top of page

Ju rrefej këngën e plakut Duk për një cigankë


Ju rrefej këngën e plakut Duk për një cigankë

Nga Ardita Jatru


“Eja te te fsheh ne pyllin me te dendur Ciganka ime, e bukura Dalina, E nen pemen e bajames, Per te paren here, te shoh hijeshine E lekures tende te thekur Se je e imja, e imja, e imja…

O shpirt i çmendur, me i çmendur se era Beme nje me shpirtin tend bredharak. Se s’esht’ e thene te ndihem keshtu ngahera, Per nje grime lumturie jeta eshte kaq pak.

Eja ciganka ime, o yll i sapo rene Kembezbathura ime, belthyer, trupepakta. Gushes tende do le shenjё henen e ngrene E gjoksit tend perfekt puthjet me te gjakta.”




Per ato qiej te paprekur……..



Un’ te braktis per ato qiej te paprekur

Ku pulebardhat vdesin krenarisht

Porse endrrat monopatin e kan’ gjetur

Ndaj folese i kthehem une serisht


Me ler pra te te puth lotin e vaket

permbi mollez,te voglin margaritar.

Dhe ne vdeksha, le te ndodhe tani

gjoksit tend te hijshem djaloshar.


Te te puth edhe te blerten e syrit

kurore buzesh mbi qepalla te te le

Te te them dhe kengen me te bukur

Qe eshte aq e vjeter,aq e re……




Sikur ta dije vertete.....


Sikur ta dije vertete qe kam lindur,

Stines kur lindin dashurite....,

Vertete do te beheshe lendine e gjelber,

Lulebajame a fije bari,prillit....


Si blete,prillit,ndoshta nuk do te vij,

por si flutur krahëpraruar e Majit.

Petalet e shpirtit, nje nga nje do t’i cik,

Per t’i ngjyer me polenen e mallit.


Dhe do te clodhem me pas sigurisht.

Sigurisht me pas, me nuk do t’jem.

Se fluturat e Majit,ti s’mund ta dish,

Krah’ keputen te parin mengjes.


Ndaj mos e lodh penen nder duar,

As syte t’i perhumbesh neper qiell.

Se brenda shpirtit tend te trazuar,

Si nje varg i harruar do t’me gjesh.





Prelud



Mikja ime,vdiq dje.

Kujtim i saj do te mbetet.

Kembanat bien

dhe prishet foleja e dallendyshes.

Prangosme o Jete!

Futme ne burgun me te erret,

Per te mos pare e ndjere,shijen tende te hidherimit.

Mikja ime vdiq dje.

Debore ne shpirtin tim.

Po me thinjen flokët.

Do te ikin ditet dhe netet do te rizgjohen.

E une, ketu…….

……duke mbajtur zemren me dore nga dhimbja.




9th Simphony


(reflektim)



Ana,

kujdesu per mua,

krihmi floket me gishterinjte e holle,

se per ty kam krijuar nje himn.

Eja, láme per te fundit here

dhe e dashur…..falme.

Siç ti fal shiun kur gjethet i rrezon ne toke,padashur.

Ne sirtar eshte nje fletore,

Hape ne faqen e fundit dhe kendoje pa ze.

Pranoje si dhurate,

Pastaj thuame nese i mungon diçka

qe te jete e persosur.

Ana…,

ne pjate,nje molle pret per ta qeruar. Qeroje ti!

Ne vazo,lulja etet per pak uje. Ujite ti!

Shallin e bardhe, dy stine pa u veshur, vishe ti!

Dhe tani hape dritaren e dashur,

Te shijoj melodine e pyllit teksa zhvishet kesaj stine.

Oh,ne koken time ka veç heshtje.

E ndjen vibrimin e ajrit?

Eshte fryma e Zotit

Fytyra jote,shembelltyra e Tij!

Kam qene i humbur pa ty,Ana,

Mjeran si nje i verber.

Hutaq si nje i shurdher.

Ana….,

Qeni po angullin,

Paralajmeron shtegetimin e shpirtit.

Po ç’ka pertej pyllit Ana…?






Trishtim…


…eja! Te qajme se bashku,

Per telin e violines qe u keput

dhe per te bardhin pellumb qe pashe dje,

te rrezohej vrik nga fluturimi.






Ti nuk me pe kur qava mbreme


Ti nuk me pe kur qava mbreme

As lotin kur te ra mbi faqe.

Dhe per çudi nje gjysem hene,

Me pikte dhimbjen asaj nate.


Ndaj sot kjo heshtje e çuditshme,

Me grish nje tjeter nat’ pa gjume.

Si dy femije te zemeruar……

Me shmangesh ti ,te shmangem une.


Dhe ndjej shikimin tend se si

perpin trupin tim si hon.

Ah,por eshte ajo shkendije,

……qe brigjet tona i afron.








* * *



Te presim...shpirt- aq sa eshte e thene-

Deri kur do ta durojme kete flake qe te zhurit?

Nese ndodh i dashur qe me par’ te digjesh ti,

Me pishtar do ta ndjek udhen...e hirit tend.


E para nese digjem une……pa frike,

leshome diku, ne nje te heshtur vend.

Por….nese digjemi te dy njeheresh,

ne altarin tone le t’rrefehen dashurite!






Vdis zemer vdis


Per mjelmen qe shket hutuar mbi te ngririn liqen

e per te ftohtin perendim qe ndjell fundshpresen,vdis,

per te njomten peme limoni qe ne kopesht mbolla

dhe sythet qe nuk i shperthyen kurre.


Vdis zemer vdis,

Per te pathenen qe u harrua ne te çara buzesh

e per qiejt e hirte te pikellimit nen qerpik,vdis,

per dashurine qe nuk more e per ate qe dhe

e per therrmimin e shpirtit nga asgjeja.


Vdis zemer vdis,

Per femijen e humbur qe u mek udhekryqeve,

per qimen qe u be tra e per tradhetine e mikes,vdis,

e ne s’tu gjendte nje cop’ varr…….behu gur!





Me prit


Me prit kur zog’i nates nis kengen e vajit,

Atje tek stoli yne poshte pemes se blirit,

Kur dielli zemeruar te fshihet pas malit,

E qielli te rendohet me ngjyren e hirit.


Me prit kur shiu mbi supe te na bjere,

As mos u anko per bluzen e qullet.

Tek rrugeza ku putheshim njehere,

Do te peshperis embel me ze te ulet.


Do ta rrembej buzen me afsh pervelues

Aq sa hena xheloze te shuhet mbi to.

Do te ta kafshoj cepin e saj pergjerues,

Nga puthjet, zjarre ndezt’ nje nate si kjo.


Me prit se dite nuk do shkojne shume,

Deri atehere nje mal me gjume na ndan.

Tek stoli ku shiheshim dikur nen rruge,

Do te te pres e permallur nje ndajnate.





* * *


O dashuri e gjithpushtetshme!

O kenga ime qe mureve t e kokes endesh

O kenge marroke,e lashte,perse po hesht?

Dil nga bebez e syrit e mbahu ne qerpik,

E me lishareza lotesh zbrit mbi dunat e trishtimit.

Neper lekuren e bardhe, shperndahu si lot gezimi.

Eja dashuri!

Po te pres si i semuri, sherimin,

Si foshja e sapolindur,gjirin.

……….Vetem eja.




Une….


…..mund te te mbaj nje jete,

Keshtu....shtrenguar ne gji.

Kur te te leshoj,

Plakur do te jem.

Atehere me mbaj shtrenguar ti,

Se kur te vdesim,kushedi

ne ç’vende varret do t’na i vene.


(Arkiva: 26 mars 2008)

14 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page