top of page

Jemi një komb !

Updated: Aug 8, 2022


Të lumtë, Fatime burrnesha: Jemi një komb !

-Ashtu pra, të marrët të keqen “kombi kosovar”, sepse shqiptarët nuk kanë ndonjë komb rezervë në Ballkan, veç KOMBIT SHQIPTAR !

-Por, gabove që i kërkove falje Halil Matoshit, të cilit i “kërceu kanari”, se gjoja shqiptarët nuk janë të një kombi, ngaqë ai ka përqafuar projektidenë “kombi kosovar” të Nehxmedin Spahiut. Për këtë “patriotizëm”, këngëtarët e kafeneve të Prishtinës, po i këndonin, edhe këngën himnizuese : “ O Halil, o djalë i ri, mas bostonit ha turshi” ! Shumë bukur, çfarë t’i thuhet më tepër Halilit, kur në vend të bostonit të ëmbël, ka zgjedhur turshinë e tharbët të Nexhmedin Spahiut, që kurrë nuk do bëhet boston derisa të ketë mbi 90% të kombit shqiptar në Kosovën e Shqipërisë Etnike.

Mirëpo, kjo lloj “boze as H. Matoshit e as Nexhmedin Spahiut nuk u jep të drejtë, që “kombin kosovar”, ta propagandojnë pasovikisht e as t’ua imponojnë shqiptarëve, sepse është vetëm “problem privat” i tyre, jo i kombit shqiptar, as i shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.

Pra, pavarësisht nga “përqafimi” i “kombit kosovar”, H. Matoshit dhe Nexhmedin Spahiut, ky iracionalizëm atikombëtar, nuk u jep të drejtë ta mohojnë kombin shqiptar, zanafilla historike e të cilit është më se 2 mijëvjeçare e lashtë, ndërkaq, “kombi kosovar” është një floskulë shpifëse e politikës mafioze dhe e propagandës serbo-jugosllave në Ballkan, që ka për qëllim shfarosjen e kombit shqiptar dhe të zhdukjes së Shqipërisë Enike nga harta gjeopolitike dhe historike e Ballkanit. Thjesht, me një fjalë, kjo është edhe “platforma” gjeopolitike dhe gjeostrategjike e “Ballkanit të Hapur”, që Kosova të mos figurojë si shtet i pavarur dhe sovran.

Kombin shqiptar s’kanë mundur ta zhdukun as Perandoria Romake, as Perandoria Biznatine e as Perandoria Osmane, e lëre më një i ashtuquajtur “komb kosovar” i disa individëve privatë nga Kosova, të cilit, shpresat i kanë varur në procesin e globalizimit, për të cilin thonë se ; “globalzimi synon shuarjen e kombeve”. –Mirëpo, ne si komb nuk guxojmë ta pranojnë një objekitv të tillë strategjik, për ta zhdukur kombin shqiptar, duke e qoroditur dhe shpërfytyruar me “kombin kosovar” të Nexhmedin Spahiut. Ky do të ishte fundi i kombit shqiptar në Ballkan.

Mirëpo, ky vizion strategjik dhe gjeopolitik i globalizmit te shqiptarët nuk do të arrihet kurrë, sepse shqiptarët nuk ndërrojnë gjuhën, kulturën, traditat , kombin dhe autdheun e vet, pavarësisht nga premtimet dhe privilegjet mashtruese , të dhëna në forma të ndryshme për t’i asimiluar dhe zhduur shqiptarët si komb në Gadishullin Ilirik.

Këtë konstatim tonin e përligjin njëzërit : “ Dokumentet, faktet dhe dëshmitë historike të shkencëtarëve, që provojnë se, përnjëmend kurrnjë popull se ka dashur, as se do lirinë dhe pavarësinë e tij politike më shumë se POPULLI SHQIPTAR. Po ashtu, kurrmjë popull tjetër nuk ka luftuar për lirinë dhe për pavarësinë e tij, më tepër se POPULLI SHQIPTAR. Këtë e dëshmojnë edhe mbi 200 kryengritje dhe luftëra për të fituar lirinë dhe pavarësinë politike të tij…” (SHE:1944:203).

Prandaj, pavarësisht nga erozioni dhe stuhitë e procesit të globalizimit për shuarjen e kombeve dhe shteteve të vegjël, të pazhvilluar dhe në zhvillim, KOMBI SHQIPTAR nuk do të zhduket kurrë, ashtu siç nuk u shua as gjatë 2 mijë shekujve të kaluar. Këtë lahpuzët kuislingë shqipfolës të tregtisë së globalizimit, duhet ta mbajnë parasysh, se shqiptarët nuk ndërrojnë kombin dhe flamurin e Skënderbeut.

Shqiptarët kanë një komb, një gjuhë, një flamur dhe në atdhe !

Këtë të vërtetë shumëshekullore nuk ka njeri normal, që mund ta hedhë poshtë, se shqiptarët janë vetëm një komb, JO dy e as tri, duke qenë se një popull nuk mund t’i ketë dy kombe, ndërsa 2 shtete a më shumë shtete po, siç është Amerika me 50 shtete të saj …etj.

Për këtë fenomen kemi shkruar pothuajse qe dy dekada, saqë tanimë është bërë “bozë” e tharbët e agjenturave të ndryshme serbo-ruse në Ballkan, që edhe në këtë formë subversive propagandistike po luftojnë që t’i përçajnë shqiptarët dhe t’i fusin në vëllavrasje, të cilët i përkasin KOMBIT SHQIPTAR, e ju kurrfarë “kombi kosovar”, që synon zhbërjen e KOMBIT SHQIPTAR.

Sa më sipër, shkas për të shkruar ca rreshta është konstatimi i saktë i komentueses së guximshme shqiptare, Fatime Hajdaraj, e cila në emisionin “Politiko” të datës 25 korrik 2022., pohoi se “kombi shqiptar është një”. Bravo , Fatime ! Ashtu, tregoju analfabetëve të historisë, të politikës dhe të globaizimit, se shqiptarët janë një komb i pandashëm, që e njeh e gjithë bota si KOMB SHQIPTAR !

Mirëpo, kjo e vërtetë e irritoi bashkëpanelistin Halil Matoshi, për shkak se ai së bashku me Nexhmedin Spahiun kanë shpërpallur një komb antishqiptar, që e quajnë “komb kosovar” .

28 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page