top of page

Italianët


Italianët

Astrit Lulushi


Italianët e sotëm në Itali janë gjenetikisht të largët me romakët e lashtë. Shumica e italianëve të shekullit të 21-të nuk janë të njëjtë me romakët. Sigurisht, shumë mund të kenë prejardhje romake, por jo prejardhje të pastër romake.

Në thelb, kjo është arsyeja: Që nga rënia e Romës, grupe të ndryshme, jo italiane filluan të shpërngulen në Itali, qofshin nga lindja apo perëndimi, gjermanë, shqiptarë, grekë apo arabë. Ata u përzien me popullsinë vendase gjatë brezave, gjë që pakësoi racën amtare latine. Në veri, italianët shpesh përzihen me Lombardët, ndërsa në jug, mund të shihni se ata janë të përzier shumë me grekë, shqiptarë, arabë etj.

Po si dukeshin romakët e vërtetë? Në përgjithësi kishin flokë dhe sy të errët e lëkurë të hapur. Ata ishin të shkurtër edhe për kohën, duke qenë rreth 1 m e 60 cm mesatarisht. Kishin "hundë romake" ose “hundë krenare” (me pak kurriz), si dhe vetulla dhe buzë unike.

Sigurisht që ka ende njerëz që duken kështu, por gjithnjë e më pak. Diçka ironike është se italianët amerikanë priren të kenë më shumë fenotipe romake, me gjasë sepse ata kanë emigruar në një kohë më të hershme.

Italianët sot kanë tipare të përzierë franceze, shqiptare, greke, spanjolle madje edhe britanike. Perandoria Romake dikur ishte e përhapur në gjysmën e Evropës.

13 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page