top of page

Joan D'Arc dhe Shqipëria Diell D'Janus


Bujar Kapllani

Joan d'Arc (Zhan d’Ark), bijë fshatare besimplot në Zot e Atdhe, simbol i shpirtit popullor (mesjetar francez) për të udhëhequr një luftë për çlirimin e vendit, sunduar nga fqinjët e saj (Mbreti Henriku V).

Ushtarakët, politikanët dhe Princi vendit të saj, zhytur në dëshpërim, pa asnjë shpresë për fitore, e dorëzuan fatin e lirisë në vullnetin e kësaj vajze 17 vjeçare, ndërgjegjes kombëtare dhe vllazërisë së kombeve!!! Luftëtarët shqiptarë shkëlqyen si aleancë në këto beteja, simbolizuar në Harkun e Triumfit. Dhe..., Princi e politikanët në pafytyrsinë e tyre, kur panë se Joan (Zhan) arriti fitoren, këta dështakë, për të kufizuar fuqinë e lirisë mbi pushtetin e tyre, e dorëzuan me pabesi e tradhëti tek kundërshtari i tyre. E gjykuan këtë simbol për magjira dhe heretizëm, dhe e dogjën në turrën e druve në 1431... Shekuj më vonë, Kisha Katolike e shpall Joan d’Arc martire dhe shenjtore. Autorët më të shquar të historisë njerëzore; Shekspiri, Volteri, Michelet, Schiller, Mark Twain, Anatole France, George Bernard Shaw dhe të tjerë të shumtë për t’u përmendur përshkruajnë heroizmat dhe fatin e saj fatal, me shkrimet dhe krijimet e tyre.

Çfarë na kujton ne shqiptarëve emri Joan?

Studjuesit e lidhin kuptimin e emrit me diellin dhe hënën, me Apollonin dhe Dianën. Duke shtuar një D për eufoni, D'Joan ose D'Janus. Zot Janus paraqitetet me dy fytyra në artet pamore, me dy porta ndërtohen kështjellat dhe tempujt për të, njëra është përherë hapur në kohë paqe, ndërsa tjetra hapet përherë në kohë luftërash, për të ndihmuar të pambrojturit. Trinitet "i munguar", për të jetuar të sotmen me shikim nga e shkuara dhe nga e ardhmja njëkohësisht. Si Dianë mbi Tokë, si Hënë në Qiell dhe ... si Hekatë në Ferrin 500 vjeçar, së fundi! Janus është zot mitologjik i shqiptarëve prej lashtësie, në Tempullin e Dodonës, në Thesproti, prej tij merr emrin edhe deti Jon dhe qendra e Çamërisë së sotme, qyteti dhe liqeni Janinës, Kështjella e Janinës, ku u pre edhe koka Ali Pashë Tepelenës, për të vazhduar copëtimin e trojeve pellazgjike. Ky Zot nuk është as i mitologjisë Greke dhe as i asaj Romake, por më i vjetër se ato vetë, i cili simbolizon kulturën Etruske, mbrritur në Itali përpara këtyre kulturave. Kjo duhet të jetë edhe arsye pse me emërtimin Januar, nis muaji i parë i vitit, në kontekstin kohor të fillimit të historisë europiane. Kjo më bën të ndjej se Shqipëria do të jetë përherë Joan d'Arc, Harku Janus, i cili do të hape portat e luftës përherë për lirinë e të tjerëve ! Fatkeqësisht shpesh të tjerët janë ofruar në këtë tempull, si Hënë, tejskajshëm të dëshpëruar dhe të pashpresë prej të kaluarës së errët të tyre, ndaj dhe janë sjellur më pas të pabesë, nën tokë, me Harkun Shqiptar të Lirisë !!!




Punim në letër 42 x 30 cm, 2017

61 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page