JA PSE SHKRUAJ NDONJË VJERSHË
Mos u trishto. S' jam i vetmi burrë,
humbas e tretem edhe unë mes vargjesh.
Muza është stuhi e bujë,
dashuri e ujvarë pragjesh.
Mos u trishto. Përjetoj çdo stinë,
përzjej barin me yllëzime.
Fshehurazi teje thurr ndonjë trill,
dashuria belbëzon e me trillime...
Mos u trishto. Në ik larg teje,
s’jam i vetmi që jap fjalën e kthimit.
Kur shkrepëtin hyj mes dy reve,
jam gjethe që s'kalbem sado i gjatë dimri.
Mos u trishto. Ka rrugë prej ajri,
rrugë të ujshme, me akull e borë.
Por unë, (s'kam frikë!), i grah e një kali,
mjafton të mbrrij edhe natën vonë.
Mos u trishto. Rrugëve që kam grahur,
dashurinë s'ma ftohu er' e acar.
Më shumë, se cilëndo, ty të kam dashur,
prandaj s’mungoj! Mos mbetesh imazh!…
Comments