top of page

JO, NUK NGJASIN VETËM NË SHQIPËRI…



(NJË SHËNIM PËR ATA QË THONË SE GJËRAT E KËQIA NGJASIN VETËM NË SHQIPËRI… )

NGA KRISTO ZHARKALLIU


Kam vënë re se të ashtuquajturat “media” shqiptare ngazëllohen të paraqesin prapësitë.mangësitë, varfërinë dhe mungesa e strehimit të merituar të disa banorëve. Sigurisht se mirë bëjnë që të publikohen të gjitha dobësitë, ashtu si bëjnë mirë të kërkojnë përmirësimi i jetesës të qytetarëve nga shteti dhe qeveria përkatëse. Më bezdis shumë here rekllama dhe mburrjet për madhështinë e padiskutueshme të vendit si bëhet zakonisht në disa masmedja të jashtëme duke nënvleftësuar vendet e tjera..si psh.:ne jemi shqiptarë trima! Ne jemi grekë me histori…madje bërtasin se kjo është kafe greke (!!!) ose shqiptare, ose se ky djathë është i mirë se bëhet nga qumësht i vendit dhe mish nga qëngjat ose viçat tona…(Kuptohet se qumështi i vendeve të tjera dhe mishi i viçit,qëngjit apo derrit nuk janë të shijëshme si ato të vendit!) Nacionalizmi i verbër shfaqet në shumë drejtime, në lëvdata dhe sharje. Vetëmse vitet e fundit në Shqipëri shfaqet në britma se çdo e keqe ngjet vetëm Shqipëri dhe jo në vende e tjera “europjane të…përparuara dhe të qytetëruar!” Jo njëherë dëgjojmë dhe lexojmë se gjëra të tilla ngjasin vetëm në Shqipëri thua se në botën tjetër mbizotëron qytetërimi, mirëqënia dhe asgjëkundi nuk gjen të varfër, të pastrehë dhe të droguar pa le tregëtarë të drogës nuk gjenden asgjëkundi veç Shqipërisë!.. Madje vitet e fundit shajnë dhe femrat shqiptare duke i cilësuar në mënyrë të poshtër “kurva” prostitute dhe…putana. Nuk e di pse kaq egërsi për femrat shqiptare që në të vërtetë janë treguar puntore shëmbullore të palodhura dhe janë dalluar në të gjithë botën…Madje është vënë re vitet e fundit se shumë “burra” të egërsuar që vrasin grate ose ish mikeshat e tyre por kjo nuk është vetëm dukuri shqiptare si duan të na e paraqesin disa “komentues “ ose “gazetarë “ shqiptarë. Dukuri të tilla të shëmtuara vihen re dhe në Greqi e vende të tjera më të…përparuara.

Emisionin televiziv “Fiks Fare” e ndjek me fanatizëm prej shumë vite. Madje edhe kur u ndodha në Vjenë apo Zvicër e gjetkë,i kërkoja djalit të më koordinojë kompjuterin që të mos humbisja këtë program shumë shumë i mirë dhe i pëlqyer. Ngahera ka pasur paraqitës të shkëlqyer megjithse janë ndërruar disa here-kujtojmë “Doktorin” Saimirin, Fjora Dardha dhe patjetër të paharruarin e Madh Koço Devole. Megjithatë ka mbetur boshti kryesor dhe krijuesin e shkëlqyer, FILIP ÇAKULI! Edhe paraqitësit e sotëm janë shumë të mirë E theksova se është një nga krijimet televizive nga më të mirat,jo vetëm të Shqipërisë. Nuk është rastësi që mbijeton kaq vite…Megjithatë nganjëherë më bën të them:por..Jo se ka dobësi në paraqitje apo në vëzhgimet që bën por në disa fraza që të lëndojnë…P.sh.kur paraqitet ndonjë familje që jeton keq, me shtëpi ose kasolle të rrënuar (mirë bëjnë..) por të mos thonë se …”këto ndodhin vetëm në Shqipëri…” Jo të dashur miq gjëra të tilla nuk ndodhin vetëm në Shqipëri por dhe në vendet që quhen të pasura, të përparuara të Europës akoma dhe të Amerikës..P.sh.para disa diteve paraqitej nje grua e moshuar me një shtepi te vjeter gati e rrenuar e cila ankohej se shteti nuk po kujdeset per të…por thote se kishte gjashte femije te rritur te cilet te gjithe kishin krijuar famijet e tyre duke braktisur nenen e tyre ne nje gjendje te mjerueshme. Mire ben qe ankohet mire ben dhe fiks fare, por a nuk duhej te pyetej se ku ndodhen femijet e saj te rritur qe kane braktisur nenen e tyre? Shqiptaret nuk e kishin zakon te braktisin prinderit e moshuar sidomos nenen qe u ka bere koken…Edhe ketu thone:keto gjera ngjasin vetem ne Shqiperi!!!Vertet? A e kini pyetur veten ndonjehere se pse te gjitha azilet-dhe jane kaq shume -per pleqte jane plot pleq te braktisur ne te gjitha vendet e…perparuara? Nje rast tjeter ishte me nje familje qe banon ne nje fshat afer Durresit ne nje kasolle sigurisht e papershtateshme por si u pa keta ishin nga te demtuarit e termetit te cileve akoma nuk u eshte dhene banesa e cila eshte ne ndertim e siper. Thone se keto vetem ne Shqiperi ngjasin? Vertet? Mos ajo qe behet me ndertimin e banesave per te demtuarite termetit behet edhe kjo vetem ne Shqiperi? Pse nuk flitet aspak per punen kolosale qe eshte bere dhe po behet pas termetit? Jo, emisioni ne fjale nuk eshte per lavderime por per te zbuluar te metat dhe mungesat e popullit dhe prapesite e administrates qe nuk jane pak. Nga ana tjeter jam ne gjendje te jem ne dijeni se ne vende te “pasura” te demtuarit nga termeti mbeten neper kontejner e kasolle vite me radhe te harruar nga administrata…Pra ne bote ngjasin dhe keto …

Ç’të bëjmë? Kapitalizmi i ka këto…do ketë dhe pa strehë, dhe të droguar dhe, kryesisht të varfër! Kujtoni ju se në Europë ose Amerikë janë ë gjithë të pasur dhe jetojnë nëpër pallate? Jo! Ka sa të duash familje që banojnë nëpër shtëpi të papërshtatëshme- në një ose dy dhoma pesë gjashtë frymë dhe nuk ankohen as kërkojnë nga shteti t’u dhurojë shtëpi e pasuri. Të kuptohemi. Nuk them se nuk duhet t’i paraqesë televizioni këto dukuri dhe dobësi. Sigurisht duhet t’i paraqesë dhe t’u jape rëndësi dobësive dhe mangësitë që ndeshen në jetën e shqiptarëve. Prandaj na është bërë i dashur Fiks Fare!Atë që dua të theksoj është se këto dukuri nuk janë vetëm shqiptare prandaj nuk duhet të themi plotgojë se “Gjëra të tilla ngjasin vetëm në Shqipëri..” duke bërë krahasime qesharake! Jo të dashur, nuk ngjasin vetëm në Shqipëri dhe këtu nuk flasim për ashtuquajturën “botë e tretë” por për Europën tone, pranë shtëpisë sonë..dhe ata që janë larguaqr nga vendi dhe jetojnë si emigrantë i kanë parasysh të gjitha këto- se edhe ata janë viktima të pabarazisë dhe të racizmit të përditëshëm, mnegjithatë shajnë vendin e tyre nga larg nëpër komente plot urrejtje, përbuzje për vendin e tyre duke u mburrur se paskan gjetur jetën prrallore në emigracion. Jo njëherë kemi shkrojtur për këto por tani dua të falenderoj kolektivin e FIKS FARE dhe në mënyrë të veçantë Filip Çakulin se kaq vjet na mban të lidhur me programet e tij të mrekullueshme dhe le të na lëndojë nganjëherë..

KRISTO ZHARKALLI Athinë 27 shtator 2021.

34 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page