KOSOVA, ËNDRRA E JETËS SIME!


Kushtuar Dëshmorit të Atdheut Bajram Sali Gashi, nga Uça e Komunës së Istogut.


 Mbas 10 vjetësh punë dhe kontribut intensiv në arsim, në Shqipëri, Bajram Sali Gashi, në vitin 1941 la penën dhe kapi pushkën për liri e vatan. Msyu për Kosovë. Në Podgur, menjëherë filloi takimet me patriotë, luftëtarë e intelektualë të njohur, si dhe me popullin: -Erdha, se më thirri Kosova! Duhet ta çlirojmë Kosovën nga vargonjtë serbo-çetnik! Çdo popull që nuk asht në gjendje me e mbrojt flamurin e vet, ai s’meriton as lirinë! Liria është gjëja më e shtrenjtë! Të ruajmë kufijtë me Malin e Zi dhe Serbi, t’i bashkojmë ato me Shqipëri! Kurrë mos harroni se jemi shqiptarë! Unë gjakun tim ja kam falë Kosovës! Po ju betohem, se kjo tokë është mësuar vetëm me shqiptarë, e nuk duron këmbë të huaj në këto troje! Më 25 mars 1943, gazeta “Tomorri” boton artikullin me titull, ”Nga Krahinat”. Bajram Gashi merr detyrën e federalit për Pejën dhe Istogun: - Gëzohem shumë, që marr në dorzim një federatë ndër ma të rregullueshmet dhe me prestigje të nalta. Do të përpiqena me mish e me shpirt me e naltue vendin dhe me sigurue kufinjtë tanë nga çdo rrezik i jashtëm. -Të gjithë e gjithçka për popull, për Atdhe e për mbret! -Asht koha qi sot t’i shtrëngojmë dorën njani-tjetrit, t’i lam’më një anë intrigat, partinat dhe idenat, mbasi: - Partia jonë asht Kosova, asht Shqipnia Etnike! -Të bashkohena si një trup i vetëm, për të mbrojtë interest tona jetsore qi janë Atdheu, Ndera dhe Familja. -Jemi një familje e pandame. Të gjithë të punojmë për një ideal, për një qëllim. -Të mos na mashtrojnë parullat të “bashkim-vllazërimit”, që do të thotë  “shkatërrim e shpartallim të shqiptarizmës. -Të lidhim besën të luftojmë për të ardhmen tonë!

Në ditët e dimrit me acar në1944-1945, në një fjalim para popullit në Rakosh, ai shprehet: Luftën e ll-Botërore e fitoi komunizmi! Çdo pëllëmbë tokë e Kosovës është kundër komunizmit!  Bajrami i prirur nga e vërteta, duke parë dhe njohur situatën, kuptoi qartë dhe saktë, se tashmë ai vdekjes po i thoshte “plaç”, ku ndër të tjera theksoi: ”Unë s’kam vend as në Kosovë, as në Shqipni!  Kosova do të çlirohet, kur t’i dërgoni djemtë në shkollë e ata të kryejnë nga 30 vjet shkollë”. - Ai atdhetar, luftoi fyta-fyt me serbët në bjeshkë të Vojdullës dhe ra heroikisht në krye të detyrës bashkë me Ram Alinë dhe të birin Saliun, natën acarit të 8 shkurtit 1945. Detaje të hollësishme për ngjarjen na jep korjeri personal i Bajram Gashit, 85 vjeçari, Hasan Smajl Muzliaj, nga Uça.

Bajram Halil Gashi.

Viterbo, Itali, më: 05, të shkurtit, 2020.

Shënim: Shkrimi publikohet Me rastin e 75 vjetorit të rënies. (Pjesë nga libri ”Kosova, ëndrra e jetës sime”). Autor Bajram Halil Gashi)


10 views

Shkrimet e fundit