top of page

Janë PRINDËRIT...




Barie dhe Hilmi Riza Myrtaj...
Faruk Myrtaj


Janë PRINDERIT...


Barie dhe Hilmi Riza Myrtaj...


Gjer vonë fare, babai zinte n'goje emrin e Lajmësit të midistë! Ndonjëherë edhe qortues! Se, edhe aq të lehtë nuk e patën...


Nëna jonë, ne e thërritëm Mama, ende kështu e përmendim, doli nga shtëpia e Isuf Hoxhës me kujtesën e qartë "kalove Vjosën, Vjosa aty është..." Shtatë Kuajt që e sollën nuse te djali i Riza Selimit, në Trevllazër, nuk do ktheheshin më pas...!

Ishte ende 17, nxënësja e parë në shkollën që i Ati vet, hoxhë me Zosime dhe me Stamboll, e çeli në fshat, Gorishovë, bijë e një nëne që në pajën e saj kishte edhe një Abetare.


Babai, Hilmiu -autoritar si ai, por na mësoi ta thërrsnim në emër- i iku fshatit, qysh në krye të herës. Nisi punë mësues, në disa fshatra të Vlorës, në Armen ku ishte nip u bë edhe Krye-Mësues, pastaj llogaritar/normist Llakatund, Selenicë -ku na solli thjesht e vetëm pë Gjimnazin aty. Pas 1967-ës...iu nënshtrua Revolucionit Kulturor Kinez në Shqipëri dhe kaloi në prodhim, në bujqësi!


Ajo, shoqja e Fatit të Tij, mamaja jonë, me perjashtim te vjeteve kur ai sherbeu mesues dhe e pati me vete, tere kohen tjeter punoi ne bujqesi.

Te dy jetuan për të plotësuar njeri-tjetrin, në qëllimin e shkollimit tonë, dhe b%rjes Njerëz,. Padyshim ishte Ai, babai, që i rezistoi gjatë një kohe jo aq të kollajtë për të gjithë, por me lejen e Tij (!), ne fëmijët e Tyre, ne nje moshe te caktuar tashmë, sikur anojmë nga ndjes-ia se çmimin më të madh mbase e perballoi ajo!


"Të doni mamanë, se mua do më doni se s'bën!", thoshte ai.


Por ishte Ai qe iku i pari, iku shpejt, 1998, i bindur se këtij vendi i duheshin ende kohë të bëhej... Mamaja iku tashmë vonë, 2014, Kur erdhi ora, dihej amaneti": "Atje, tek Hilmiu...!"


Atje janë, në Trevllazër, në kodrën me dhè të bardhë, vend i bukur që ai e skicoi vet, me dorën e Tij..

85 views1 comment

1 komentář


Aleko Likaj
Aleko Likaj
23. 2. 2021

Dashuria dhe respekti per prinderit, jeten e tyre, sakrificat, mbesin gjithmone per femijet sublime. Pasaporte e tyre ne jete. Respekt per prinderit e tu miku im e qofshin te paharuar jo vetem ne zemrat tuaja por edhe atyre qe i kane njohur ne jete.


To se mi líbí

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page