
Tek të kam e tek më ke,
unë këtu, ti larg atje,
as të shoh e as më sheh,
vallë ke ikur përmbi re?!
Shoqja-shoqen ndjejnë zëmrat,
pran`e pranë të sjellin ëndrrat.
Vitet ikën, unë kot i ngas,
oh, për ty, do qaj, do plas…!
Unë qaj këtu... ti qan atje…
Më kërkon e më s`më ke,
ku më humbe e si të humba?
Jetët vrarë si me plumba…
Zëmra ime mbet e mjerë.
Nuk më zbutet shpirti vrer.
Ta dish mirë o jeta ime,
s`shtyhen ditët me kujtime!
Ti zgjat dorën ndër kujtime,
flokëve thellë dhe gushës sime.
Kohërat, kërkon t’i afrosh;
brenda gjoksit t’më shtrëngosh.
Zgjohem, zgjohesh ndër agime…
Me mall shumë e lot ndër sy.
Veç në ëndrra, dhe kujtime,
më puth mua, e të puth ty.
Kur rrjedh loti, ndez një mall,
dhe përtërin këtë dashuri.
Aq sa të shkundet det e mal;
do të puthemi unë e ti.
Rendin vitet e shpresa rritet;
për një puthje thjesht mbi buzë…
Mirëpo s`mundet të arrihet;
sepse jeta na përbuz!
Mbaje zjarrin brenda lotit,
po ashtu dhe unë si ti.
Kur të vijë fund` i motit,
ndoshta jemi gji më gji!
Ndjenjat, puthjet njëri-tjetrit
larg nga larg po ia dhurojmë.
Vjen zhgënjimi rreth pasionit,
vetëm qajmë e më s’durojmë.
O dashuri, pse s`flet njëherë?!
ti je ndjenjë, përse nuk flet?
Oh, ti je aq shumë e thellë;
vjen çdo natë e më gërget!
Ky moment vjen si pranverë,
gjithë blerimin ma përqas!
Gjinjtë ndezur mban ngaherë,
zjarr’ i saj zëmër plot gaz…
Në çdo agim me prush në gji,
Vjen kjo ndjenjë plot ëmbëlsi.
Në mot me shi e në të ftohtë
Ësht’ e ëmbël, zjarr e ngrohtë.
Fshehur mbetën sa shumë gjëra,
në tëndin gji ashtu në timin!
Kohës i lutesh, dhe i thua: