top of page

KËRKOJ KUJTIMET


DUKE ËNDËRRUAR

Për grurin e rrahur më merr malli, Dhe vain e tulit si oaz mbi qeshqek; Mbase do mbytemi në kupa Grali, Me ushqim të bollshëm OMGJ.


Por, mund të merremi vesh Të takohemi në lëmin e ullishtes time, Në arën grurëkapel do u buzëqesh I shtrirë gjërë e gjatë në mendime.


Mbase do më gjeni me kopan në duat Në thesin e linjtë grurin duke rrahur, Kur syri i mëngjesit të brofë i zgjuar Mbi pyllin e Doçëve duke klithur.


Në kopështin tim do hamë fiq të rreshkët, Lëng i rrushit do ngjisë i mushtuar; Dhe rreze e diellit mbi arë do meket Mbi kallëzat kokëulur, të turpëruar.


KËRKOJ KUJTIMET

Në vitet e brymta me yshje e shpresë Kur Circeja magjistron trungjet e dheut, Mëndja në zalisje merr dërgesë Nga velore e lashtë e Odiseut.


Mbi kreshta dallgësh ngre krye fëmijëria Gjysmë cfilitur, si gjethi në ograjë, Veç shpirti i plakut nga zilia Qetohet ndër vete, si në përrallë.


Një dhimbë vdekjeje gicërron kujtimet, Veten çmpij në një botë ëndrre; Si fener detar që bëfas ndizet Dhe spirancë drite i hedh një anijeje.


KUR NË SYTË E MIJË

Kur në sytë e mijë Dielli të perendojë, Horizontit të plakur Të vallzojnë hijet e vdekjes,

Me rrëmujën fëmijënore Dua grindja të më lodrojë, Marrëveshja e fundit Në sytë e një fëmije të mbetet.

13 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page