top of page

Ja pse do të fitojë Luçiano Boçi...


Ja pse do të fitojë Luçiano Boçi në Elbasan

Nga Petrit Shahini


Që në momentin kur Profesor Dr. Luçiano Boçi shpalli kandidaturën e tij për Kryetar të Bashkisë së Elbasanit, zërat që më erdhën nga Elbasani dhe rrethinat e tij theksonin fitoren e tij të padiskutueshme. Unë kam studiuar në Elbasan, kam punuar në disa detyra mjaft të rëndësishme dhe kam lidhje të hershme me këtë zonë. Kam qenë student në vitet më të rëndësishme të Demokracisë shqiptare dhe si i tillë kam parë nga afër talentin, përkushtimin dhe aftësitë drejtuese të një Pedagogu mjaft efikas dhe të dashur me studentët, sikurse ishte Profesor Boçi. Kësisoj kam dhe mbaj lidhje të fuqishme me këtë qytet të arsimit dhe dijes. Të majtët, që janë në rrethin tim miqësor shprehen se tashmë kanë filluar jo më ethet e humbjes në PS, por drithmat edhe tek ata që janë në stafin e kandidatit të PS, që më thonë se është i emëruari i Kryeministrit nga zgjedhjet e kaluara pa konkurrent. Miqtë e të afërmit e mi të shumtë në këtë qytet më shprehen kështu „Luçi është jo vetëm i aftë për këtë post, por ai gëzon respekt të mbarë qytetarëve elbasanas e më gjerë“.

Dhe unë e di pse ai do të fitojë. Do të fitojë se Profesor Dr. Luçiano Boçi e do Elbasanin dhe i detyrohet shumë qytetarëve të tij, ndaj vetë ata besojnë tek ai se qyteti me të do të krijojë për herë të parë në këta vite një fizionomi të re. Kjo është e lidhur me faktin se ai lindur dhe studiuar aty, miqtë dhe familja e tij janë aty. Dhe ai dëshiron që ata të qëndrojnë në Elbasan. Por ai është i shqetësuar për apatinë, pasigurinë dhe dëshpërimin e njerëzve. Ata nuk besojnë se asgjë varet prej tyre dhe për këtë arsye nuk dalin të votojnë. Dhe është e rëndësishme që ata të kuptojnë se mund ta thyejnë vetë këtë status quo, duke rikrijuar një besim të plotë si majtas e djathtas tek një figurë që më shumë jep, se sa të mendoj të marë, pasi ka dhënë prova gjithnjë dhe gjthmonë, edhe kur fitoi votat mjaft të konsiderueshme që e bënë deputetin më të votuar.


Unë e konsideroj fitoren e tij sepse, Profesor Dr. Luçiano Boçi është mjaft i aftë dhe i vendosur për të realizuar këtë ndryshim. Dhe këtë ndryshim ai do ta fillojë nga administrata, ku tani zëri i njerëzve të Elbasanit nuk dëgjohet. Këshilli bashkiak publikon një rend dite dhe ditën e mbledhjes futen pika të reja dhe merren vendime të rëndësishme me nxitim dhe pa diskutim. Kryetari mund t'i kthejë, por rrallëherë e bën. Prandaj Profesor Dr. Luçiano Boçi propozon që vota e panumëruar në këshill t'i takojë banorëve të Elbasanit. Kjo mund të ndodhë përmes votimit elektronik, i cili është një formë e lirë dhe efektive e reagimit dhe kontrollit të qytetarëve, për të cilën Profesor Dr. Luçiano Boçi ka vënë shpirtin e tij dhe angazhimin total intelektual. E ka parë të aplikuar në institucionin ku ka vënë tërë angazhimin e tij dhe ka qenë i angazhuar në programin e forcës politike që përfaqëson për të dëgjuar edhe mendimin e mësuesve dhe prindërve. Mendoj se kjo ide e Profesor Dr. Luçiano Boçit do të funksionojë mirë edhe në Elbasan.

Pse mendoj se bëhet me këtë më e mira e më e duhura? Kjo sepse Profesor Dr. Luçiano Boçi tashmë ka theksuar mjaft qartë: Mjafton që këshilli bashkiak të publikojë rendin e ditës të paktën një javë përpara, të mos lejojë pika të reja në të dhe para votimit të marrë parasysh se sa përqind e qytetarëve janë "pro" dhe "kundër" një projektvendimi të caktuar. Atëherë këshilltarët vështirë se do të pranonin vendime që populli nuk i donte dhe nëse do të pranonin, të mbështetur nga banorët e Elbasanit, kryetari i bashkisë do t'i kthente lehtësisht. Ndaj Profesor Dr. Luçiano Boçi thekson se gjatë zgjidhjes së çdo problemi specifik urban, ai duhet të përdorë grupe ekspertësh, ku duhet të përfshihen të paktën dy specialistë nga qytetarët e prekur.

Një tjetër ndryshim i domosdoshëm është ndarja e këshillit publik për kryetarin e bashkisë në borde tematike, anëtarët e të cilëve i japin një vlerësim kryetarit një herë në vit, një gjë që aplikohet për herë të parë dhe mjaft domosdoshmërisht nga Profesor Dr. Luçiano Boçi. Ideja e tij është konsumuar në një takim me studentët ai i admiron aq shumë. Një vlerësim të tillë duhet ta marrin nga qytetarët dhe punonjësit në administratë, ka theksuar Profesor Dr. Luçiano Boçi.

Për herë të parë ai ka theksuar se do të ketë dhe standarte intelektuale që do të thjeshtojnë mundësitë se si do t'i vlerësojnë njerëzit zyrtarët. Dhe kjo do të bëhet që nga marrja parasysh e mendimit të tyre në vërtetimin e punonjësve, ku dhe shërbimet elektronike janë gjithashtu një formë kontrolli. Sipas Boçit ato duhet të shumëfishohen, por edhe të ofrojnë mundësinë që aktualisht mungon për njerëzit që të ndjekin ecurinë e dosjeve dhe ankesave të tyre në kohë reale. Kjo nuk kërkon shumë para, por organizim. E njëjta gjë vlen edhe për orarin e punës së Bashkisë ka shtuar Kandidati për Bashkinë e Elbasanit. Aktualisht kopjon atë të njerëzve që punojnë, kështu që duhet të ndryshojë, të bëhet fleksibël dhe i përshtatshëm për të gjithë. Në administratat rajonale është e nevojshme që të ketë punonjës të përgatitur mirë, të cilët mund të drejtojnë në mënyrë efektive qytetarët dhe të ndihmojnë personat me aftësi të kufizuara. Dhe kryetari duhet të jetë mes njerëzve. Prandaj Profesor Dr. Luçiano Boçi premton, nëse bëhem kryetar bashkie, do të kemi ditë pritjeje edhe në rajone. Mjafton të dëgjojmë këtë: „Nuk është rastësi që e nisa fushatën time në këtë situatë të vështirë. Nuk kam turp të eci dhe të shikoj në sy bashkëqytetarët e mi. Unë dua që ata të më besojnë dhe të punojnë së bashku. Vetëm kështu do të zgjidhim problemet e qytetit të grumbulluara ndër vite.“

Kur pala kundërshtare e majtë merret me fasade dhe harxhime të kota të fondeve Profesor Dr. Luçiano Boçi me fakte dhe projekte konkrete shtron zgjidhje afatshkurtra dhe emergjente, por edhe afatgjata për problemet e Elbasanit.

Ja zëri i tij i qetë, i dashur dhe intelektual, që e bën atë të besueshëm dhe fitues njëkohësisht: - Jemi mësuar të flasim për infrastrukturë. Por anketa jonë mes banorëve të Elbasanit tregoi se ata vendosin në vend të parë stagnimin në ekonomi, në vend të dytë daljen e të rinjve nga qyteti, në vendin e tretë sigurinë dhe në të katërtin infrastrukturën. Për zgjidhjen e këtyre problemeve duhet planifikuar dhe renditur prioritetet, gjë që sërish duhet bërë me ndihmën e qytetarëve.

Dhe kështu për stagnimin në ekonomi, ai ka një zgjidhje, pasi shprehet se - Zgjidhja është para syve tanë. Kemi Universitetin, gjithashtu edhe instutucionet e tjera. Shkenca dhe biznesi duhet të lidhen në zhvillimin e teknologjive dhe inovacioneve të reja. Ky është çelësi i zhvillimit strategjik të Elbasanit, i cili do t'i mbajë të rinjtë në shtëpi.

Zhvillimi i turizmit i prezantuar para elbasanasve mbetet gjithashtu mes asaj që duhet ribërë dhe asaj që na japin vlerat si prioritete natyrore. Nuk dua që Gjinari të bëhet si një vend vetëm për jetesë e minijetësë, por një vend i denjë turistik! Elbasani i ka të gjitha parakushtet për të qenë edhe një qytet i turizmit shëndetësor. Edhe perandorët romakë zbuluan vetitë shëruese të burimeve tona termale, ne kemi një bazë të mirë hotelerie, një spital të teknologjisë së lartë, një fakultet infermierie, një mundësi për formatin rehabilitues dhe fizioterapistë dhe mundësinë për të trajtuar qytetarët e tjerë përmes shëndetit. Fondi? Ky është një shans ideal për të zgjatur sezonin në 8 muaj. Por që e gjithë kjo të ndodhë, kryetari duhet të jetë aktiv dhe të ketë kapacitete të mira administrative. Në Elbasan, ai nuk është në nivel. Profesor Dr. Luçiano Boçi jep një shembull, që është fakt prej një viti që të ashtuquajturat investime janë vetëm në duart e të pëlqyerve të të majtës, por që sipas tij bashkia, kompanitë, apo partneritetet publiko-private mund të aplikojnë drejtpërdrejt me projekte investimi, pa pasur nevojë të marin ngjyrime. Nuk ka ende asnjë ofertë nga qyteti ynë, ka theksuar Profesor Dr. Luçiano Boçi që të fillohet me një frymë të tillë. Sipas tij është imperative që të ketë një fond të tillë, pasi Ministria e Shëndetësisë gjithnjë duhet të prezantojë një ndarje të paketave të kujdesit shëndetësor në bazë dhe shtesë. Si intelektual, dhe si opozitar, ish-deputet i Parlamentit të sunduar nga e majta, ai mendon se kjo është e padrejtë. Duhet të jetë dhe ajo që quhet paketa e dytë. Paketa e dytë do të tarifohet ekstra. Shumë njerëz nuk do të jenë në gjendje të paguajnë, jo sepse nuk duan, por sepse nuk kanë mjete. Ne duhet t'i ndihmojmë ata, shton gjithnjë në planet, projektet dhe angazhimet e kësaj fushate zgjedhore, Profesor Dr. Luçiano Boçi.

Ndërsa i shkruajta këto që lart - përmenda, e kam parë dhe e kam ndjekur vetë me të gjitha mundësitë, kam pyetur sikurse thashë, kam komunikuar me miq e të afërm, e kam ndjekur në Pallatin e Lojërave me Dorë të qytetit të Elbasanit në krah të liderëve të Opozitës, e kam vëzhguar në takime, ecje, kafe me miq e kolegë, shokë e qytetarë dhe kam parë se ai është një vizionar i denjë për kreun e Bashkisë së Elbasanit. Le ta quajmë këtë mundësi timen, edhe si një „sondazh“ jozyrtar, ku natyrisht mund të kuptojmë se si duhet të jetë kryebashkiaku ideal, që propozon projekti i lartcituar me emrin intelektual akademik Profesor Dr. Luçiano Boçi.

Pra ja cili është kryetari ideal sipas meje dhe miqve të mi elbasanas? Ai është i sinqertë, i njeh nevojat e njerëzve, nuk është arrogant dhe nuk flet marrëzi. Këtë e tregon një sondazh i realizuar po fryrje dhe pa ndikime. Hulumtimi është kryer në periudhën e kandidimit, ndaj ata theksojnë se gjëja më e rëndësishme për votuesit është që kryetari i bashkisë të mos jetë i korruptuar. Miqtë e mi elbasanas, e sidomos të majtët që njoh unë, theksojnë se Boçi është i aftë që ta çojë vendbanimin e tyre drejt prosperitetit. Megjithatë, prioriteti i parë për ta është padyshim që kryetari të jetë i ndershëm. Një përqindje e madhe e tyre treguan se e renditën këtë karakteristikë të parën. Është gjithashtu e rëndësishme që ai të jetë punëtor, i arsimuar dhe të zgjedhë një ekip që e kupton punën. Gjithashtu, kryebashkiaku ideal ka guximin të bëjë ndryshime, është njerëzor, por edhe qëndron në këmbë për pozicionet e tij.

Duke përfunduar mund të them me kënqësi faktin se Profesor Dr. Luçiano Boçi është modeli dhe qyetari, intelektuali dhe akademiku, i afti dhe i duhuri për të drejtuar dhe rikthyer ftyrën e Elbasanit, ai që do të rikthejë dhe shpresat në këtë qytet të bukur në kërthizë të vendit.

183 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page