☘Këshilla nga mamija Razije Musa: Mos i përqafoni fëmijët e tjerë e sidomos në kohë pandemie☘
😇Mbajtja e maskës, ruajtja e distancës fizike dhe pastrimi i duarve janë disa nga rekomandimet që tashmë të gjithë kanë njohuri sesi duhet ruajtur shëndetin personal por, edhe të tjerëve.
🤔Por, çfarë mund të jetë shqetësuese këto ditë është përqafimi ndaj fëmijëve shkruan GazetaShneta.
👉Ky shqetësim po vërehet jashtëzakonisht shumë tek nënat dhe për këtë mamia Razije Musa sjell disa rekomandime.
‼️Në rrjetin e saj social “Facebook”, ajo ka sugjeruar se fëmijët nuk duhet përqafuar pa lejen e prindërve, së pari duhet kujdesur për shëndetin personal, por ende më shumë për shëndetin e fëmijëve.
💁♀️Për të ofruar dashuri ndaj fëmijëve mund ta shprehni përmes përshëndetjes dhe duke mbajtur distancë.
💚“Mund ta doni dhe përshëndetni në distancë duke mos e rrezikuar, ky është akt me i fuqishëm i dashurisë se sa përqafimet të cilat janë rrezik për bartjen e virusit.”, shtoi ajo.
Comments