top of page

Jo thjesht propozim, por zë i ngritur meritor për shkencëtarin e Fjalorëve …

Updated: Jan 29, 2023


Jo thjesht ndalesë, por zë i ngritur meritor për shkencëtarin e Fjalorëve …


Prof Dr Fatmir Terziu


Para disa kohësh një koleg më sugjeroi që të ndihmoja në përvetësimin e Gjuhës Shqipe, një profesionist britanik këtu në Londër, të cilit i ishte ngarkuar një detyrë me rëndësi në Shqipëri dhe në Kosovë. Në momentin më të përshtashëm që gjeta kohën për ta bërë këtë „ndihmë“ natyrshëm m'u desh që të kërkoja për një Fjalor Profesional, dygjuhësh, por të shtjelluar, si mjaft Fjalorë profesionalë, të cilët prej vitesh janë hartuar nga njerëz intelektualë të përkushtuar në gjuhë të ndryshme. Në këtë rast, pyetja ngarkoi ndjesinë time të shkojë më tutje. Në fakt, pasi shfletova disa prej tyre, në një dimension real për atë që ndjeja më duhet të them se mungonte në tërësinë ekzistuese një Fjalor i tillë profesional. Jo vetëm aq thjesht sa të thuhet, se një fjalor dygjuhësh është një fjalor që ka fjalën që kërkoni të përkthyer në gjuhën tuaj. Jo. Një fjalor dygjuhësh zakonisht ka vetëm një sasi të vogël informacioni për fjalën që kërkon, por është i lehtë për t'u kuptuar, sepse është shkruar në gjuhën tuaj amtare, bëhej thirrje, gjetja e parathënë, si përkufizim shkencor. Kjo më mjaftonte mua. Po njeriut profesionist, që në fakt e dinte komunikimin shqip, edhe pse ishte britanik, do t'i duhej një fjalor i përgjithshëm dygjuhësh, shqip dhe anglisht, ose më saktë anasjelltas.



Me këtë rast mendja menjëherë më shkoi tek vepra shkencore e Prof. Dr. Eshref Ymerit: „Fjalori frazeologjik anglisht-shqip“. E ndërsa e gjeta, menjëherë aty mësova dhe thelbin e asaj kërkese, që në këtë rast mbetet si e strukturuar shkencore në vetvete. Ajo duket e thjeshtë, por bëhet më kërkimore, më e ndjeshme kur kupton se fjalorët e përgjithshëm dygjuhësh priren të plotësojnë nevojat e të gjithë përdoruesve, d.m.th. të folësve amtarë dhe joamtarë të secilës gjuhë, por që asnjëherë nuk të ndihmojnë më shumë në zgjerimin e kuptimit, sikurse ndodhte me Fjalorin e Profesor Ymerit. Për të shkuar më tej, për të rrekur e maksimizuar dobinë e fjalorëve të përgjithshëm për përdoruesit jo vendas, ata duhet të "mësohen", d.m.th. të përshtaten me nevojat e grupeve të veçanta të klientëve, në rastin mësues-klient (student), apo dhe në zgjerimin e njohurive, në rastin komunikim dhe synim profesionist, pra të zgjeruar dhe me shprehje të domosdoshme frazeologjike. Bazuar në vëzhgimin se nevojat frazeologjike të atyre që duan të mësojnë janë akute dhe plotësohen vetëm në mënyrë të papërsosur nga fjalorët ekzistues të përgjithshëm dygjuhësh, „Fjalori frazeologjik anglisht-shqip“ i Profesorit akademik, afron mënyra për të përmirësuar mbulimin, aksesueshmërinë, përkthimin dhe ilustrimin e njësive frazeologjike, në veçanti paketat metadiskursive, trajtimi leksikografik i të cilave paraqet kufizime serioze.



Ndërsa dihet tashmë se mjeti i përshkruar është një fjalor frazeologjik dygjuhësh anglisht-shqip i bazuar në kërkimet e gjata shkencore dhe profesionale të autorit, i drejtuar posaçërisht për dashamirësit e Gjuhës Shqipe dhe anasjelltas, dhe i avancuar për ata që flasin shqip dhe anglisht si dhe i atyre që janë përkthyes të trajnuar, dyfishohet si një mjet mësimi falë integrimit të shënimeve dhe ushtrimeve të personalizuara të informuara nga të dhënat e korpusit të njohuror të autorit. Fokusi është në jo thjesht kategorinë e grupeve metadiskursive, e cila ngre pyetje interesante, veçanërisht në lidhje me nocionin e ekuivalentëve të përkthimit në fjalorët dygjuhësh, por në thelbin shkencor që mbart kjo vepër madhore, që ende pse është botuar dhe ka në shënimin e saj një emër erudit, ende në sferën institucionale shqiptare, ende në dyert e Akademisë së Shkencave, të institucioneve të tjera, apo dhe në drejtoritë e tjera kulturore dhe edukative shqiptare, mbetet i shurdhër.

Nuk ka trokitje institucionale për të, ndërsa tashmë trokija është intelektuale, shkencore, që bëhet përditë e më e fuqishme, për t'i dhënë vendin meritor veprës dhe aq më shumë vetë autorit, akaemikut të përkushtuar profesionist, atij që gjithnjë i rreh zemra për Gjuhën e bukur shqipe, për atë që ai e bën me zemër e atdhedashuri. Në këtë rast zërat intelektualë trokasin në Presidencë, ku të paktën duhet ti jepet Nderi i Kombit kësaj figure të plotë intelektuale, këtij intelektuali, që mbetet modest, para së gjithash, kur shumë zhurmë beht nga figurantët e botimeve në skuta.

Duke mbetur tek vepra shkencore e Ymerit, nuk duhet të kuptojmë thjesht se një fjalor është një nga mjetet më të rëndësishme gjatë kohës që studioni në një universitet, por një pasaportë shkencore në rastin e Fjalorit shkenor të Prof Dr Eshref Ymerit. Një fjalor i tillë, natyrshëm i mirë mund t'ju ndihmojë të kuptoni më mirë lëndën tuaj, të përmirësoni komunikimin dhe të përmirësoni notat tuaja duke u siguruar që po i përdorni fjalët siç duhet, mund t'u thuash studentëve, por më tej fjala është më sipëriore, ai i duhet të gjithëve, sidomos profesionistëve të shumë shteteve, e pse jo duhet në të gjithë botën tashmë të interesuar përditë e më shumë për Shqipërinë.

Prof Dr Eshref Ymeri është autor dhe bashkëautor në shumë vepra të tilla, në shumë Fjalorë, ndaj ai meriton këtë vlerësim, të paktën një vlerësim , kur dihet se për ndonjë Pension të rradhë ende nuk bëhet fjalë, kur dihet se ai i paguan me kursimet e tij këta vepra madhore, që na bëjnë nder të gjithëve.

65 views4 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page