Ja cilat janë armët e suksesit të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit
Zhvillimet më të fundit në Kosovë, sjellin dhe ngacmojnë arësyen e pastër për të bërë krahasimin mes Kryeministrit z. Kurti dhe Presidentes së Kosovës Znj. Vjosa Osmani jo vetëm me paraardhësit e tyre në Kosovë por edhe me të gjithë shtetarët e politikanët e Shqipërisë të cilët në njëqind vite shtet nuk është se bënë gjënë e duhur për shtetin dhe as për shoqërinë në Shqipëri dhe as për cështjen gjithshqiptare në përgjithësi.
Kurti dhe Osmani sot në krye të Kosovës fatmirësisht është gjëja më e mirë e mundshme e cila duket, dhe kjo është falë patriotizmit, guximit e mëncurimit patriotik, intelektual e demokratik të popullit heroik të Kosovës i cili i zgjodhi dhe ua besoi atyre pushtetin.Kjo sot është alternativa më e mirë, e që nesër urojmë që të dalë e të vijë një politikë e një pushtet akoma edhe më i mirë.
Kurti dhe Osamani po sfidojnë jo vetëm politikën , fuqinë dhe diplomacinë antishqiptare sllavo-serbo-ruse por edhe atë europiane që janë pro asaj serbe e ruse.
Kjo sepse armët më të fuqishme të Kurtit e Osmanit janë morali dhe ndershmëria, sepse ata të dy nuk janë dhe as nuk korruptohen , dhe as nuk bëjnë lëshime e as nuk lëshojnë pe në dëm të interesit kombëtar për interesa personale sic kanë bërë të gjithë paraardhësit e tyre në Kosovë si dhe të gjitha regjimet politike në Shqipëri.
Arma tjetër e suksesit të Kurtit e Osmanit është patriotizmi i vërtetë , interesi kombëtar dhe Kosova mbi të gjitha e gjithcka.
Janë dy politikanët shqiptarë të cilët të parën kanë kombin shqiptar dhe Kosovën.
Arma e tretë e Kurtit e Osmanit është aftësia, llogaridhënia dhe përgjegjshmëria para Ligjit, Kushtetutës, Shtetit, Atdheut e Kombit, pra besnikëria ndaj interesit kombëtar dhe besnikëria para atdheut dhe elektoratit i cili ua ka besuar atyre pushtetin dhe drejtimin e shtetit të Kosovës.
I dashur Skënder,
Ju përshëndes dhe ju shtrëngoj dorën fort për vlerësimin e lartë që i bëni figurës së dy udhëheqësve të shquar të Republikës së Dardanisë, Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentes Vjosa Osmani. Pas provokimit të Serbisë fashiste më 24 shtator, këto dy figura të nderuara jo vetëm të Republikës së Dardanisë, por edhe të mbarë kombit shqiptar, i treguan gjithë opinionit publik ndërkombëtar se vendi që ata drejtojnë ka zot.
Ju uroj shëndet dhe të gjitha mbarësitë.
Eshref Ymeri
Kaliforni, 27 shttor 2023