top of page

KA ARDHË KOHA


RRUGA JONË


Miku im, S'po flas për rrugën që bëmë, Ku hera herës, Shkamë si në baltovinë, Dhe pse e njihnim rrugën me pëllëmbë!...

Ndoshta u rrëzuam Në kapërcyell mashtrimi, Ku prisnim të ishim me fat; Për të keqen tonë u err vështrimi, Shtigjet tona ishin akoma larg.

Shenjat rrugore ishin dredhi Ku zjarret shuanin vërtetësitë, Me dogma e lugetër në përkatësi, Nga kohë e ndritur e fëmijërisë.

Në dekorin e perëndimit imagjinar, Zëra tim-tame, mëndjeve pa pushim, Në dritë qirijsh shkruanim fjalë të artë, Kimerave tona u jepnim kuptim.

Ecëm dhe do ecim miku im Këtij dheu amë, t'i japim pak gëzim.

1998


KA ARDHË KOHA

Ka ardhë koha, t'i lëmë mënjanë ditët Ku fjala poetike shterzon ndopak, Në djerrsitjet e mija të mbledh vitet, Ku ditët e vona mjegullohen në prak.

Të vizitoj më shumë miq e shokë, T'u tregoj me vepra se i dua shumë; T'a lë mënjanë vështrimin një okë Që mbytet pa u ndier në të thatin lumë.

Të rend pas dashurisë si pegas Mbi logun e ndjenjave fytyrë praruar, Në gjoks të mikes si zogu në pullaz, T'i tregoj sa shumë më ka munguar.


SHQISA E GJASHTË (Një mikut tim poet) Druzila Tanzi?! O zot nga Montale Në këtë botë të vërtetë!...

Në fikjen e dritësyrit Ai ndezi qirijt e shpirtit. Përdëlloje këtë njeri o Zot!... Ai sfidojë ligjet e anatomisë, Me shqisën e shpirtit Në shkronja, Pafundësinë kërkon.

Shkruan, e bota dritësohet brenda tijë, Aq sa rrezon shpirtin Qoftë dhe një grimë; Një grimë Ku gongu poetik I sjell lirinë. Ku sepjet e shpirtit lëvrijnë Si mijëra shkronja, Si një qiell i kthjellët me shi, Shi shkronjash në bardhësi.

Ky është një poet, Një shkrimtar njeri, Me Zotin i falet çdo fjale Me shqisën e gjashtë të shpirtit.

24 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page