top of page

...ju përgjigjem disa prej pyetjeve tuaja që vazhdimisht i pranoj privatisht.


Razije Musa

Të dashura nana uroj të jeni mirë, sot po ju përgjigjem disa prej pyetjeve tuaja që vazhdimisht i pranoj privatisht.

1. Pa asnjë problem ju mund ta ushqeni beben tuaj me gji edhe nëse jeni shtatëzënë. Madje po deshët ju mund të ju jepni gji të dy fëmijëve por sipas meje është mirë që nga fundi i shtatëzansisë të pauzohet në mënyrë që fëmija tjetër të mund të mar kulloshtrën që është shumë e pasur me antitrupa. Gjithsesi ju mund të vazhdoni gjidhënien pa i shkaktuar dëm asnjëres palë.

2.Ka fëmijë që në muajin e parë të jetës janë shumë të përgjumur dhe refuzojnë gjirin. Një bebe mund të flej pa gji maksimum katër orë. Nëse nuk zgjohet ju duhet ta stimuloni. Zhvesheni së paku ta ketë vetëm pampersin dhe një të brendshme, le të ndjen pakëz ftohtë sepse i nxehti e bënë më të përgjumur. Nëse ju flen në gji mereni një pambuk të lagur me ujë të ftohtë dhe prekjani faqet e pas veshëve. Beba do të zgjohet dhe do të vazhdojë thithjen.

3. Stafillodermia është një infeksion spitalor. Kryesisht bebat e posalindura e marin gjatë qëndrimit në spital. Ky infeksion nuk është i rrezikshëm por duhet të trajtohet pa u neglizhuar. Stafillodermia manifestohet me puqrra të mbushura me qelb të cilat duhet të pastrohen me çaj kamomil disa herë në ditë.Patjetër që duhet të vizitohet pediatri dhe nëse ai e sheh të arsyeshme edhe përshkruan terapinë adekuate. Stafillokoku është bakterie që gjindet kryesisht në hundë dhe kontakti me fëmijët me duar të palara mund ta transmetoj. Prandaj rekomandoj gjithmonë që të pastroni duartë mirë para se ta prekni fëmijën. Me dashuri, Razija

34 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page