top of page

JEHO FURISHËM “FJALA E LIRË!”


Vullnet Mato

JEHO FURISHËM “FJALA E LIRË!”

“Fjala e lirë” me miq të shtrenjtë,

mbledh të vegjlit e të mëdhenjtë,

nga Jugu i planetit dhe nga Veriu,

në kuvend me mikun Fatmir Terziu.

Ka përkrah, krejt ajkën intelektuale,

nga gjithë rrafshinat e botës virtuale,

talente të spikatur, të penës e trurit,

studiues për dije, që nga epoka e gurit.

“Fjala e lirë” tërheq autorë seriozë,

me lajme, krijime, poezi dhe prozë,

nga gjithë trojet dhe fushat jetësore,

me përhapje online, në rrugë qiellore.

Me largpamësi qiellore, si shqiponja,

pikas, ku nxjerr librin e ri shtypshkronja,

të peshohet me esse, vlera e botimit,

që nxit frymëzimin artistik të krijimit.

“Fjala e lirë” te kushdo nga ne troket

dhe nga kushdo prej nesh dërgesa pret,

pa bërë dallime bindjesh politike,

me liri të plotë shprehjesh demokratike.

“Fjala e lirë”, pëllumb me krahë vigan,

sillet kontinenteve, mbi çdo meridian,

ngjan me anije kozmike, përqark globit,

duke përhapur valë, gjatë gjithë motit.

Të lexosh rregullisht, “fjalën e Lirë”,

gënjeshtrat e tjera, të duken me brirë,

se vërtetësia absolute e autorëve të vet,

vjel bëmat njerëzore, direkt në jetë;

Nuk është thjesht, një gazetë interneti,

por galeri me ekrane e tinguj alfabeti,

ku shpalosen një mori titujsh në rubrika,

si nga gjinitë letrare e nga publicistika.

Botuesi bën vetëm veprimtari pasioni,

pa qenë në varësi të asnjë institucioni,

pa pasur interes material, as dje, as sot

vetëm fjala e lirë, të jehojë, sa më fort.

Sepse ka lindur të sfidojë fjalën e penguar,

që mbytej në fytin e kohës së shkuar,

për të shpërthyer, me tonalitet të lartë,

jehonën e tingujve, të fjalës së zjarrtë;

Ku e presin shqipfolësit e gjithë vatanit,

nga Londra e lirisë, në brigjet e Ballkanit,

dhe krejt diaspora e shqipeve emigratore,

përhapur në skajet e largësive botërore.

“Fjala e Lirë” është bërë, korrier i ditës,

teletajp vrapues, me shpejtësinë e dritës,

që përshkon largësitë, në çdo perimetër,

me ndjesi kohore ngjarjesh, si barometër.

Me gjithë fuqinë e shpirtit tim liriko-epik,

uroj faqendriturën gazetë, të Oqeanin Atlantik,

të ushtojë, me furinë e një tajfunit të mirë,

për të mbretëruar në atmosferë “Fjala e Lirë!”

38 views2 comments

2 Comments


Ildije Xhemali

Poezi plotësisht e merituar "Fjala e lirë " e z. Fatmir Terziu dhe e qëndisur nga pena e hollë e z.Vullnet Mato. Suksese të dy krijuesve që lexohen me kënaqësi.

Like

fahri dahri
fahri dahri
Jun 28, 2021

Z. Vullnet ke thënë të vërtetën . Tek Fjala e lirë kemi gjetur strehën ku shprehim vetëm të vërtetat që më parë nuk i shkruanim për botim sepse na godiste gjëma. Jo vetëm personale por dhe nip pas nipi në 6 breza. Ju me këtë poezi tregoni realitetet e djeshme dhe të sotme.

Urime dhe falenderime


Fahri Dahri

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page