KËMISHKA GRI
Kemi një...këmishkë ngjyrë gri,
njëherë e vesh unë, dy herë ti.
Por ja, ç'e do, ç'e do, ç'e do,
ah, ç' magjira bën ajo!...
Është një këmishkë që kush e vesh,
i ndez muzën e bëhet poet.
Ah, moda, moda, ç'e do, ç'e do,,
këmishka gri gjen sot kudo!
refreni
(kori me 1000 poetë e poete)
Moj këmishkë ngjyrë gri,
kush të vesh i bën magi!
Siç i bëri Lysien Lëvenit,
magji Lëkura e Shagrenit!
Kemi një këmishkë ...e treti koha,
mos dëgjoni ç'thonë bota.
Jaka arnuar, arnuar e mëngët,
moj, e hirnosur i zbukuron këngët!
Kemi një këmishkë ngjyrë gri,
e veshim me rradhë e pijmë raki.
Çakërqejf në valle, turbullojmë mentë,
pa gjumë vajzat, me gas lehin qentë...
refreni
(kori me 1000 poetë e poete)
Moj këmishkë ngjyrë gri,
kush të vesh i bën magi!
Siç i bëri Lysien Lëvenit,
magji Lëkura e Shagrenit!
Moj, këmishkë kush të ka qepur,
ç'usta të preu, ku dergjet i tretur?
Enkas, enkas, të la pa kopsa,
të shuash zjarrin kur tym lëshon koka!
1973-2021
Comentarios