
Kënga Hyjnore për çdo Nënë
Nga Fatmir Terziu
E di Ti hesht,
na ndjek me kodin tënd në kaltërsi,
retë një bardhësi e shtruar si shesh,
shkruajnë mesazhin tënd me sy,
mes nesh,
me një kupë loti ne ngrejmë dolli,
Ti ke sot ditëlindjen ndaj buzëqesh,
dhe na thua se nuk feston në vetmi.
Ti tashmë nuk ke më arithmetikë vitesh,
korniza shugurohet e thinjat ndrijnë.
Sa ditëlindje të tilla sot pi planeti, habitesh
kur Ty miliona urime aty të mbrijnë?
Albumi shkon përtej kupës së lotit
kërkon të shtatë notat në sytë e tu,
vapa i shkul prushin pentagramit e ia fal motit,
sot zhurit zëri i qyqes edhe në Londër, këtu.
Unë shkruaj sikurse miliona të tjerë,
zemra gdhend medalionin e ëndrrës me Hënë,
diku larg një korr porpolloku ia merr,
si rival me këngën Hyjnore për çdo Nënë.
Janaq Pani
Jini vlerë e shtuar Profesor Fatmiri.
Hysen Ruspi
Very impressive! Vargje të mrekullueshme. Ju prsh dhe ju uroj çdo të mirë miku im. Dr Fatmir Terziu.
Trandafile Molla
Shumë Urime !
Qemal Lame
Me ndjenja dhe motivacion!
Timo Merkuri
Vërtet një poezi plot ndjenja. Sigurisht që s'mund të jetë ndryshe.