top of page

In memoriam,TAHIR BEJO


Përparim Hysi

KARAKTER (rrëfim) Nga Përparim Hysi Ka qenë dhjetor i vitit 1964, kur e njoha TAHIR BEJON. Mua më mboilizuan ushtar dhe më caktuan në një repart të ARTILERISË GREGDETARE,shtabi i të cilit qe në SHËNGJIN. Atë kohë,TAHIR BEJO, kishte gradën e majorit dhe kryente detyrën e shefit të shtabit. Shtabi qe goxha i kompletuar me oficera të të gjithë seksioneve,por në krye të shtabit qëndronin sipas shkallës në detyrë,komandanti,shefi i shtabit,shefi i aparatit politik dhe komisari. Komandanti,shefi i shtabit dhe ai i Aparatit politik,që të tre kishin gradën e majorit dhe që të tre,pas SHKOLLËS së BASHKUAR,qenë arsimuar në B.S. për ARTILERI BREGDETARE. Ne ,ushtarët e porsamobilzuar,si çdo ndryshim, e ndjemë vështirësinë e përshtatjes me rregullat e Ushtrisë që, për të thënë të vërtetën, ishin jo vetëm të rrepta,por kërkonin një disiplinë pak të"drunjtë" dhe,shpesh, jashtë logjikës. Ca rrregullorja dhe ca rreptësia që tregonin oficerët, en grup, e bënin jetën tonë më tepër se të ashpër. Ushtria,- mik vëllai,- thoshte komisari, është një marrëzi e domosdoshme." Këto fjalë,- shtonte mandej,- i ka thënë një gjeneral i zoti që ju,si me shkollë që jini,e njihni: i ka thënë NAPOLEONI,- tha ai. Dhe më tej: nuk ka as logjikë dhe as arsyetim. Rregulli nr.1:" Zbato urdhërin dhe, mandej, dil në raport". Ky slogan kish zënë vend jo vetëm në rregulloret,por ca më tepër në mendësinë e oficerëve. Kish prej tyre,krejt të pazotë që e interpetonin rregulloren "banalisht,si:" Unë të urdhëroj ty,shoku ushtar, që hidhu në det (se pesë metro më tej qe deti) dhe ti do hidhesh se nuk ban, or taj,- thoshte një oficer nga Veriu dhe mbytesh apo nuk mbytesh asht punë për ty. Zbato urdhërin dhe,pastaj, dil në raport. Ky shtonte:- Ushtarit jepi bukë dhe hu. Bukën s'un ia ndalojsh,se ia ka dhënë Enver Hoxha,por hunin mos ia ndaj, or daj, se ta ban gjamën. Mund të vazhdoja dhe me plot"izma" të ushtrisë,por rrëfimi im ka tjetër qëllim. Vij me rrëfimin tim për t'ju treguar për një njeri me karakter të fortë; për një njeri që duhet marrë si një model që duhet ndjekur. Për një njeri që rrallë e gjen mes njerëzve. * * * Fati e deshi që TAHIR BEJON, majorin që kryente detyrën e shefit të shtabit, ta njoh më mirë nga gjithë ushtarët e tjerë (unë bëra trivjet ushttri), dhe, për fat të mirë timin, KOMADANTI I GRUPIT BREGDETAR,MAJORI IBRAHIM GANI, më futi në zyrën sekrete. Isha i vetmi ushtar (zyrtar) që dalloja nga oficerët e shtabit,vetëm se nuk merrja rrogë. Ndërsa bashkëshokët e mi hiqnin, pothuaj, të"zezat e ullirit"(kush ka bërë ushtrinë në forcat e Aritlerisë Bregdetare, më kupton mirë), unë u bëra zyrtar. Komandatit,Ibrahim Ganit, jo vetëm nuk ia harroj, por e kam mik edhe sot që është 90-vjeç.Përfitoj nga rasti që ta uroj që të jetojë një shekull! Shefi im direkt, qe shefi i shtabit,Major Tahir Bejo. I rreptë në kërkesa,por dhe i drejtë dhe i ndershëm. Ky kish mbaruar në Riga dhe,kur kthehej nga B.S.,bashkë me diplomën e ARTILIERIT BREGDETAR, solli në SHQIPËRI gruan ruse,TAMARËN,me të cilën atje lindi dhe një vajzë,SVETLLANËN. Atëhere(flitet para viteve '60-të) marëdhëniet me rusët qenë të ngrohta dhe familarisht u emërua në Sazan. Pak kohë kishte që qe transferuar në Shëngjin dhe në vitin 1964,TAHIR BEJO,qe 33-vjeç. I ri, tërë energji dhe, kur dilte me TAMARËN,qe çift që kishhe qejf t'i shikoje. Ai pak i zeshkët dhe me mustaqe ( nuk kam njohur tjetër se sa i shkonin mustaqet), ajo,bjonde, e re në atëkohë dhe qe si një tulipan nga HOLANDA. Për një përshtypje më përcaktuese, lexuesëve do t'u rekomandoja që le të kujtojnë Grigor Melehovin tek "Doni i qetë" për Tahirin dhe Larën tek "Doktor ZHivago" për Tamarën. Por,sado që kam shumë kujtime për Tahir Bejon (ka qenë dhe futbollist dhe me "Partizanin" për pak kohë), unë sot po e sjell si model karakteri. * * * NJë ditë prej ditësh, në zyrën sekrete ku punoja unë,ndryshe nga herët e tjera,shefi erdhi me Gjeneral HITO ÇAKON. Unë gati ngriva para këtij "mysafiri të rrezikshëm",nderova gati me mbytje:-Shoku gjeneral, ushtar Hysi...,por gjenerali më bëri me dorë,qetësohu dhe,sakaq u ul në karriken time. Seç folën me shefin, rusisht, dhe, pastaj, gjenerali u kthye në bazë. Tahir,- i tha,- ti akoma e ke atë gruan ruse? -Su urdhëron, shoku gjeneral,- u përgjigj i pezmatuar shefi im. -Ti,shoku ushtar, je komunist?- pyeti gjenerali - Jo,shoku gjeneral,- fola si i mbërdhihur unë (Organika e kërkonte komunist vendin tim dhe një komunist zëvendësova vetëm e vetëm nga IBRAHIM GANI). - Dëgjo,TAHIR,- vazhdoi gjenerali,- nëse kjo zyra sekrete digjet, nuk do thonë se e dogji ushtari që nuk është komunist dhe ti je komunit, por,së pari, e ke djegur ti që ke gruan ruse; pastaj ushtari dhe në fund unë,se kot nuk jam gjeneral. Aludimi qe pak si me të qeshur, por më shumë me të ngjeshur.U murrtye i shkreti shef,por dhe unë se më dhimbej. Por ndodh që historia vepron dhe pret me"gërshërë reshperi": i pari"zjarrin zyrës sekrete" ia vuri gjenerali,që i prenë kokën (dhe atij fare pa faj). Por nuk mbaron këtu historia me NJERIUN TAHIR BEJO. Unë u lirova në dhjetor të vitit 1967,por miqësia me shefin tim nuk u ndërpre. Çdo lexoni më poshtë, e kam nga goja e tij. * * * Më 21 gusht 1968,USHTRIA SOVJETIKE pushtoi Çekosllovakinë. Ne,shtabi i ofcerave, me të dhënat që na erdhën nga Ministria e Mbrojtjes, u mblodhëm për të parë,pak më"ushtarakisht" pushtimin.Pamë se si"radarët çekë" u kthyen përmbys dhe unë, duke e çmuar teknikisht, paskam thënë:" Ç' zbarkim i shkëlqyer që çekët i ka gjetur në gjumë!!! Nuk di se ç'thanë shokët e shtabit dhe dolëm me porosi të rrisim vigjelencën dhe reparti të kalojë në gatishmëri nr.1. Pa u ftohur urdhëri që u shpërnda nëpër nënreparte,mbrrit fonogrami:-TAHIR BEJO të paraqitet tek sh.HYSNI KAPO (atëherë dhe KOMISAR I USHTRISË). E ndjeva veten si në gjemba dhe mendja më rrinte veç tek ajo" e ke gruan ruse". U nisa tërë stres për Tiranë. Kur shkova në Komitet Qendror dhe po drejtohesha për tek zyra e HYSNI Kapos,përpara (si një ogur i bardhë,për mua) më doli këshilltari ushtarak,i miri XHHAFERR MATUKA që më tha:- Tahir,se ç'ke"lehur" për Çekosllovakinë?!!! Kaq nuk qe pak që të mbulonin djersët e ftohta. Domethënë,"sytë e veshtë e mbretit" e kishin bërë punën e tyre, më shpejt se të ftohej pilafi.Por jo çdo e keqe,është plotësisht e keqe. Shoh që krahas meje edhe dy dëshmitarë të atij" zbarkimi të shkëlqyer": njëri prej tyre,shefi i zbulimit (ky e kish zbuluar "agjentin rus,Tahir Bejo!!!) dhe tjetri,një komandant i një nënreparti. Tek HYSNI KAPO,ndryshe nga sa prisja, ballafaqimi u bë tresh. Së pari, u pyet"informatori" që me"pathos patriotik",tha:- Po e ka vlersue në shkallën më të naltë atë pushtim të fashistëve rus! Dëshmi më të flliqur e më të ligë nuk kishe ku gjeje. I dyti u pyet, i riu: Ky,epo kudo ka burra me karakter,deklaroi:- Shefi i Shtabit e çmoi pushtimin me syrin e një ushtaraku që njeh artin luftarak. I mbaj mend mirë fjalët e Shefit të shtabit.Ai tha:" Ç'zbarkim të shkëlqyer që kanë bërë rusët.Por çekët i zunë gjumë. Le ta provonin në Shqipëri dhe këtu do t'i linin kokat e desantëve!!! Sa dëgjova pohimin e tij,- tha Tahiri,- isha gatti të vija e ta puthja. Hysni Kapoja ( me siguri, kish vjelë dhe burime të tjera) pasi i nxori jashtë dëshmitarët, më mbajti aty. Më tha:- Qysh tani do shkosh në organizatën e partisë dhe do e dorëzosh testën e partisë. Pas dy ditësh,do lësh Shëngjinin dhe me shërbim do shkosh në Laç. Do mbetsesh oficer,por si instruktor në shkollat e mesme. Dhe në Laç shkova e takova unë. Atje më tregoi për"zbarkimin e shkëlqyer" dhe,pasi hëngrëm një drekë,u ndamë për t'u riparë. Dhe unë e dija,por dhe ai ma tha me gojë,që survejohej. Ndodhi që vëllai i TAMARËS qenkej shpallur kampion bote në hedhjen me parashutë dhe,në gjuhën ushtarake,sdado sportiv, supozohej që do ishte "desanti i parë që zbarkonte në SHQIPËRI dhe ashtu si "deles së zezë që i ngjiten rrodhet",TAHIR BEJON e zhveshën si ushtarak dhe e çuan punëtor në ngarkim-shkarkim në stacionin e trenit në Laç. Tamarën e pushuan nga puna si mësuese rusishteje, por TAHIR BEJO nuk u dorëzua.Nuk e ndau gruan e tij që e dashuroi që në rini.

Punëtor punoi dhe,kur erdh demokracia dhe u hapër rrugët e emigracionit, familjarisht iku në RUSI. Mjerisht atje dhe vdiq në vitin 2004 dhe e la me gojë që të varrosej në Shqipëri,se TAHIR BEJO "ishte agjent rus" dhe njerëz si TAHIR BEJO janë të rrallë. * * * Epilog E bëra këtë shkrim vetëm e vetëm për t'i dhënë përgjigje, një debati mes miqësh dhe si,parashkrim, për librin ""Të penguarat " që ka shkruar apo është si skenarist,ISMAIL KADARE. Se,vertikalisht, pashë që emri i TAMARA BEJOS nuk lakohej dhe,nga ana tjetër,për të treguar se njerëzit me karakter të fortë,sado që u rrezikohet konforti,e ardhmja, karriera,për asnjë arsye nuk i ndajnë gratë.Në gjykimin tim, kushdo që ndau gratë (vetëm e vetëm se ishin të huaja dhe ca më shumë:ruse), për mua është pa karakter dhe si mësues që kam qenë,po përdor një masë disiplinore të shkollës:- Secilit prej tyre i kamthyer"notën në sjellje". Kanë braktisur gratë (me to kanë patur dhe fëmijë),vetëm e vetëm për të ruajtur"bythën e tyre". Myzeqarët ku kam lindur dhe kam jetuar,për të tillët thonë:- I bëri rrëke bythës! S'ka batutë më fyese që të tillët e meritojnë. Ndaj e solla NJERIUN TAHIR BEJO! Prehu i qetë, o NJERI me shpirt të bukur! Veç TAMARËS( nuk e di në rron?),Svjetllanës e Sokolit(fëmijët e të ndjerit),kurrë nuk të harroj unë.

Tiranë, 2 dhjetor 2020

24 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page