top of page

In memoriam, DURO MUSTAFAI


Edhe unë "kam qenë në KUBË"?!!! (ese)



Nga Përparim Hysi


DURO MUSTAFAI, u nda nga jeta më 22 dhjetor 2019. Pra, për një muaj bën vitin. Por,sado që është ndarë nga jeta,DURO MUSTAFAI, rron tek të gjithë ata që e kanë njohur. Kjo njohje zë e rritë amplitudën e saj,se DURO MUSTAFAI rron përmjet veprave që ka botuar. Jo vetëm kaq, DURO MUSTAFAI, në makazinën e tij krijuese ka lënë shumë shkrime me vlerë që nuk arriti t'i botojë për arsye subjektive.Është fat i bardhë për të, që djali i tij,ALQI(kot nuk thonë që pema bie nënë pemë), po i nxjerrë nga"sepetet" dhe me syrin e një redaktori serioz po i boton si një amanet i bukur i një biri,para babait. Është shumë domethënëse kjo që shkruaj për ALQIN, djalin e DUROS. Këtë kujdesje e kam njohur dhe tek ILINDEN SPASSE, djali i STERIO SPASSES. E lakoj këtë kujdesje si një premtim të bukur në raportet baba-bir, se, siç vihet re (dhe është për të ardhur keq), këto mardhënie, të kondicionuara dhe nga"ftohja polare made in covid",po përkeqësohen aq sa përfundojnë në ato kronikat dramatike"shihemi në gjyq". Është vendi ta theksoj me të madhe: " Rofshin fëmijët që nderojnë në gjallje,po se po, por dhe atëherë kur prindërit kanë shkuar në amshim!"

* * *

DURO MUSTFANË unë e kam patur mik dhe e ndjej si detyrim për të folur për këtë libër"KUBA siç nuk e kemi njohur". Por para se të flas për përshtypjet e mia për librin"postum" të DUROS, dua shkurt të flasë për biografinë e tij.Nëse DURO MUSTAFAI jetoi deri 86-vjeç,mbi 70-vjet të tij i ka kaluar përmjet letërsisë (prozë e poezi) dhe,ca më shumë,përmjet gazetarisë. E ka filluar gazetarinë nga viti 1968 dhe e vazhdoi deri sa u nda nga jeta. Ka qenë kryeredaktor i "Dritës" dhe,veç saj,si gazetar në gazetën "Zëri i popullit". Edhe,kur doli në pension,në vitin 1993,punoi si Kryeredaktor në gazetën"Shqipëria"(dilte për diasporën dhe qe organ i Ministrisë së punëve të jashtme).Për disa vite ka qenë pedagog i jashtëm në Degën e gazetarisë pranë UNUVERSITETIT të TIRANËS. Për 14-vjet me radhë ,ka qenë kryeredaktor i gazetës "Hora" dhe,kur me inisiativën e tij,kjo u kthye në revistë , si organ periodik i SHoqatës Atdhetare Kulturore të VRANISHTIT të VLORËS. Duhet theksuar se ky organ që kish një kryeredaktor si DURO MUSTAFAI u bë pronë jo vetëm i vranishiotëve,por dhe më tej dhe është vendi të theksoj:VRANISHTI,nëse u përjetua në gjithë dinamikën e tij, veç DUROS duhet t'i shprehë mirënjohjen donatorit- mecenat, Inxhinierit BESNIK RESHAT HASANI nga VRANISHTI që kurrë nuk nguroi të"shkundte xhepat e tij prej bujari", për këtë gazetë që u kthye në revistë (botim geenes ku një fshat të ketë faqen e vetë të ndritur në analet e shtypit). Sado që DURO MUSTAFAI thoshte me goën e tij që"unë jam gazetar", dua të theksoj se DURO MUSTAFAI është shkrimtar, është poet dhe,veç këtyre dy dhuntive që i pranonte me"prudencë",ai, ka qenë skenarist i disa dokumentarëve,por dhe skenarist i flimit artistik" Gunat mbi tela"ku evidentohet LUFTA HEROIKE e VLORËS. Është me interes për lexuesit se,DURO MUSTAFAI,qysh i ri ,vetëm nga mbresat që voli nga një kosovar i arratisur, arriti të shkroi novelën e gjatë"Nën qiellin e Prishtinës" Vlen të theksohet se këtë novelë e ripa dhe e plotësoi në vitin 2008(nën dritën e fakteve të reja). Ngaqë jam pak intim në veprën më lart, dua të përkujtoj kosovarin e ndershëm dhe mësuesin po aq të përkushtuar,të ndjerin IDRIZ BËRDYNA që shërbeu si burim për veprën "Nën qiellin e PRISHTINËS". Ja dhe disa botime të tjera nga DURO MUSTAFAI:1.Edhe ti do të bëhesh gjysh(2002 dhe ribotuar në 2014).2.Vranishti në sytë e mi(2006) 3.Ishte babai(rrëfime për jetën e një atdhetari(2008).4.Fëmijët që do të bëhen gjyshër(2009)5. Ne, gazetarët e atyre viteve(2014). 6. Vranishti në shtëpitë tona(histori me fotografi,2017). 7.Qyteti i monumenteve- Vlora, histori me fotografi 2019). 8.Shokët që na u bënë vëllezër(2018). 9.Në mbrëmjen e jetës-të fshehta që flasin(2019). Me poezi:1.Udhëve të jetës sime(2008 dhe 2013) 2.Me sytë e një gruaje(2015) 3.Fytyra e vendlindjes(2016).

* * * Për punën sa profesionale dhe aq me përkushtim në gazetari,letërsi dhe si veprimtar shoqëror, DURO MUSTAFAI është nderuar me tri urdhëra"NAIM FRASHËRI" të klasit parë,të dytë dhe të tretë; ka fituar titullin"Mirënjohjae qytetit të VLORËS";"Personalitet i SHQUAR I LABËRISË" dhe "Qytetar Nderi i komunës HORË-VRANISHT". Kaq besoj që nuk janë pak dhe kjo e bën DURO MUSTAFANË që të rrojë përmjet veprave që ka lënë për lexuesit.

* * * Libri i parë,"postum" i DURO MUSTAFAIT është"KUBA siç nuk e kemi njohur". Gojarisht me DURON kishim folur për këtë libër dhe,pa modesti të rreme,ashtu si NIKO GJYZARI jam shtytësi që ky libër të dilte në dritë. Ma dhuroi librin ,ZONJA e tij e nderuar,SHEFIKATI apo KATI të cilës gjej rastin ta falnderoj që më hapi derën në këtë kohë kolere. Sado që në"vija të trasha" e dija përmbajtjen e librit, përsëri, pas leximit, them: - Sa të drejtë paska patur MAKSIM GORKI kur shkroi:"Sa libra lexon,aq dritare hap në pallatin e mendjes". Kështu ndodhi dhe me mua. Po të vini re, unë jo më kot nuk kam shkruar:"kam qenë në Kubë". Dhe para se të nënvizoj dhe të mbroj çfarë kam shkruar, u them lexusëve:"Në doni të njihni atë KUBËN revolucionare pragviteve '60-të,lexoni librin e DURO MUSTAFAIT dhe zëreni se kini qenë atje. Në"dritaren time made in KUBA", nga "dritarebërësi" DURO MUSTAFAI, mora vesh për herë të parë që FIDEL KASTRO qenka me origjinë spanjolle. Sado që janë të njohura për brezin e kohë sime,si:"Beteja në plazhin "Zhiron" apo në"Gjrin e derrave", unë përjetova nga afër,sikur qeshë atje, atë atmosferë revolucionare me parrullat:"KUBA,po e janki-no!"Patria o muerte-Vineçeremos". Aty mësova që KUBA ka dy male dhe,veç këtyre dy maleve, kish një të tretë që,sado metaforik,por i vërtetë:KUBA është një mal me sheqer (zëvendin e parë për pordhimin e sheqerit të botë) e,megjithatë, ky"sheqer është i hidhur" se nuk është aq e ëmbël jeta e kubanezëve.Sado që KUBA,kur e ka vizituar autori (në vitin 1962) qe vendi mik dhe SHQIPËRIA e asaj kohe ngrinte dolli për shëndetin e FIDEL KASTROS, DURO MUSTAFAI nuk ka zbukurar asgjë dhe e ka treguar realtietin ashtu siç ishte,Njerëz të qejfit he të punës. Fideli që pretendonte të ndërtonte socilaizmin,deklaronte që nuk ishte komunist. Ajo që të çuditë me FIDEL KASTRON është fakti shumë sinjifikativ: nuk e zhvillonte luftën e klasave as si ILIÇI,STALINI apo ENVERI. Fajtor qe individi. Familjarët nuk luftoheshin si këtu që masakroheshin me breza. Veç kësaj,FIDEL KASTRO lejonte ikjen e lirë të të gjithë kubanëve që nuk e pëlqenin regjimin. Majfton të deklaroheshin si atdhetarë që nuk do luftonin kundër vendit të tyre. Njëqind mijë të tillë u v endosën në Majami të Amerikës.Qe i deklaruar si katolik dhe KUBËN "revolucionare" në këto kohë e vizituan dy Papë të ROMËS,njëri pas tjetrit. Në Kubë,pothuajse, të gjithë kishin vetura,sado qenë mall stok nga koha e Batistës. Kubanët qenë shumë miqësorë me vizitorët dhe shumë vigjelentë ndaj jankive. Të obsesuar nga fjalimet e gjata se vuanin "sindromën e Stokholmit" nga fjalimet e FIDELIT (7 orë fjalim dhe pa letër). Ka momente në librër ku autori vuan atë sindromën e thënies"Kërcen prifti nga belaja". Sa e konsatatuan që ishte i huaj, nga Shqipëria mike, kërkon t'u mbate fjalim dhe"fjalimi të ishte i gjatë". S'kam si mos qëndroi tek ky pasazh,se si përkthenjës ka shërbyer, i ndjeri SEZAI SHYTI, që mbaroi pedagogjiken në Elbasan. Ka dhe pasazhe si"prerja në besë të HRUSHOVIT për raketat";aty mund të njihesh me burgun famkeq të GUATENAMOS mbi tokën kubane dhe, mund të vazhdoja me luftën të hapur e të fshehtë të jankive kundër kubanëve të lirë (të gjithë rrinin të armatosur; të qindrave tenatativave për të likujduar fizikisht nga CIA e dhe FBI,FIDEL KASTRON dhe asnjëherë nuk ia arritën qëllimit. Siç e shihni,dritarja që hapi "arkitekti i penës2,DURO MUSTAFAI në pallatin tim të mendjes u bë tepër e madhe. Sidoqoftë,duke e kujtuar me dhimbje, nuk i them dot lamtumirë! Unë e di mirë,se ALQI do"krrejë",kur thonë lebërit, shkrime të tjera dhe unë përsëri do takoj mikun tim që më donte dhe e doja. Si "kapar" për lexuesit dhe për t'u treguar atyre se ç'penë perfide kishte DURO MUSTAFAI, po u përcjellë vargjet e tij me katër rreshta:"Kubanët" "Një pëllëmbë ujë i ndanë nga jankitë Dhe sa një pëllëmbë qieilli kufijtë i kanë Por ata janë aq afër njëri-tjetrit Sa ç'është liria me skllavërinë pranë". Kini parasysh:janë shkruar në vitin 1962. Je i paharruar,DURO i dashur!

Tiranë, 21 nëntor 2020

28 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page