top of page

JU JEMI PËRJETË MIRËNJOHËS


JU JEMI PËRJETË MIRËNJOHËS, PROFESORË TË NDERUAR JOSIF PAPAGJONI,MIHO GJINI ,PËRPARIM KABO,YMER ÇIRAKU , PËR VEPRËN TUAJ MADHORE, NË MEMORIEN KOMBËTARE.

<<Shtigjeve të vendlindjes>> ne Malet e Vetëtimave, me poetët e shkrimtarët e Bregdetit të Himarës. Është viti i nëntë sivjet,që vazhdon rrugen plot sukses, antologjia <<Shtigjeve te Vendlindjes>>, me krijime ne poezi e ne proze te poeteve e prozatoreve te Bregdetit Jonian, te Rivieres sone te bukur joniane, te dy krahinave te lavdishme ne shekuj, Bregdetit te Siperm e atij te Poshtem, me qender Himaren. Kenga madheshtore himarjote i ka cilesuar bijte e saj si "te penes e te dyfekut". Rreth e rreth anes se detit, vene e vijne malet varg pas njeri-tjetrit, si kalores gjigande te shekujve, qe natyra dhe bijte e pamposhtur te ketyre aneve, i kane quajtur , me nje emer hiperbolik, qe nuk degjohet ne asnje vend te Botes, Malet e Vetetimave.Brigjet dhe valet e detit, pas zemerimit te herepas-hershem,qetesohen dhe <<puthen>> ne brezin e bute te reres. Deti dhe malet perfshijne ne nje rreth te hekurt,nje komunitet sa trim, patriot e te paperkulur,aq edhe te talentuar nga intelekti. Keto dhurata te natyres, do te ngrihen lart e me lart, per aq sa do te ekzistoje deti dhe keto male qe i rrine më kembe,mbi koke, si perkrenare e celikte, por edhe si kurore e bukur, me gjelberim dhe lulezim te perhershem. Pikerisht, nente vjet me pare profesoret dhe studiuesit Josif Papagjoni, Miho Gjini, Adriatik Kallulli, Perparim Kabo, Ymer Ciraku etj, ndermoren nismen e mesiperme. Nje merite te madhe,ne kete veprimtari, ka edhe kryetari i atehershem i Komunes se Lukoves, Vladimir Kumiu, qe financoi shtate edicione. Me ndarjen e re administrative, te dy krahinat sot perfshijne gjith rivieren Lekures-Palase, pra bashkine e Himares. Antologjia, nga viti ne vit e ka zgjeruar gamen e krijimeve, si ne poezi, proze, satire e humor, studime e analiza kritike, portrete, koreografi etj.Cdo vit krijuesit bregas takohen ne Himare, ne promovimin e edicionit te radhes,ku studjuesit e kritiket Josif Papagjoni, Miho Gjini e Perparim Kabo, bejne nje retrospektive te krijimeve te radhes. Në karrierën e deri sotme Prof. Papagjoni, numëron rreth 22 libra, me gjithë librin e fundit '’Grishje për nga letërsia’’ me studime, hulumtime analiza për aktorë, regjizorë, për personalitete, por më së shumti për teatrin. Por cilët janë më konkretisht profesorët tanë të nderuar që morën këtë nismë. Por jo vetëm kaq, por një nder i lartë dhe shumë i virgjër që ata i bejnë vendalindjes dhe bijve të tyre, në fushen e letrave. Le ti zëmë me radhë: Prof. Dr. Josif Papagjoni, bir nga Shënvasia, i njohur si pedagog, por më tepër si kritik i letësisë dhe i artit, nga një fshat tepër i martirizuar në Luftën Nacionalçlirimtare nga hitlerianët, me sasi të konsiderueshme teorike në fushën e studimeve dhe kritikës letrare, artifike. Prof. Dr. Adriatik Kallulli nga Sasaji, një fshat i vogël, por mjaft inteligjent. Adriatiku, një nga kritikët e rrallë, me aktivitet qysh prej vitit 1960 bashkëkohës me Tefik Çaushin. Kudret Velçën Xhezair Abazin, Razi Brahimin etj. Me kontribute mjaft të mëdha, edhe ky në vlerësimin e disa veprave dhe shkrimtarëve të shquar shqiptare, qysh nga koha e Rilindjes e deri në ditet e sotme, përfshirë edhe autorët nga krijimet e tyre në serialin '’Shtigjeve të Vendlindjës’’ Miho Gjini. Mjeshtër i Madh, nga Piqerasi, nga fshati i dy Heronjve të Popullit, Vasil Laçi e Mitro Xhani, kritik arti, sidomos i teatrit dhe estradës, qysh nga fillimi i viteve ’70-të, me një numër të konsiderueshëm veprash letrare. Prof. Dr. Përparim Kabo, nga Borshi, intelektual me mendime të avancuara, racional, me kujtesë aktive, departues në sfera të parrahura apo trajtuar jo mirë, një antropolog me ide përspektive, i besueshëm dhe i dëgjueshëm. Borshi në çdo periudhë historike ka nxjerrë luftëtarë të devotshëm, si Fejzo Çika, në kryengritjet e Tanzimatit, Avdul bej Borshi, të cilët kanë edhe këngë, kemi Sheh Sabri Prevezën (Borshin) një nga mbështetësit e Abdyl Bej Frasherit, kemi mjaft dëshmore të Luftës Nacionalçlirimtare, midis tyre Kabo Kabo, pas Çlirimit shkëlqyen Prof. Mevlan Kabo dhe Prof. Hasan Duma, i pari në fushën e gjeografisë dhe i dyti në ate te pedagogjisë. Profesor Përparim Kabo dallohet për mendim të kualifikuar dhe deciziv. Mendimi i tij është më se i përpunuar, më se perfekt dhe një gur i çmuar në altarin e letersisë, artit dhe filozofisë së sotme.

Vepra e tij e fundit me shumë peshë, jo nga vëllimi, por nga idete, mendimet, analizat, sintezat dhe konkluzionet ‘’Antropologjia e Artit’’ në dy vëllime, përbën një kontribut të mëncurisë intelektuale që rrallë herë ndeshet, për të sotmen dhe për të ardhmen. S’ka pak ditë që vepra dolli në qarkullim. I urojmë profesor Kabos, patriotit tonë të nderuar, suksese të metejshme dhe vizione të arta në fushën e mendimit filozofik, artistik e estetik shqiptar. Po kështu, një figurë tjetër borshjote është edhe Dervish Duma, nje nga themeluesit e Radio-Londrës. Gjithashtu një student mjaft i përgatitur dhe më vonë një mësues e drejtor shkolle, një bashkëpunetor i Institutit të Gjuhesisë dhe Letërsise (sektori i dialoktologjisë), që u nda në moshë të re, ka qënë edhe Ismail Kabo. Ymer Çiraku, nga Tatëzati i Delvinës, kritik i letërsisë dhe i arteve. I përket mesit të viteve ’70 e këtej. Njeri shumë human, pedagog shumë i përgatitur në Institutin e Gjuhësisë dhe Letërsisë. Edicioni i tet qe rrok nje tematike te gjere prej katerqind faqesh, eshte me i gjeri dhe me i perfaqesuari deri tani. Bien ne sy studimet e Thanas Bocit e Robert Martikos, ato antropologjike te Prof. Perparim Kabos e Irena Gjonit; tregime dhe skica te Spiro Thomarit, Vasil Gjivoglit e Spiro Gjikondit; Fatmir Mingulit e Andrea Petromilos; Rudina Merkurit e Petraq Palit; Dhionis Koles e Edmond Llacit; biografi personalitetesh per Dhimiter Anagnostin e Robert Ndreniken (Nderi i Kombit) te Prof. Josif Papagjonit; poezi nga Agim Mato e Llambro Ruci; Margarita Mertiri e Lefter Vogli; Vullnet Mato e Stefan Martiko; Robert Goro e Mentor Serjani; Kristo Cipa e Ideal Serjani.Ne romane, Robert Goro; Erjon Papagjoni Kleo Lati e Konstandin Voglin.Ne ese, Timo Merkuri e Miho Gjini; Studime e kritika nga Capajev Gjokutaj, Llambro Ruci, Thanas Boci e Andrea Petromilo. Rreze maleve, si nje gjerdan me margaritare te bardhe ecin fshatrat, njeri pas tjetrit, me radhe: Nivice-Bubari, Shenvasili, Lukova, Sasaji, Piqerasi, Borshi, Qeparoi, Piluri, Kudhesi, Himara, Vunoi, Dhermiu, Palasa.

Sapo mbrijme ne Himare, te parat qe na perqafojne me dashuri jane vargjet epike, melodioze te "Vajzes se Valeve" I vetmi qe ka mbetur nga grupi i vjeter polifonik eshte Dhimiter Varfi. Tek degjon veten e tij ne kenge,nuk i mban lotet. Lotet Dhimitrit i rrjedhin edhe per shoket, me te cilet kendon, shoket qe nuk jetojne me, qe kane vdekur, por qe kane mbetur te pavdekshem, qe jetojne ne kenge, si Koco Cakalli, Pano Kokaveshi, Andrea Bala, Llambro Gjomemo etj. Te mahniteshme jane ne llojin e vet fusha e Borshit, fusha e Qeparoit, sidomos e para me rreth nje kilometer e gjysme gjatesi dhe tetdhjete metra gjeresi. Me tutje Jali i famshem i Vunoit, ku ende jehojne plumbat e maliherit dhe te nagantes dymbedhjetshe te Nase Labit. Nga qafa e Vishes vijne krismat e revolverit te Zaho Kokes, mbi tenente Moretin. Nga Piqerasi vijne krismat e Vasil Lacit mbi Perandorin italian. Tutje, nga Dhermiu duket sikur afrohen dhe largohen "Rete dhe Guret" e Petro Markos.

-Te penes e te dyfekut,-thote kenga; te trimerise dhe zgjuaresise, vetite me te lartesuara te kesaj krahine. Ketu ne Breg te Detit, historikisht kane ligjeruar pena dhe pushka. Me qindra e me mijera jane kuadrot dhe intelektualet e te gjitha fushave, doktore, profesore, mjeke,ushtarake,inxhiniere, mesues, ministra,diplomate etj., qe kane dhene nje kontribut te cmuar ne shkencen dhe kulturen kombetare.

2. <<Shtigjeve te Vendlindjes>>, ne malet e Vetetimave. Nje gjetje e bukur. Ketu Vetetimat jane princesha hyjnore. Shtigjet e tyre jane majat, qafat dhe grykat e ashpra te maleve, atje ato kane Fronin e drites, Fronin e Kengeve. Ketu dielli qe kur bie ne mengjes leshon ngjyren e floririt. Shkembinjte; nen veprimin e rrezeve, leshojne shkendija te arta, ndersa hena dhe yjet e nates, i mbulojne ato me ergjendin e bardhe. Ketu natyra eshte e lare ne Diell e ne Hene. Perendia ka qene e ngeshme kur ka bere keto vende dhe djemte e vajzat, burrat e grate e ketyre aneve. Bregdeti i siperm Qeparo-Vlore, shume i ashper, po aq sa edhe deti shume i rende. Bregdeti i Poshtem, nga Borshi ne Lekures, me i bute, deti me i lehte, por prape i bukur. Ketu mund shijosh bukuri enderrimtare, fruta gjate gjithe vitit. Ketu ka gjelberim te perhershem. Ne dimer vjen nje pranvere e dyte, pranvera e portokalleve, limoneve,mandarinave,qitrove. I tere vendi rrembehet nga nje flake ngjyre portokalli. Ndersa lart, ne majat e maleve, ende debora s'ka ikur, por dita-dites tretet duke kaluar prapa tyre, ne thellesite e qiejve. Ku jane kaq afer dy stine, njera me tjetren, sa ketu. Deti i perkedhel dhe u <<lan>> kembet maleve te Cikes, te Llogarait, te Vunoit, te Lavanit, te Lugjeve, te Shendelliut. Po aq madheshtore ngrihen e lartesohen dushqet dhe lisat, korijet e bukura te valanidhit. Lisat, keta simbole te mahnitshem, te etnogjenezes, lisi i gjakut dhe lisi i qumeshtit; origjina nga babai dhe nga nena. Gjeneratat qe kane kaluar dhe ato qe do te vijne, tregojne per nje vazhdimesi e persosje te cilesive morale e antropometrike te bijve e bijave te saj. Ketu, djemte e vajzat, burrat e grate, kane nje bukuri e embelsi te pakrahasueshme. Pervec drufrutoreve, ketu mbreterojne si hyjnesha te natyres, edhe dafina, shkoza, ilqja, sherebela, millocfaka, perralli i bute gjethegjere,mbretja etj., aq te dashura per vendasit dhe turistet. Madheshtore, ne gerxhe e ne shkrepa jane, mberthyer shtepite, me portat e harkuara, me gure te gdhendur, qe banoret e ketyre aneve u thone <<te skalisur>>. Ahtu si guret, keta njerez <<skalisin>> edhe vargjet e kengeve.

3. Por nje nga tiparet dalluese te ketyre fshatrave jane, krushqite dhe miqesite midis tyre dhe me gjere. Midis banoreve te ketyre fshatrave ka miqesi te hershme, pa dallim feje. Edhe kur disa fshatra u islamizuan, miqesite e krijuara, ne kohen para myslymane,u ruajten dhe mbahen deri ne ditet e sotme. Brezat tane te vjeter shkonin tek njeri-tjetri ditet e pashkes dhe te bajramit. Bregdeti i Poshtem eshte me i bute dhe e ka dheun me bollek, kurse Bregdeti i Siperm eshte shume i ashper dhe dheun e ka me <<luge te kafese>>. Megjithate dora e njeriut e ka stolisur si jo me mire. Shtepite u jane qepur gerxheve si shqiponja me kthetrat e tyre te forta. Diku brigjet rrahin <<te hane>> detin duke formuar gadishujt; diku dallget <<rrahin te hane>> brigjet duke formuar gjiret. Shquajne gadishujt e Kapoqefalit dhe te Porto Palermos, si dhe gjiret e Kakomese, Bunecit, Piqerasit, Borshit, Qeparoit, Palermos dhe Jalit te Vunoit. Ketu historikisht ka patur zanatcinj te talentuar, te gdhendjes se gurit e te drurit, muratore e marangoze duararte. Portat e shtepive me harqe e me gure te skalisur qendrojne si nje stoli e perjetshme e atyre qe i krijuan dhe gjithe Rivieres Bregdetare tejetej Bregut te Detit, shkojne bardet e Himares, kengetaret dhe poetet qe jane te shumte, por shquajne Neco Muko Himarjoti i hershem e i sotshem, Lefter Cipa i djeshem, i sotshem e i neserm. Sapo xbresim ne Himare, na mbush zemrat e gjokset melodia e bukur himarjote. Kam prane Dhimiter Varfin, bashkekohes i Necos, degjoj Neco Margaritarin, Koco Cakallin, Andrea Balen, Llambro Gjomemon, Jani Leken, Pilo Bollanin e Irakli Gumen. Ata nuk jetojne me; zerin e tyre e kane marre zogjte dhe e kane perhapur te jetoje neper pyje e pllaja,brigjeve te ashpra e luginave te bukura te Rivieres Bregdetare. Vepra juaj, si patriotë te vërtete do zërë një vend të nderuar në jetën e intelektualëve bregas dhe në memorien kombëtare! .

Me respekt e dashuri,

Ideal Serjani

Mentor Serjani


79 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page