top of page

Ivoni Reso shkrimtarja që u dhuroi Isa Boletinin edhe të vegjëlve


Ivoni Reso

Ivoni Reso shkrimtarja që u dhuroi Isa Boletinin edhe të vegjëlve

Dr Fatmir Terziu


Disa muaj më parë teksa po realizoja intervistën “Isa Boletini “Burri me qeleshe të bardhë” në muzeun britanik”duke shpallur për herë të parë detaje të rrëndësishme e të panjohura mes kujtesave të treguara nga Rabije Murati Rrahmani, mbesa e Isa Boletinit, dhe gjatë disa hulumtimeve në British Library u ndesha edhe me emrin e shkrimtares shqiptare, Ivoni Reso. Me këtë emër më lidhi natyrshëm një përkushtim i kësaj autoreje rreth figurës së Isa Boletinit. Ishte tregimi i saj “Isa Boletini në Londër” botuar në vitin 1978. Sipas kërkimeve të mëtejshme më tej mësova se tregimi i Resos ishte botuar në fillim në revistën “Fatosi” në numrin njëmbëdhjetë të saj, në faqet 10 dhe 11 në vitin 1978. Tregimi i autores shqiptare, Ivoni Reso, ishte një gërshetim idesh sipas një tregimi të botuar më parë nga shkrimtari Skënder Luarasi. Por, atë që ndjeva dhe më erdhi mirë ishte se tregimi i shkrimtares Ivoni Reso, gati përputhej tërësisht me atë që sqaronte intervista.

Tregimi i Ivoni Resos tregonte për figurën e Isa Boletinit, luftëtarit shqiptar të shquar për lirinë e Shqipërisë. Autorja në këtë tregim dekodon me mjeshtëri mesazhin e fuqishëm të luftëtarit për moshat e tjera duke u rrëfyer të vegjëlve, se emri i Isa Boletinit, si një trim i rrallë, i kishte kapërcyer kufijtë e atdheut të tij.

Dhe kështu këtë shkrimtare shqiptare, vec këtij fakti mund ta cilësojmë si një nga shkrimtaret më në zë që me mund e me djersë arriti të dekodojë mesazhe të fuqishme për moshën e ulët shkollore. Ajo solli në mesin e tyre tregime të tilla si “Brez pas brezi luftëtarë të lirisë”, kushtuar “Heroit të Popullit”, Sulejman Vokshi, “Kështu vdesim për Shqipërinë” etj duke u dhënë brezave mesazhe të qarta didaktike dhe edukuese. Në këtë vazhdimësi ajo botoi tregime të tilla si “Mos u nxito Endri”; “Natë dhe ditë”, “Nuk i lëshojmë trojet tona”, “Plumbat e grave shqiptare”, “Po ti C’bën’, “Te Rrapi në Mashkullorë’etj...

Tregimi “Plumbat e grave shqiptare”,mund të lexohet aktual edhe sot. Me një ndryshim në kohë dhe në hapësirë, mesazhi i këtij tregimi është shumë domethënës. Në qendër të tij është Shote Galica, me shokët e saj luftëtarë, në verën e vitit 1920. Tregimi bën fjalë për hakmarrjen e Shotës me shovinistët serbë, sidomos me shefin e xhandarmërisë së Mitrovicës, i cili e kishte mbushur kupën me krime kundër shqiptarëve.

Ndërkohë nuk mund të lë pa përmendur kujtimin e ndjeshëm dhe mbresëlënës të shkrimtares që flet për fatosat dhe pionierët e shkollës “Qamil Guranjaku” në Elbasan të titulluar “Punët e stinës në qytetin e bukës dhe të çelikut”.

Vazhdon...


124 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page