top of page

IKU PA QËNË PËR TË IKUR


Pajtim Çaushi

(në kujtim të nënës FETANETE për 19 vjetorin e largimit nga jeta)



Ikja e Nënës nga kjo botë erdhi papritur. Ishte mirë, kishte vetëm pak lëvizje sheqeri.

Kur u kthyem nga punët, nuk e gjetëm si përditë. I merreshin mend dhe fliste disi ndryshe. Zbritëm shkallët dhe hymë ne manxeto. Lëvizte në dhomë, por buza i kishte ikur pakëz mënjanë. Njoftuam mjekun. Erdhi pa u vonuar.

- I është rritur sheqeri dhe ka kaluar hemoragji cerebrale, tha e na porositi ta çonim në spital tē Sarandës.

U njoftuan gjithë vëllezërit. Erdhën po atë natë veç Velos që punonte në Greqi. Pamë gezim në sytë e nanë Fetes. Keshtu lumturohej kur mblidheshim bashkê. Kujtuam se e kaloi të keqen.

Për të qënë të sinqertë, qemë të paditur në atë kohë për shenjat e pasojat e diabetit.

Ajo lēvizte nëpër shtëpi. Edhe gatoi diçka me nuset. Na kujtohet mirë, mori edhe një gotë pije. Pas buke ndezi edhe nje cigare. Pas kësaj vumë re që fjalet filloi prape të mos i artikulonte qartē.

Të nesermen heret e çuam me taksi ne spitalin e Sarandes. Ishte java e dyte e gushtit. Qendroi ne spital dhjetë ditë. I qendruam pranë të gjithë, veças Eqeremi, Nexhi, Baftjari e Martha që banonin ne Ksamil e Sarandë.

Nëna kërkoi edhe Velon. Ai erdhi bashkë me Netën dhe nuk iu ndanë derisa ndërroi jetë në mengjesin e 17 gushtit.

Hidherimi ishte i skajshëm. E humbëm edhe nënën pasi na kishte ikur babai ende i ri që në vitin 1978.

E percollëm nē banesën e fundit ne oren 11 te dates 18 gusht 2001. Para se ta mbulonim i puthem ballin e ftohtë. Zemra e saj e ngrohte kishte ngrire përjetë.

Ishte vetem 68 vjeç.

Fetanete Çaushi
















Shënim: pjesa eshte marre nga libri ÇAUSHAJT E KONISPOLIT, pjesa e parë; botim i vitit 2019

30 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page