top of page

Kërko më pak vemendje



Astrit Lulushi


Shqipëria përpiqet të tërheqë vemendjen. Vazhdon të ushqehet me mega-idenë; maninë për qendër universi. Një vend 2 milionë, që nuk dinë se ç’janë. Gjithmonë të kapur nga kriza e identitetit; 3 milionë të tjerë nuk janë më të saj; të shpërndarë, pa kusht për t’u kthyer. Megjithatë, me djallëzi, para u kërkon dhe një ministri u ka krijuar.

Bota tallet me këtë mendësi; në OSBE e vë në krye, në OKB i thotë të propozojë e të mbështesë me zë të lartë, dhe në NATO “kontribuon”.

O Shqipëri e mjerë, çlirohu nga kjo mani; se ç’po ndodh gjetkë nuk ka lidhje me ty. Nëse shpesh të zënë në gojë në tryeza ndërkombëtare, ta njohin mendjen; kërkon të vihesh në qendër të kauzave a luftrave sikur të ishe mercenar.

Konflikt brenda ke, mos harro, mirëqënien e popullit e ke për detyrë, prandaj mos ia lë rastit, thirrjeve a protestave.

Në shtyp, tema e lajme të jashtme dominojnë; Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës pasqyrohet, si dje Lufta e Vietnamit, kur ti ishe komuniste, a “Fanar internacionalizmi proletar”.

19 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page