top of page

Jam vajza e thjeshtë e Atdheut tim


1. Jam vajza e thjeshtë e Atdheut tim


Unë jam një vajzë prej ajri,

Me hoje blete dhe mjaltë prej trëndafili,

E pastër si një ëngjëll i pafajshëm,

Si ujë i kristaltë që rrjedh nga burimi.


Unë jam një vajzë e thjeshtë me trup prej ere,

Me ngjyrën e tokës, aromë gruri të pjekur,

Me këngë, valle në trup pikturuar,

Për puthje agimesh shpirt e djegur.


Unë jam një vajzë e thjeshtë prej aromash vere,

Këngët e Vaçe Zelës, blerojnë në gjoksin tim,

Një varg prej Lasgushi, i kaltër si liqeni,

Më buçet si refren papushim.


Unë jam një vajzë me sy detrash,

Mërgova tej oqeanit dhe u ktheva në lot,

Në sytë e mi malli më torturon netëve,

Megjithatë jam gëzim plot.


Netëve mbjell një varg e këputet si një lule,

E thur me të kurora në nder të atdheut tim,

Në vdeksha, më ktheni në vendlindje ju lutem,

Se vetëm atje prehet qetë shpirti im.



2. Letra e babait


S'më priti im atë në derë si çdo herë,

As mundëm të bisedonim si at e bir,

Mbi shpatullat e tij s'arrita të mbështetem,

E kish të vështirë.


Nëna m'u lut të ulem pranë saj,

Por gjunjët e mi ishin prerë,

Në boshllëkun e madh qe kish lënë im atë,

M'u duk vetja i mjerë.


Fëmijëria m'u kthye në sytë e përlotur,

Ndaj nisa te ngashërej si fëmija,

Më fal baba që se mbajta premtimin,

Që s'munda pranë teje të vija.


Më thoje gjithmonë se mallkim është mërgimi,

Dhe mallkimi më kishte mallkuar,

Nuk di se nga ç'brenga m'u sos durimi,

Sa keq që st'ë kisha besuar.


E mora xhaketën që m'a kish lënë si kujtim,

Ajo erën e babait prap e mbante,

Tashmë jam gjysëm burri i kthyer në shpinë,

Trishtimi krahërorin m'a çante.


Në xhep të xhaketës im Atë kish harruar,

Një letër palosur nxituar,

Në të ishin shkruar ca fjalë dashurish,

Për djalin e tij të emigruar.


S'të heq kurrë nga mendja aspak lisi im,

As letrën në xhaketën ngjyrë gri,

Mallim është vërtetë mërgimi baba,

Më fal që nuk munda të vij.



3. Oh ç'tablo e mjere...


Lumi per karshi,

Qetësisht vetmuar,

S'ka më vizitor,

Të gjithë e kanë harruar,

Ato rosat e bardha,

Rrallëherë vijnë,

Bora seç krekoset,

Lumit nën brinjë.

S'ka zëra fëmijësh,

S'ka më asnjëri,

Dimër i ashpër dimër,

As dielli s'ka fuqi.

Fshati atje tutje,

Si statujë e ngrirë,

Bora ja ka shtruar,

Pa ndier mëshirë.

Dru kërkon soba,

Bukë fëmijët duan,

Shpesh me fukaranë,

Fati kurvash luan.

Varrezat e fshatit,

Nuk ankohen dot,

Se vetëm të vdekurit,

S'mund të kenë të ftohtë.

Sikur do t'ish më mirë,

Mendërisht të jesh sëmurë,

Këtë ngërdheshje fati,

Mos ta kuptosh dot kurrë.

Ndoshta kur të vij,

Pranvera këtë herë,

T'u qeshi pak buzën,

Shpirtërave të mjerë.


4. Qeshni fëmijët e mi


Qeshni fëmijët e mi qeshni me të madhe,

Bëni rrëmujë e therrime, s'ka dert për mua,

Të tundet shtëpia der tek hardhia,

Gëzim t'ju shoh në sy, vetëm kaq dua.


Kërceni e hidhuni mbi bar se prap do të mbij,

Thërrisni dhe shokë ndajeni gëzimin me ta,

Lumturia në sytë e qeshur si relikë t'ju rrij,

Fëmijëria kur shkoi asnjëhere më s'u pa.


Ku ti gjej zërat tuaj një ditë kur shkoni,

Ç'ta dua një shtëpi ku çdo gjë është në vend të saj,

Më mjeron mendimi që do t'më vini me rrallë,

Trishtohem në shpirt e dua ë qaj.


Qeshni e mos ndalni për asnjë çast,

Të harroj që jam prind e të luaj me ju,

Në s'jam kur ju duhem syri me plastë,

Ndaj mos kini dert do t'jem gjithmonë këtu.


5.DHURATA E VITIT TE RI


Në bredhin e Krishtlindjeve, ngjyrat zjarrmojnë,

Ndersa jashtë terbon marrezi e eres,

Oxhaku te pret ndezur sikur shpirti im,

Te te shoh malluar tek pragu I deres.

Qirinjtë kur I ndeza, u dhash shpirt dhe u luta,

Mëngjeset që vijnë, bashkë ti presim,

U luta, dhe gotën e veres ktheva me fund

Jetën ta gëzojmë deri sa të vdesim.


Në pakon që të pret, poshtë pemës,

Mbështolla e lumtur zemrën plot kujdes,

Dhe gjumi me morri, u takuam ne enderr,

Me ca puthje me zgjoje ne mengjes.


Une lumturohesha, si fëmija për një lodër,

Ishe, dhurata e shpirtit për Vitin e Ri,

Një ëngjëll me shkel synë ,disi embel ,

Por s'ënkam në ënderr, për çudi.


Në krahë të dashurisë, më merr ,

Në mollëza pak rozë më ka rënë,

Në gjoksin tënd të ngrohtë, më afro,

Dhe buzët mbi buzë, të vëmë.


6.Sytë e nënës


Lot i nënës m'u shtrua udhë,

Si harrova dot kurrë sytë e saj,

Bekime më dha sa kishte rrudhë,

Dhe një hajmali që qafës e mbaj.


S'ja prisha asnjëherë nënës time,

Dhe për këtë jam vërtetë krenar,

Ruhesha mos bëja gabime,

Që unë të isha ai djali I mbarë.


Por ikja ime ja thau sytë,

Sikur e vrava me këto duar,

Malli tash m'shtrëngon në fyt,

Që nëna s'më ish e gëzuar.


E preka botën të gjithë me duar,

Në vënd të huaj shpirti n'mjerim,

Në ke fatin tim të lutem më thuaj,

Sa para bën I nënes perqafim?!



7.MALL


Poshtë pishës në rrëzë të shtëpisë,

një lule pa emër,

me sy në ngjyrë të dielltë e me krahë pupël,

sikur më bëri me shënjë.

Në fakt,

unë u dashurova në të e s'kisha zgjidhje!

Shpirti po m'ecte mbi pranverën e buzëve të tua.

Më paskish marrë malli




8.Pse të flas kur nuk të dëgjojnë


Të ikësh, e ke dhënë një pergjigje,

Ajo ikje e ka disi një kuptim,

Më I nderuar je me veten,

Sesa fjalë, fjalë pambarim.


S'ka nevojë të shpjegohesh,

Thjesht largohu nëse s'ke dëshirë,

Unë gjithmonë kam folur me veten,

S'kam dashur të jem I përfshirë.


Pse të flas kur nuk të dëgjojnë,

Me fjalët e tua të mbysin në lumë,

S'mund të ndryshoj mëndjet e botës,

Ndaj me ikje kam folur më shumë.




9.Meëndja e kokës, një kokërr gruri


Të jetoj nëpër re e mos të kthehem më,

Kësaj bote as zoti, s'ja gjen dot më anë,

Është lodhur me ne , kjo dihet tashmë,

Si qentë njëri - tjetrin po hamë.


Ata që në krye të bashit I vumë,

Na u kthyen të gjithë në mbretër,

Ngritën kështjella e na vënë drunë,

Si skllevër të epokës së vjetër.


Eh, po mëndja e kokës, një kokërr gruri,

Na njohin "Ata" në krye, se ç'mall jemi ne,

Mirë të na bëhet, s'mësuam dot kurrë,

S'duhet të jemi sot, ata që ishim dje.




10. Dashuri


Nga ky qytet i gurtë, ku shpirti m'u plagos

S'më lë rehat ideja, të largohem ndonjë ditë

Dashurite me ngrijne, ndonjëherë gjer në kockë.

Dhe erërat më verbojnë edhe sytë.


Diellit i ngrijnë rrezet menjëherë sapo zbret

Dëshpërimi flokët kreh me krehër të bardhe

Te akullt gishterinjte, tek i fus nen xhakete

Dhe trupi i mardhur nje aisberg i madh.


Isha betuar vetvetes me c'kam me te vyer

Me ze te forte te zemeruar,

Se nje dite do te ikja si ere e rrembyer

Pa e kthyer koken ,hapin pa ndaluar


Por bresheri i fundit lart ngriti ylberet

Nje engjell me erdh prane

nga ankthet me largoi

Ti hyre brenda meje sic ndodh neper legjenda

Me pamje te engjellt dhe portret heroi


E preke buzen time me flake pervelimi

Dhe trupi im i lodhur mori kaq fuqi

Ngjyrat moren jete ,u tret deshperimi

Kjo s'kish emer tjeter , veçse dashuri

24 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page