top of page

KËRKOJ MIKEN E VJETËR


Vladimir Muça

ERZEN Në rrjedhën tënde Ma more shikimin, Ma more shpirtin Ma ktheve në mall.

Në vdeksha, Pranë teje do prehemm, Një tufë marsiakesh dërgomë mbi varr, Të shkundin mbi mua stërkala ujrash; E unë nga varri si në rini Në ditë rimishërimi Tek Ti Do zhytem përsëri.


PËRROI

Një përrua zhurmëharbuar, Krifëbardhë nga mali zbret; Si doriu këmbëuruar Në luginë vrullshëm shket.

Larg në detë e kriposur Shoqe valë kudo zjen, Herë shket nën një velë, Herë në shkëmb zë bërtet.

Ky përrua u puq me valën Kur në breg vala u ndal, Freskinë përroi seç ja fali Dallgës detit sa një mal.


KËRKOJ MIKEN E VJETËR

Kërkoj miken e vjetër me sy circeje, Në sytë e.së cilës shikimi m'u tret; Ëndrrat më vinë në fill balone Të djegura, vetëzhdukur,si në terr.

Zbrazëtirë jeta në hapin tim, Ku humbe vallë në dhe të huaj? Hapma dritaren me një shikim, Rininë e cingërt me te të shuaj.

Pleqëri e mbushur me shtroje fieri, Sypagjumë, në grackën e brengës; Shpirtin e hershëm s'do e tresë dheri Si Safo "djegur" në shtrat t'legjendës.

Tani dua të humbas si stuhitë Me shpirtin e ëndërrës, i rrëzuar mbret, Të më ndjekë pas veç një muzikë, Si prej funebre të Trojës rrëmet.


16 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page