Tomor Alizoti ka treguar shumë dobësi gjatë kësaj periudhe. Shumë ma kishin lavdëruar, dhe për hir të opinioneve pozitive të miqve të mi, nuk kam komentuar. Ama, më bëri shumë përshtypje kur Alizoti, pikërisht ai që shumë e quajnë të djathtë të mirëfilltë dhe të persekutuar politik, ndenji në krahë të Bashës. Disa thanë se ndenji për pragmatizëm. Unë them se ishte i dobët.
Tashti paska dalë dhe thotë nuk është me asnjërin, as me Bashën e as me Berishën, dhe se është i shqetësuar nga fakti që keq të shkosh, e keq të mos shkosh në foltore. Domethënë as mish, as peshk!!! Kjo tregon dobesi totale.
Shumë deputet dhe anëtar të PD-së janë pozicionuar shumë fuqishëm, shumica në krahë të Berishës. Po dhe ata që janë rrjeshtuar me Bashën, kanë treguar guxim në vendimin e tyre.
Eshtë koha për PD-ista me karakter të fortë, që mbajnë qëndrime për parime, pa j'u trembur asgjëje. E pra, Alizoti nuk bën pjesë në këtë grup.
Ata që pretendojnë se Alizoti mund të jetë kandidat i mundshëm për Pd-në, duhet të kuptojnë se liderat e tregojnë veten në ditë të vështira. Tomor Alizoti e tregoi kapacitetin e tij.
P.s. Për ata që thonë se gabohem në gjykimin tim për Alizotin, dua t'ju them se rrallë më ka lënë intuita në baltë.
Update: Ja ta qartësoj pak për ata që s'po më kuptojnë:
Alizoti thërret "Në anije ka rrënë zjarri". Në fakt zjarri ka gati dy muaj që ka rënë, që dmth po te prisnim të gjithë për Alizotin të kujtohej të vepronte & të ngrinte alarmin, do ishim mbytur e djegur me gjithë anije.
Mos më keqkuptoni, Alizoti mund të jetë aset për PD-ne, por kursesi lider.
I qëndroj çdo fjale që kam thënë më lart.
Comments