman!Ndoshta u dërgua për karton!)

Vonë, shumë vonë më pyesnin shqiptarët e porsaardhur në Greqi: Po ti pse nuk ike në Amerikë ? Pse qëndrove këtu a derzi? Atëhere kuptova se ëndrra e çdo “shqiptarit të ri” ishte Amerika dhe ne të tjerët që qëndruam këtu ishim naivë, syleshë…Justifikohesha se nuk kisha mundësi të kapërceja Atllantikun për arsye politike: Në Greqi isha shpallur “Armik për sigurimin kombëtar” kurse në Shqipëri isha shpallur thjesht…”armik i popullit…”E vërteta ishte se nuk kiisha menduar asnjëherë të shkoja në Amerikë (kaq sylesh isha!!) sepse doja të qëndroja afër Shqipërisë që dikur (shumë shpejt mendoja) të kthehesha në Atdhe..Madje kur një i arratisur nga Shqipëria që nuk i jipnin leje të shkonte në Amerikë ku kishte disa të afërt-të njohur, u ngjit tek shkëmbi i Akropolit dhe kërcënonte të hidhej në greminë nëqoftëse nuk e lejonin…nga zhurma që u bë ambasada amerikane e paisi me dokumenta të nevojëshme emigrmi…

Kësisoj mbeta këtu kur të gjithë shkonin e vinin, madjedisa kapardiseshin kur ktheheshin pas disa viteve. Dikur u kthye për disa ditë dhe miku ynë Pilo Loli i cili kishte shkuar tek i biri në Çikago dhe na tha: “Sa mirë që jeni këtu afër Shqipërisë…Ju mund të shkoni ndonjëherë kurse unë do ta mbaroj jetën atje larg shumë larg…”Me të vërtetë nuk u kthye më. Mbaroi jetën “larg, shumë larg” miku ynë i mirë dhe i urtë. Shqiptarët pra ,në përgjithësi, ëndërronin të shkonin në Amerikë (jo më kot u xhirua filmi “l’Amerika..”) Më kot çirreshin se donin të bëheshin si “e gjithë Europa”, Europa ishte hapi i pare për të kapërcyer oqeanin. Prandaj nuk mund të kuptonin se si unë mbeta këtu.. dhe mirrja leje qëndrimi çdo vit.

Ajo që më ka bërë përshtypje më të madhe është se si braktisën vendin e tyre njerëz të moshuar që nuk kishin asnjë mundësi të punonin në Amerikë apo gjetkë. Vitet e para kuptoja se vinin në GReqi pas fëmijëve të yre dhe Greqia u siguroi “homogjenëve” një pension të mirë, prandaj i shikoje të gjitha sheshet me të moshuar shqiptarë të luann domino ose të grindeshin për politikë..A, shqiptari nuk rron dot pa politikë! Por dikur Greqia u a preu pensionin e majmë dhe po bëheshin barrë tek fëmijët e tyre që, tekefundit, nuk kishin ndonjë punë të qëmdrueshme me page të mirë. Megjithatë ata vazhdonin dhe vazhdojnë të vijnë në Greqi. Dikur po ktheheshim nga Korça me autobuz-kishim shkuar atje për një sebep-dasmë apo varrim, nuk më kujtohet- dhe vumë re se autobuzi ishte plot me të moshuar. “Ku venë këta?”pyetëm njeri jetrin kur po i afoheshim Athinës-ishte mesnatë-kur një plak na afrohet dhe na thotë “Keni celular ju?” Kishim sigurisht. Të gjithë kishin. “Ma jepni ju lutem të marr djalin me telefonin tuaj se djali nuk më përgjgjet se duket se shikon numërin tim dhe nuk don të vijë të më marrë në agjensi?!” Kështu,paturpësisht! Dhe ne u ndihmë shumë keq, na erdhi keq për atë njeri naiv i cili nuk kishte kuptuar se jeta kishte ndryshuar se të moshuarit-prindëdrit- nuk bashkëjetonin më me pasardhësit e tyre! Dihet se lidhjet familjare kanë qënë shumë të forta në Shqipëri dhe jo vetëm në Shqipëri.. Të gjithë pleqtë jetonin me një nga fëmijët e tyre-zakonisht me djalin e fundit. Nuk kishte kuptim që të moshuarit të jetonin vetë,vetëm..Ishte turp i madh! Këtë zakon duket se nuk u çrrënjos as me diktaturën komuniste.(Ku t’i gjenin shtëpitë që të banonin ndarë?Në një apartament të gjithë dhe nusja duhej t’u shërbente të gjithëve, sidomos vjehrrit dhe vjehrrës!) Fëmijët ishin të detyruar të të kujdeseshin për prindërit. Nuk them kurrsesi se ky zakon ishte i keq, por bota ndryshoi, njerëzit ndryshojnë përditë. Më bëri përshtypje ajo që më tha një nipi im nga Korça (jo ai nuk ka shkuar në Amerikë!): “Shqiptarët-tha- po largohen dhe nga Greqia për në Angli, Amerikë, ose Gjermani e gjetkë, sa më larg Shqipërisë që të shpëtojnë nga pleqtë që i ndjekin nga pas…” Diçka duhet të dijë më shumë ai.Jeton në Shqipëri. Dhe nuk ka pleq në shtëpi më…

Bota ka ndryshuar ashtu si po ndryshojnë dhe shqiptarët. Kushdo nga ne kemi fëmijë larg. Jo se ne që jemi të herëshëm nuk jemi detyruar-fëmijët tanë- të jetojnë dhe të punojnë në një vend tjetër, bota është zvogëluar,kufijt janë shëmbur. Asnjëherë nuk do të mendoja dhe të kërkoja të shkoja pas djalit dhe familjes së tij atje ku është. Sigurisht ëndrra e herëshme që të kthehemi në mëmëdhe nuk ekziston më se edhe sikur ta duam nuk kemi ku të shkojmë..Asnjeri nuk na njeh më. Prandaj ndihem keq kur lexoj se dikiush, një i moshuar shqiptar ka vdekur diku në një vend tjetër.Largohesh në emigracion kur je i ri, kur don të punosh dhe të përmirësosh jetesën kur të kthehesh në vëndlindje..Por kur ke kaluar të shtatëdhjetat a ka kuptim? Si mund të braktisësh vendin ku ke lerë dhe jetuar dhe,kryesorja,ku ke krijuar një jetë të tërë dhe t’i hipësh avionit dhe të kapërcesh oqeanin? I them këto për ata njerëz të shquar që kanë edukuar breza të tëra me veprën e tyre, ata që kanë qënë nderi i Atdheut, ata që kanë bërë histori…Dikur takova në një lokal Kristo Frashërin me ndërhyrjen e Albert Zholit.”Mirë që u takuam sot-më tha pasi biseduam mjaft- se nesër largohem do kthehem në Tiranë.Atje ndihem ndryshe se atje kam punuar, kam hulmtuar dhe atje kam dhe komshiun që më thotë një fjalë të mirë..” Po kështu dhe me Alfred Uçin të cilin e takova dy tre here nëAthinë dhe njëherë në Tiranë..Atje dukej njeri tjetër,më kopetent, më i qetë më i sigurtë..Apo Dritëro Agollin…Kur i shkuam në shtëpi na tha duke qeshur: “Kjo është kështjella ime.. këtu jetoj dhe punoj i qetë…” Prandaj ndihem i trishtuar kur lexoj se një personalitet i njohur plot lavdi vdes larg Atdheut..Do të thoni se kështu nuk vdiqen Fan Noli,Andon Zako Çajupi dhe Faik Konica? E vërtetë…por ata qenë të detyrar të qëndrojnë larg Atdheut…ndoshta kështu dua të besoj dhe për shkrimtarin e njohur Pëllumb Kulla që jeton në Amerikë…dhe është 80 vjeç…Ashtu si rrënqethem kur mendoj ferrin që jetuan shqiptarët pas viteve 90, kryesisht figurat e njohurat që kishin punuar e krijuar gjatë kohës së diktaturës. Sidomos pas 96-ës kur shumë intelektualë të njohur u detyruan të mirrnin arratinë..

DITËT E FUNDIT LEXOJMË ME DHIMBJE se VDIQ në Amerikë regjizor dhe aktori i talentuar,një nga figurat më të shquara të kinematografisë shqiptare, Pirro Mani. Ishte 89 vjeç më thonë. Pse Pirro braktise Korçën tënde në atë moshë-ndoshta mbi 70 vjeç- që të lësh frymën e fundit kaq larg? Nuk është e mundur të mos kesh dashur shumë Korçën tone-megjithatë u detyrove të kapërcesh oqeanin dhe të kalosh vitet e fundit të jetës në një vend të panjohur,mes njerëzish që nuk flasin gjuhën tende..Kam udhëtuar, kam njohur se si ndihesh në një vend të huaj- akoma dhe në Greqi i huaj isha dhe mbetem- dhe,çuditërisht sapo shkel në Shqipëri e ndiej veten ndryshe thua se nuk mungova asnjëherë dhe harroj gjysmëshekullin që kalova pa e shkelur.. Pse pse njerëz si PIRRO MANI të vdesin larg mëmëdheut? E di se pas vdekjes nuk ka më asnjë rëndësi ku të varrosin,ku të ha balta.. por para se të byllësh sytë?

Ka të ngjarë ta teproj pak, por duhet të themi dhe të shkruajmë atë që mendojmë. Qëkurse njoha me Dritëro Agollin u njoha dhe me Moikomin. Moikom Zeqon, atë njeri të mrekullueshëm me të cilin pata disa telefonata dhe biseda elektronike ditët e fundit të tij, madje ai më dërgoi librat e fundit nëpërmjet internetit…dhe çuditërisht vdiq po ato ditë që kishim rifilluar këmbimin e mendimeve tona. Dukej kaq i shëndetëshëm në mendimet e tija;kishte mendime të shëndetëshme Moikomi edhe në ditët e fundit kur lëngonte në spital. NJë mik më propozoi se mos e ndihmonim me barna nga jashtë por kur ja thashë, qeshi dhe m’u përgjigj: Mos u brengos për këtë…I kam të gjitha kushtet spitalore ashtu dhe me barna.. Pastaj iku. Pa pritur dhe pa na pyetur. Jetoi i shëndetëshëm dhe vdiq po i shëndetëshëm miku Moikom Zeqo.. Të gjithë këta burra të shquar të Shqipërisë populli do t’i kujtojë me nderim, ata kanë bërë historinë e vendit të tyre me punën e tyre…Kristo Frashëri, Dritëro Agolli, Alred Uçi, Moikom Zeqo e shumë të tjerë tani kanë në mes tyre dhe të madhin Pirro Mane.. Ikën këta dhe kush mbeti O Shqipëri e mjerë? Si këta nuk ke të tjerë..do të thoshte poeti i madh Andon Zako Çajupi..

KRISTO ZHARALLI,Athinë 7 qershor 2021.

20 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page