top of page

Jetos


Prof Dr Fatmir Terziu

Robi plaket kur don vetë…” është një varg i një kënge shqiptare të kënduar nga disa këngëtarë me emër ku spikasin Athanas Profnasta, Ismet Peja, Artiola Toska etj. Vetë titulli i këngës, vargjet e saj, po aq dhe mesazhi shkojnë tek thelbi i një mesazhi që përkon me lëvizjen, shpejtësinë e ndryshimit të gjërave, me antonimin e statikes. Në fakt ky antonim plotëson vetë kohën kronometrike, që i përket moshës së njeriut që lind, rritet dhe vdes, duke kaluar në tërë ciklin e vetë jetës. Në këtë cikël kënga flet qartë, jep mesazh. Por e jep një fjalë të cilën “robi” në këtë cikël nuk e dëshiron, pikërisht “plaket” bëhet një bezdi. E “robi” i mesazhit të kësaj kënge, po aq dhe ai i antonimit të “plaket” jetojnë në këtë botë.

Bota nuk është më statike, sikurse kurë nuk ka qenë e tillë, edhe kur fjalët shkonin e vinin mjaft ngadalë. Sot kjo flet ndryshe. Ne jetojmë në një epokë kur flukset e fjalëve, lajmeve që vijnë prej fjalëve dhe ngjarjeve, e prej ndodhive të gjendjeve aktuale, bëhen gjithnjë e më të shpejtë. Kësisoj gjithnjë e më të mëdha arsyet e fjalëve të informacionit dhe imazheve të krijuara prej tyre fluturojnë nëpër botë, duke çuar në një përshpejtim kulturor të jetës së përditshme.

Kur ky përshpejtim plotëson kohën kronometrike, shënon Profesori interpretues i Gerontologjisë dhe Filozofisë, Jan Baars, shfaqen dy paradokse: (a) “senesimi kulturor i parakohshëm”, në të cilin individët jetojnë më gjatë, por quhen të vjetër në moshat e hershme; dhe (b) “dëshira për të qëndruar i ri”, por për t’u rritur, që është krijimi kulturor i një industrie të madhe antigjenerale në mjekësi dhe në produkte tregtare që premtojnë të ruajnë rininë. Këto paradokse vijnë nga dëshirat kontradiktore të një jete të gjatë dhe rinie të pafund. Kultura jonë i prodhon ato sepse shtypin dhe përpiqen të kontrollojnë fundshmërinë dhe ndjeshmërinë tonë në rritje me kalimin e kohës, ato gjëra që sipas këndvështrimit të Baars janë kushti i “spontanitetit, zbulimit, krijimtarisë dhe unike”.

Në këtë lidhje filozofike, mes këngës, dëshirës, mesazhit, kuptimit dhe kohës kronometrike, duket se qëndron parësor bagazhi mjaft i pasur i Gjuhës Shqipe, që e parathotë mjaft bukur me fjalën origjinale “jetos”, që i shkon shpjegimit të robit, që është i vjetër, shumë i vjetër dhe i sëmurë. Por pak e dinë rolin e fuqishëm të kësaj fjale të përdorur herët nga shqiptarët. “Jetos” në këtë rast vjen në formën e një mbiemri, ndërsa veprimin e plotëson mjaft bukur me “jetosur”. Nëse nuk do ta kishin harruar këtë fjalë, të gjithë do të dinim si ta përdornim për të bërë mesazh, për të mos i thënë kujt “plak”; “plaket”; apo “i plakur” dhe me radhë. Sa e pasur Gjuha e bukur Shqipe!

39 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page