top of page

Jam ftuar të marr pjesë në “Pagëzimin e zogjve,“ të shëtisë tek “Eliksiri i gurit“[1]


Jam ftuar të marr pjesë në “Pagëzimin e zogjve,“ të shëtisë tek “Eliksiri i gurit“[1]

KUMTESË STUDIMORE

gjata.arqile2@gmail.com


Përmbledhje:


Jam ftuar të marr pjesë në “ Pagëzimin e zogjve “... të shëtisë nëpër“ Eliksiri i gurit“ të poetit Niko Kacalidha.

Janë dy vëllime poetike të Niko Kacalidha{“ Mjeshtër I Madh“}[2]

Niko Kacalidha është poet “lirik i buruar”.

Shkrimtari,Poeti ynë Niko Kacalidha është krjues në dy gjuhë, Shqip dhe Greqisht.

Në parathënien e librit poetik “Pagzimi i zogjve”{është pjesë e Kolonës me numrin-9 nga Shtëpia Botuese TOENA} Shkrimtari Ismail Kadare thotë:

-“ Poezia e tij{Niko Kacalidha} po aq sa rrugëtimi i tij njerëzor, bëjnë pjesë në historinë e re , asaj që i përket e ardhmja të gadishullit ballkanik “[3]

N.Kacalidha është poet madhor, me një poezi metaforike surrealiste me vlera për poezinë moderne shqipe.

Poeti ynë fisnik i admiruar ua ka për nder zogjve...sepse:

_” Mua më shpëtuan zogjtë se do të vdisja i virgjër në suecidin e hënës varur në shpellën e Polifenit me litarin e jaseminit, në altaret dimëror të borës ndanë tempujve e busteve të drurëve dhe pikëllimit kaq fisnik të borsit “,po aty ,f10[4]

Në vëllimin poetik “ Pagëzimi i zogjve“ gjendemi në oazin e një gravure të mrekullueshme si prozë poetike(45 gravura të punuara me fantazi, të shëndetshme, me ngjyra, si skulptura në një galeri artore, aq dhe të çuditshme për mesazhet, si shtresime filozofike të pikturuara me një gjuhë letrare të mbushur me shpirtëra, me bukurinë e metaforave dhe ideime,

si përshembull....f,13, 17[5]

“ Malet bronzore kruanin kurrizin në dëllinjat e reve dhe asparaguset e mjegullave.

Erdhi mbrëmja dhe erdhi agullimi dhe jargavani betohej në bebëzen e zogjve:” Për kokën e zogjve”

“Përtej ishin detet me hieroglifet e gjinjve në shpellat e abatrosit[6]

Qarkullimi i ideve frymëzuese është realitet në poezinë e Kacalidhës se,

Shpirti është i fshehur/në shpirtin e guri e të drurit//në ashpirtin e erës, e në shpirtin e zogjve. Gjithëçka janë shpikje të poetit.

Autori me entusiazmin e vet, me ato që na thotë, ai i shfaq lexuesit ndjenjat e veta intime, të këndëshme dhe të përzegjedhura me fjalor shumë të pasur:

-”Zogjtë panë në kumin e detit brumësinë e vajzave që putheshin në brigje.

Pulitën sytë e virgjërisë dhe nga rrënqethja çeli jasemini i gjirit

Kurdisen kodet dedokafonisë...

Nga sytë e kapluar të profecive lindin dashuritë e zogjve

Kori i zogjve nis kreshedon korale ndanë gurrave.”,[7]

Në poezinë “ Golgota e gjinjve” përqafohemi me ndjesi dashurije...

-Unë të njoh mirë bjondinë. Ti nuk je Shen Mëri. Biondin, ti me profilin tënd.

biondinë, ti me bustin tënd mund të sfidoje

perndeshat e botës.

Floknaja jote, supeve rënë, është magnet me dy pole,

është perde e varur e virgjërisë tënde.

Dy gjinjtë e tu janë dy hëna të magjishme

ku luajnë dy limona prej erës së detit[8].

Me veçorit,simbole, me qasjet e tija poetike autori na jep modele,koncepte dhe tema të pashprehura nga autor të tjerë!

Fjalë kyçe:

Poezi,frymë,pagëzim,emocione,vepra, guxim, meditim, fantazi.


Hyrje:

Poezia që na ka dhuruar poeti është një ligjërim, në rastin tonë ajo ka një organizim tërsor shumë dimesional, ku dhe analiza e këtyre poezive nis nga vet teksti i tyre dhe më pas mund të shkojmë tek autori...

Dy vëllimet e autorit duhen hapur me kujdes disa herë me një vëmendje të veçantë estetike.

Këto dy libra janë një vlerë, ku ndjesit e shumta pikëtakohen si fjalë që zgjaten si metafora!

Për të shkruar në çfar do lloj gjinije, nënkupto, do të thotë të komunikosh vetëm me veten, me mendimet e tua, por më tepër se kaq...

Do meditoj me mendimet, me poezinë dhe në tërsi me gjithë elementët estetik.

Në këtë kontekst më duhet të përballoj vështirsit, të kërkojë nga vetja saktësi dhe të k em njohurit e duhura estetike që të hyj në një analizë të thelluar; Vetëm kështu dhe në këto kushte do mundem që dy veprat poetike më të rënda, më të vështirat, siç jan dy vëllime poetike të lartëpërmendura të Niko Kacalidha “ Pagëzimi i zogjve” dhe “Eliksiri gurit“ t’i kaloj për një pasqyrim hulumtues.

Për mendimin tim, poezitë që kam lexuar janë ligjërime të veçanta, ku dhe analiza e tyre përbëhet nga një rrafsh kuptimor ndryshe dhe shumë planshe në krahasim nga poet të tjerë.

Autori ka prirje, guxim, fantazi për të thënë të pashprehurën... gjë e cila do shumë vëmendje.

Një tjetër dukuri specifike e poetit është, se ai ka dhe përdor një leksik, që i jep atij të kuptoj dhe lexuesi, se autori ka spjeguar më së mirë mënyrën mendimtare ku mbizotron ndjeshmëria nga ana intelektuale si individ!?

Si përshembull:

-“Perëndesha e urtisë

Golgota e gjinjve/Sinagoga e gurit

Heraldiket e erës/kapeni erën

Pashë së prapthi kokë poshtë drurët

ullinjtë të rrudhur në shenjtërinë e tyre

Në guvat e tyra gugasin pëllumbat e pikëllimit

Zogjtë flenë në amforën mitike përhumbur foleve

Hodhe një gurë gurrave dhe tremba virgjërinë.”[9]

Me dëshirë mora përsipër të përgatisë një studim, apo hulumtim të mirëfillt për dy vëllimet poetike, dy veprat të Niko Kacalidha!

Këtë dishirë e shoh të arsyeshme, e çmoj dhe e shpjegoj të një rëndësije të veçantë, për disa vlera krijuese tepër të veçanta :

-Janë dy vepra poetike shumë të harira poetikisht dhe profesionalisht, për të cilat kanë shkruar emra të mëdhenjë të letërsisë dhe kritikës shqiptare, si Ismail Kadare, Sadik Bejko.etje

-Dy botimet e autorit sjellin te lexuesi dije dhe përplotsohen studentët, ose studjuesit me hulumtime të mirëfilli!

-Këto dy përmbledhje poetike kanë elementë, që i shquajnë këto vepra si tema dhe probleme, që mund ti klasifikojmë si vepra me përmasa të ndjeshme për kohën dhe lexuesin...

- Po ashtu, autori prirur, i organizuar pë të krijuar raporte konceptuale filozofike të motivuara.

***

Poezia e Kacalidha karakterizohet tërsishtë nga metafora...

Studjuesi Rexhep Qosja thotë:

-“Roli i personifikimit në poezi është aspekt stilistik, aq sa është dhe shpirtëzues...po aq është emocionalisht nxitës..intesiteti emocional nxitës ngre temperaturën emocionale të vargut...”

“Intesiteti emocional i strukturës së vargut është një risi nga ku poeti mer qëndrim aktiv, meditativ dhe filozofik.”[10]

Shkrimtari Ismail Kadare në parathënien e vëllimit poetik “Pagëzimi i zogjve” shkruan:

-“Poezia e tij, po aq sa rrugëtimi i tij njerëzor,bëjnë pjesë në historinë e re, asaj që i përket e ardhmja, të gadishullit ballkanik.“f,6

Studjuesi Sadik Bejko në parathënien e tij ka shprehur në mënyrë shkencore vlerat e kësaj vepre poetike “ Eliksiri “!

“ -Niko Kacalidha i Leshnicës është në gjakun e nxehtë e të dallgëzuar të një poezia mesdhetare, merr frymë me frymën e zjarrtë të ushtave e të shpatave të tij që, duke u shprazuar përmbi dherat, gufojnë bimësi me ngjyrat dhe aromat më të bujshmet e më të pashoqe, një poezi që merr frymë gjaku dhe mendimi me bulbat e rrënjët e shtrënguara si grushte të qëndrushmërive e të durimeve që kurr nuk vdesin; një aventurë e dalldi që fillon nga vdekësija te lavdia e diturive të mëdha e të përjetëshme;

Të jetosh, të përtërihesh, të lësh rrënjë e degë e fruta në dritë të agullimës e në dritë të dallgëve që u turen me furi shkëmbijve...”[11]

-Modele dhe konceptet e reja në poezinë e N.Kacalidhës!


Niko Kacalidha është poet i ndjenjës dhe imagjinatës. Poezia e tij ka struktura të ndryshme ritmike në përshtatje me tematikën dhe motiveve që ai ndërton(shpreh).

Tingëllima si formë( elementë}estetik gjendet, ndihet, përftohet ndër tema ku poeti shpreh qëndrimin e tij vetjak duke u ngjizur me emocione të forta e të shpeshta përgjatë leximit të poezisë nga lexuesit.

Në vëllimin poetik “Pagëzimi i zogjve” janë 45 pjesëza si proza poetike ku shpërfaqen mendime, ide si fantazi fluturuese…

”Përball orakujt shikonë Fjalë lakuriqe, nga veza ovale e zhvigjërimit,larg godet stralli i rrufeve guackave të detit,zogjtë panë në kumin e detit brunësinë e vajzave që putheshin në brigje

Pulitën sytë e virgjërisë dhe nga rrënqethja çeli jasemini i gjirit...

Nga sytë e kapluar të profecive lindin dashurit e zogjve....

Burojnë petalet bliri supeve të qershive,

burojnë lulekambanave

Kryqëzuar në Golgotën e gurit

Zogjët u lagin buzët me pika vese

Ringjallet Jisusi nga kryqet e drurit.

Ringjallen mersinat dhe zogjtë.

Shen Maria e hënës dhe jargavanit.

Nga ta kap zogun e flijimit vetëtimave?...

Në altarin e drurit pupla blatuar mbirë buzëperndimit”, f,15

*Përmes ritmit të vargut poeti krijonë struktura dhe figuracione, që shprehin qëndrimin e tij ndaj përmbajtjes së lëndës poetike. Ritmi si një dekor ka muzikalitet e ngjyrim, që u jep vargjeve vlera, shtresime emocionesh, të cilat ndikojnë tek lexuesit dhe i ngelen në kujtesë.

Të tilla prurje poetike janë të shumta...gjejmë meditime “Pranë mirazheve”f, 116 “Gjiri i gruas gufon nga gudulisja”[12]




Poezia “ Syte e tu”[13]

Në këto poezi dhe shumë të tjera autori ka fantazi krijuese që të rrëmben e të çonë në malet e tija vigane. Të bashkëngjitura me ide stërgjyshore.[14]

*

-Në figuracionin poetik të N.Kacalidhës rrjedhin ide, mendime dhe ndjenja në forma të zhvilluara estetike. Këtu kemi parasysh një buqetë përbërsish ideoestetik të motivuara individualisht, të shprehura nga intelekti dhe formimi ideo-estetik të autorit.

“Përball orakujt, shikonë fjalë lakuriqe, nga veza ovale e zhvigjërimit, Larg godet stralli I rrufeve guackave të detit.

Zogjtë pane kumin e detit,

brunësinë e vajzave që putheshin me brigjet

Në altarin e gurit pupla blatuar mbirë buzëperndimit,

Ato janë prurje si prozë poetike që të mrekullojnë[15]

*

-Poezia e N.Kacalidhës ka tendencë tu prij formave poetike që janë gjithëmonë e më të forta, si dhe hasen shpesh përsëritje brenda të njëjtit varg.

-Poezia“Gravura e zogjve“ të bënë, që bashkë me zogjtë të fluturosh me ëngjëjt maleve të dorëshkrimeve, nëpër kumin e detit.

Në tempullin e vjeshtës, ku presin zogjtë nëpër dritare…

Zogjtë varur drurëve pikiadë.

Nëpër 45 pjesëzat poetike të librit “Eliksi i gurit” të gjithë llojet e zogjve kuvendojnë me poetin. [16]

*-Poeti Kacalidha karakterizohet nga individualiteti i thekshëm krijues. Një magji e pastër poetike përcillet si forcë e tingujve...

Poeti fisnik i admiruar...do që të vdes i virgjër!

“do të vdisja I virgjër në suicidin e hënës varur në shpellën e Polifenit me litarin e jaseminit në altarët dimëror të borës ndanë tempujve e busteve të drurëve dhe pikëllimit kaq fisnik të borës,,[17]

*- Kacalidha mbështetet në mënyrë korekte tek lirika moderne, prandaj dhe analiza duhet të nis nga vet teksti i prurjeve poetike e më pas për të shkuar te autori.

“ Zogjtë që puthen buzë më buzë

mbi pragun grit ë shtëpisë sime.

Janë zogj a gjethe apo shpirtrat

tanë që enden nëpër qiej?!...,[18]

Parë në aspektin stilistik, aq sa dhe shpirtëror në poezinë e N.Kacalidhës nga poezia në poezi forcohet kënaqësia emocionale ndaj lexuesit, por sidomos strukturat e shumta të vargëzimit të ngopin me panorama peisazhesh, që të mahnisin.

“ I pari në vesh ciklamini I tha gurit zanafillën e zogjve./

Për puplat e reve dhe flatrat e ëngjëjve në kaosin

e qiejve të imitimit të zgjve,

Dhe për gurin që krisi nga sqepitjet e zogjve

dhe shpërthyen burimet pagane dhe gurrat

e amarandusit.

Dhe për qerpikun tim që çeli nga

pickimi i zogjve.

Kur dilja nga balta e gjenezës me

një gjethe fiku në bolet e mia dhe me një degë ulliri

në dritaren e detit.

Ku je?- thashë sapo çela sytë dhe m’u shfaqën

zogjtë “pagëzimi i zogve,f,131[19]

Ndjesit, idet e poezive të N.Kacalidha janë “Ide stërgjyshore “ aq të vjetra në memorjen e tij krijuese,”Eliksiri”. “ Golgata e gjinjve“,f,33

Uni i tij krijues dhe si poet modern përcaktohet dhe nga frazeologjia me element të surrealizmit..duke depërtuar brenda botës fizike.

Poema e tij me shumë fantazi, enigma, është poezi surealiste e përkryer, siç është “HERALDIKET E ERËS “ me 45 strofa shumë varëgshe, përbën një vepër poetike...estetike, që shumë rrallë mund ta gjeni diku tjetër!,[20]

“ I pari veshi ciklamini i tha gurit zanafillën e zogjve.

Për puplat e reve dhe flatrat e ëngjëjve në kaosin

e qiejve të imitimit të zogjve

dhe shpërthyen burimet pagane dhe gurrat

e amardusit.Dhe qerpikun tim që çeli nga

pickimi i zogjve.Kur dilja nga balta e gjenezës....

Përtej ishin qiejt konikë me pelerinat e tyre varur

në pirustinë e yjeve.

Me foletë e zogjve në xhepat e tyre.

Dhe pëllumbi në direkun e Noes dhe dridhej

barka nga profecitë e gjethit.[21]


***

- Imazhet janë reflektime gëzimesh, hidhërime, apo kënaqsi të çastit dhe vë në funksion pjesëmarrjen e autorit si vet personazh.

Ato janë pika takimi erotike, që gjenden, zhvillohen rreth tematikës që poeti trajton. Këto imaazhe janë të ndritshme rreth trupit të femrës, që ai e përshtat aq ngazëlluese! Këtë fenomen e gjejmë si dëshirë afrodiziake në poezinë e N.Kacalidha.

“Golgota e gjinjve”, Unë e njoh mirë biondinën.Ti nuk je Shën Mëri.

Biondinë, ti me profilin tënd,

biondinë,ti me bustin tënd mund të sfidoje

perëndeshat e botës.

Floknaja jote, supeve rënë,është magnet me

dy pole,/është perde e varur e virgjërisë tënde.

Dy gjinjtë e tu janë dy hëna të magjishme

ku luajnë dy limona prej erës së detit.

...Ti, biondinë e bukur që me ecjen tënde bën

të dridhet mbrëmja

dhe je e tëra një medaljon bukurie.

ç’ma fute kryqin dhe Golgotën dhe më bëre

të dridhem mes përqafimit,

ç’më hape humnerën e Golgotës midisë gjinjve?”,” Eliksiri i gurit”,[22]


***

Te Kacalidha gjejmë forma kuptimore të ngjeshura, dinamike që lindin nga kontaktet, bashkëjetesa e poetit me botën shpirtërore të natyrës, të jetës, apo të meditimeve individuale të autorit...

Autori është poet i natyrës dhe i mendimit me anë të nëntekstit...

“ Trungjet e drurëve të rëna “

Trungjet e drurëve të rëna,

përdhe mbuluar me borë

shtrirë u përngjajnë kukullave.”[23]

“ Femrat e paputhura“

Frikë nga femrat e paputhura

Kujdes prej femrave të paputhura,

mund të vijnë kafshime.[24]

“ Si qenka kështu pas puthjes“

Të gjitha gonxhet u këputën

për Shen Valentin.

Duke u parë sy ndër sy, u harruam

në kopshtije.

Ku binte pushi i butë i virgjërisë

së gjinjve.

Është një stinë e tëra sa të shkopsitet

gjiri.

Midis dy gjinjve borziloku i puthjes.

Midis dy gjinjve stalamiti i hënës.

Midisë dy gjinjve ari i kryqëzimit.

Dhe çel qerpiku i gjethërimit.

Dhe buza është shega e buzës.

Si qenkërka kështu pas puthjes!,Vëllimi poetik, [25]


“PËRDITË KËTU LIND NJË TJETËR DET”

Përditë këtu lind një tjetër det duke menduar gjirin e mandarinave.

Dhe jugu foleve të nërrënxave duke pir ujë në petalet e aposperitit.

dhe frynë fjolla bore në farin e zbardhëllimeve detare.

Dhe pulëbardha duke larë sytë, u sulen të përgjumura

lulelimonave.

Dhe ndryshe frynë shpirti i detit në timpanin e hënës.

Dhe me një pëndë dallandysheje ngrysin agullimin

Duke bërë kryqin erërat.

Përditë këtu lind një tjetër det nga lëvozhgat e pulëbardhave

duke gjakosur guackat me yllthet e kryqta të këmbëve

të tyre.

Për ditë këtu lind një tjetër det.

Këtu s’ndryshuakan vetëm brigjet. [26]

***

Kacalidha në të dy vëllimet poetike është në kërkim të mistereve, të fantazisë, një si magji e pastër e pasur e gjuhës ku gjendemi mes tingujve në mënyrë llogjike, nga ku poeti është pranë personalitetit të tij krijues, duke shprehur të gjitha figurshmëritë stilistike, idetë dhe forcën e tij të strukturave të ndryshme poetike në të dy vëllimet që po trajtojmë!

Në marrëdhëniet mes gjuhës shumë të pasur dhe mendimit në poezinë N.Kacalidhës gjejmë një dinamikë, ku koncepti, meditimi është vlerë dhe në aspektin filozofik janë të pranishme në poezinë

e N. Kacalidha!

Nga libri poetik “Eliksiri i gurit” po sjell poezinë;

“ Metepsikozën duhet ta kenë shpikur poetët “[27],

M e siguri metepsikozën duhet ta kenë

shpikur poetët.

Thash të zbërtheja fjalën e gjethnajës

së dëndur qiellore.

Po s’mu dha e s’mu dha në krahët e mbrëmjes....

Thash të përgjoja në drurët e vjeshtës

Rrënqethjen e gjethit mes erës,

Po drurët m’u vodhën, s’më treguan/shpirtin,

...Thash të çaja gjoksin e erës netësh

dimërore që dilnin prej territ,

Po s’më lanë vetëtimat të vazhdoja

linçimin e erës.

Poeti e ka pasuruarë, gjallëruar vargun, poezinë e tij duke krijuar pika individualitetit të veçanta, të palëvruara nga poet të tjerë.

“-Poezia e tij{Niko Kacalidha}po aq sa rrugëtimi i tij njerëzor, bëjnë pjesë në historinë e re, asaj që i përket e ardhmja të gadishullit ballkanik.” [28]


Disa përfundime që rrjedhin nga analiza letrare që shtjellova si lëndë poetike nga dy veprat e poetit Niko Kacalidha.

a-Poeti Niko Kacalidha ka prurë frymë, forma dhe përmbajtje të reja në poezinë shqipe!

b-N.Kacalidha është poet modern, si individualitet i përveçëm,që nuk imiton dhe as krijonë si shumë poet të tjerë.

c-Krijimtaria e N.Kacalidhës është një gjerdan ngjyrash dhe tematike të pa lëvruar më parë.

d-Poeti ka karakterin e tij krijues dhe si Personazh!

e-Deri më sot nuk gjejmë një të dytë poet që ti përafrohet N.Kacalidha.

f-Poeti N.Kacalidha bënë pjesë në Poetët Elitar!



Literaturë e Konsultuar.

-Dy vëllimet poetike të poetit N.Kacalidha.

-Gjovalin Shkurtaj, “Si të shkruajmë SHQIP”,Shtëpia Botuese “TOENA”,Tiranë 2008

-Rexhep Qosja, “Historia e letërsisë Shqipe”, vëllimi i parë dhe dytë, botime “Toena”, Tiranë viti 2000.

-Arqile Gjata,” Trokas me ligjerime“, Shtëpia Botuese “Milosao”…Sarandë 2018

-Valter Memisha “Studime për Fjalën Shqipe”, shtëpia botuese “botaart”, Tiranë 2011

-KËRKIME GJUHËSORE,vëllimi i 3-të, Koferencë shkencore ndërkombëtare mbajtur më 11 Korrik 2014.

Qendra e studimeve Albanologjike.

[1] [2] botuar respektivisht në vitin 2004 dhe 2006 nga Shtëpit Botuese TOENA dhe ONUFRI[2]. [3] Niko Kacalidha, vëllimi poetik Pagzimi Zogjve, Shtëpia Botuese ”ONOFRI”,viti 2006,f,6 [4] [5] [6] .”Pagëzimi i zogjve”,f13 [7] [8] ”Vëllimi poetik Eliksiri i gurit, Shtëpia botuese TOENA, 2004, Tiranë, f,33 [9] Nga vëllimi poetik “Pagëzimi i zogjve”, Shtëpia Botuese TOENA, Tiranë, 2004. [10] -Rexhep Qosja, ,Historia e letërsisë Shqipe, vëllimi i parë, botime TOENA, viti 2000, f,318 [11] po aty,f,7 [12] ,f,117 [13] ,f,140. “Golgota e gjinjëve”,f,33 [14] f,100 [15] ,f,13-47 [16] “Eliksi I gurit”,f, 131-163 [17] f,10 [18] f,130,”Eliksiri i gurit” [19] [20] “Pagëzimi i zogjve”,f,129 [21] f,131 “ [22] f,33 [23] f, 228 [24] Eliksiri,f,229 [25] Eliksiri i gurit,f,206 [26] f,147 [27] f,21 [28] Vëllimi poetik Pagëzimi i zogjve, TOENA, viti,2006, f,6

14 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page