KËNGËT E LENO ( ELENI) DUKES (DEDI)


KËNGËT E LENO( ELENI) DUKES (DEDI)


O DIVIT, MORE DIVIT

O, Divit, more Divit, Ç’mu bë nata sa një vit.. Sa një vit le të bënet-o, Ta puth nusen apo jo? Puthe, puthe kadale, Se të bënetë xanxare, Të ikën nga stroma * fare. __________________ Stroma – dysheku


KËNGA E GJINO VAKUT


Gjino Vaku trim i mire, Në moshë të djalërisë, Ç’faj kish bër’perëndisë? Poqi një palë krushq nd’udhë, Krushqit i vrau e i preu Edhe nusen ua rrëmbeu. Mori udhën edhe iku, Poqi një manastir’nd’udhë, Vate të vinte kurorë. Fryu një erë e një furtunë, Gjithë kandilet i shoi, Gjithë kartërat i sosi* Priftëritë i marmarosi* Kallogretë i vuvosi. Mori çupënë për dore, Vate në hije gorice Dhe nisi po e pyet. - E kujt je ti moj bijë? Jam e motër e Gjino Vakut, Dhe mbes’ e qir* dhespotit.. - Ne jemi motr’ e vëlla, Ndaj u bë këjo hata. __________________ * I sosi – i grisi, i zhduku, * I marmarosi – i ngriu, i bëri mermer. * Qir, gr.- zotëri

8 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif