top of page

Jetë, njeri e gjithësi


Astrit Lulushi

Yjet kanë qëne dikur të rinj, të fuqishëm, madje më të ndritshëm se sot në qiell. Ishin më të ngjeshur, më pranë njëri tjetrit, sepse tani hapësira është bërë më e hapur, ndërsa universi zgjerohet. Por imagjinata nuk njeh kufij. Çfarë ka pasur në qiell, përpara se të lindnin yjet? Asgjë, nëse ka patur një fillim. Lavdia e yjeve është kalimtare. Natyre i ka dhënë zgjidhje problemit, sepse lavdia është problemi që njeriu lufton a përpiqet që kurrë të mos zgjidhet.

Yjet lindin, shkëlqejnë, shterrojnë e shuhen. Edhe në Tokë, në këtë pjesë të Gjithësisë, jo vetëm jeta merr fund, por çdo gjë është e vdekshme, nuk ka rëndësi se çfarë i parapriu, a se kush ishte i pari. Pa njeri të pranishëm çdo gjë shkretohet.

Ajo që erdhi pasi lindën yjet, ishte krijimi i kushteve që planetet të formoheshin, dhe pastaj jeta - pse evoluoi, si evoluoi, me ngulm, ngadalë, në epoka të paregjistruara, apo erdhi si një përhapje e papritur speciesh përmes rreshjesh a plasjesh kozmike? Njerëzimi, pa rivalë, që e quan veten më të rëndësishmin e vetes, i ngjan një vazhde përzierjesh të rastësishme bio-kimike që endet në qiell, pa i kaluar kurrë kufijtë e Tokës, planet gjysmë-natë në një qoshe po aq të errët të Universit.

7 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page