
JAM TEK TY DURRËS
Nga Trandafile Molla (Baja)
Durrës jam tek ty në grimcat e rërës, mes përplasjes së dallgëve të detit, në mbrëmje me vezullimin e hënës, në lindjen e ditës,zbardhjen e mëngjesit.
Jam tek ty, në zhurmën e xhiros së darkës, tek plazhet, me bisedimet e kalimtarit, të shoh te lotët mbi qerpikun e vajzës, në premtimet e sinqerta e të zjarrta të djalit.
Jam aty, në çdo gurë të kalasë tënde, te lulet që çelin, rrëzë saj, që dalin, te flladet e detit dhe era që më çmende me mozaikët e bukur ,në pllakat e bulevardit .
Jam,te hapat e ngadaltë të heshtur të plakut, në hovin e vrullshëm tè sigurtë të rinisë, në qetësinë e dimrit të butë pranë oxhakut, duke pritur verën me pasionin e dashurisë.
Jam aty në festivalet e poezisë dhe këngës, me frymëzimin plot dashuri të piktorit, te vallet e balletet mahnitëse të skenës, në kostumet shumëngjyrëshe të folklorit .
Durrës, jam tek ty në puhizën e zemrës, në pusin e thellë t'pashtershëm të shpirtit, jam me ty, mes dhimbjes edhe brengës, zgjohesh e ngrysesh në plagët e qenies time , e dashur e pazëvëndësueshmja, vendëlindja ime.
Libri "Atje dua "
Comments