top of page

Jam  UÇK



Nga Skënder Sadri KAPITI

Jam ushtria  gjithshqiptare

Le ta dijë  krejt Europa

Edhe e gjithë  Bota

Se UÇK i  ka  dal për zot

Këtyre trojeve

Dhe po i  mbron këto toka,

Le ta mësojë  krejt  njerëzia,

Se UÇK,

Është   gjithë   Kosova e Shqiptaria  

E shqiptarëve  është   Kosova

E tyre ka qenë  dhe do të  jetë   

Gjithmonë dhe  sa  të  rrojë  Bota.

Jam UÇK,

Jam shqiptaria e historia,

Jam ushtria e lirisë

Me trup prej dheut

të Dardanisë

Jam shpirt, 

E jam   gjak i  pastër i shqiptarit

Luftojmë për çlirimin e Kosovës

Prej pushtuesit, prej serbosllavit

Prej fëlliqsive të barbarit,

Dhe  prej tradhtive të tradhtarit

Trimat e UÇK-së luftëtare

Japin jetën

Për Kosovën shqiptare

Për kombin e për atdheun 

Për  më të shenjtat  e  shqiptarëve

Që i   kanë trashëgim

Dhe amanet prej të parëve

Këto vargje vendosa t’i grumbulloj dhe t’i nis për botim, pasi ato i kam  thurur qysh gjatë kohës kur Kosova ishte në Luftë në vitin 1998-99, pra, në kohën kur Kosovës i  doli për zot Ushtria e Lavdishme Çlirimtare e saj .

Këto vargje po i botoj sot  edhe  për faktin se: askush, asnjë individ kushdoqoftë ai, komandat apo i ashtuquajtur komandant i UÇK-së, ata  të cilët kanë manipuluar, mashtruar e spekuluar dhe që i kanë keqpërdorur e shpërdoruar vlerat e luftës,  imazhin dhe  sakrificat e Luftës së Lavdishme të UÇK-së , ata  të cilët kanë vjedhur, mashtruar e grabitur pasuri, troje dhe paranë e taksapaguesve kosovarë, dhe as ata të cilët kanë bërë pazare e tradhti kombëtare kundër interesave të Kosovës, këta të tillët dhe prej tyre kurrë nuk mund të njolloset aspak vepra dhe vlera e luftës heroike të UÇK-së.

Këta të tillët,këta zullumqarë dhe këto antivlera  do marrin ndëshkimin e merituar  dhe mallkimin më të madh e më të rëndë.

UÇK është vepra dhe vlera më e madhe kombëtare në historinë e shqiptarëve.

Unë këtë e kam thënë dhe po e them edhe sot, dhe prandaj dhe pse UÇK  është e tillë atë mundohen ta njollosin e përbaltin, të akuzojnë e të shpifin kundër saj  armiqtë e kombit e të shqiptarisë, mercenarët e tradhtarët, sepse  Vepra e UÇK-se është vepra më e madhe jo vetëm me rëndësi  historike kombëtare shqiptare, por edhe me rëndësi të jashtëzakonshme ndërkombëtare, pasi   jo vetëm në Europë, por edhe në të gjitha kontinentet e Botës vepra e saj e bëri prezent dhe e shtroi për zgjidhje Çështjen e pazgjidhur akoma në Ballkan, Çështjen shqiptare.  

Kurrë dhe askush tjetër më parë nuk e ka ndërkombëtarizuar aq shumë Çështjen kombëtare shqiptare se sa UÇK-ja për të cilën brezat dhe kombi do të krenohen gjithmonë. 

Lufta e UÇK-së detyroi dhe bëri të  mundur rrjeshtimin përkrah shqiptarëve për lirinë, pavarësinë dhe për shtetin e Kosovës të gjithë botën demokratike dhe NATO-n.

Lufta e UÇK-s është vlera më e madhe kombëtare si një lufte heroike, burrërore, clirimtare e patriotike e cila ndryshoi dhe e ktheu historinë dhe kohën në favor të shqiptarëve. UÇK-ja e detyroi Europën që të njohë gabimet dhe tragjedinë që ajo u ka bërë shqiptarëve, dhe po ato shtete u mblodhën në Rambuje ne një Konferencë Ndërkombëtare për shqiptarët, në një Konferencë ndërkombëtare për shqiptarët  në të cilën për herë të parë kishim delegacion dhe përfaqësues  edhe shqiptarët.

Pa UÇK-në Kosova edhe sot do të ishte nën sundimin e kolonizatorit serb.

Durrës, nga Skënder Sadri KAPITI, Veteran i UÇK-së

49 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page