Ji i sjellshëm


Ji i sjellshëm

Charles Bukovski*


gjithmonë na thonë

kuptojeni personin tjetër

pikëpamja e tij

nuk ka rëndësi

nëse është e vjetër

marrëzi ose

e padurueshme.

njeriut i kërkohet

t’i shohë

gabimet e të tjerëve në përgjithësi

të këqiat e jetës së tyre

me

shpirtmirësi,

veçanërisht nëse ata janë

të moshuar.

por mosha është masa

jonë e gjykimit

ata janë plakur

keq

sepse kanë jetuar

të pafokusuar,

nuk kanë pranuar

të shohin.

jo faji i tyre?

faji i kujt?

i imi?

Më kërkohet t’a fsheh

këndvështrimin tim

prej tyre

nga frika

e frikës së tyre.

mosha nuk është krim

por turpi

i një jete të humbur

qëllimisht

mes kaq shumë

jetësh

me qëllim

të tretura

është.

——

*Henry Charles Bukowski (1920 - 1994); poet, novelist dhe shkrimtar gjermano-amerikan. Një nga përfaqësuesit e rrymës letrare ‘Realizmi i ndyrë’ i një brezi të ri të autorëve amerikanë, që shkruajnë për një burrë të vetmuar, një nënë të varfër, për një hajdut makine, a një të droguar.

Nganjëherë ‘realizmi i ndyrë’ konsiderohet një larmi e minimalizmit letrar. Shkrimtarët e këtij zhanri priren të shmangin ndajfoljet, metaforën e zgjeruar dhe monologun, në vend të kësaj lejojnë që objektet dhe konteksti të diktojnë kuptimin. Karakteret tregohen në profesione të zakonshme, të pa përëndësishme dhe shpesh me mungesa të burimeve dhe parave që krijojnë një dëshpërim të brenshëm të tyre.

Filmi Barfly (1987), është një film gjysëm autobiografik i shkruar nga Bukowski, ndërsa Mickey Rourke interpreton Henry Chinaskin, i cili përfaqëson Bukowskin, dhe Faye Dunaway luan dashnoren e tij Wanda Wilcox. Sean Penn ofroi të luante Chinaskin për një dollar për aq kohë sa shoku i tij Dennis Hopper do të drejtonte filmin, por drejtori evropian Barbet Schroeder kishte investuar shumë vite dhe mijëra dollarë në projekt dhe Bukowski ndjeu se Schroeder e meritonte të ishte drejtor i filmit. Bukowski shkroi skenarin, dhe vetë paraqitet në film si pronar i barit.


(shqipërim nga Astrit Lulushi)

0 views

Shkrimet e fundit