top of page

“Iku nata aguen malet”


Iku nata aguen malet

F. Terziu

Kënga “Iku nata aguen malet” ishte kënga më e dashur e Isuf Myzyrit. Kjo këngë ishte dhe inspirim melodik për mjaft të tjera. Thuhej se ai këtë këngë e kishte përkushtim zemre. Një dedikim që shkonte përtej asaj që shprehte në realitet, por që e fshihte në brendësi të ndjenjave të tij. Ai e kishte si një ndikim të dyfishtë, inspirim dhe frymëzim rilindas, por dhe si një ngasje nga veprat e Naim Frashërit.

Sipas Artistit të Merituar, Mit’hat Stringa[1], në “krijimet e Isuf Myzyrit ndjehet ndikimi i poezisë së rilindësve shqiptarë”[2]. Në një lidhje më të madhe është ai ndikim, që vjen nga poezitë e potit të madh të kësaj epoke Naim Frashërit. Shokët dhe miqtë e tij kanë treguar se ai ishte mjaft i interesuar dhe i mësonte nga shokët e tij vjershat e Naimit. Ai thuajse i dinte të gjitha. I recitonte dhe i paraqiste me zell para të njohurve të besuar. Ishte mjaft pasionant në recitimin e vargjeve të Naimit.

Jetoi dhe krijoi në një mjedis të mbushur me turqizma. Ai kësisoj nuk mundi t’i largohej turqizmave. Ngjashëm me Nazim Frakullën dhe mjaft bejtexhinj të tjerë ai përdori përgjithësisht tetërrokëshin. Por kënga e tij “Midis vetullash ke një pikë mbeti që në krijimin si vjershë dhevjershërim e më pas si projekt kënge derisa ajo u realizua një bazë e mbështetur sipas modeleve të poezisë orientale[3]:

“Faqen kuq si shefteli,

buzën kuq si jesheboj,

ku t’ka lala moj kumri

pse s’më flet njëher’ me goj’” (I. Myzyri: “Midis vetullash ke një pikë”)

Ndryshe nga kënga e tij “Errësin e pyllit” ku ai përdori gjashtërrokëshin:

“Errësin e pyllit

Dëfrimi i njeriut

Porsi drit’ e yllit

E bija e bariut.” (I. Myzyri: “Errësin e pyllit”).

Tematika e këngëve të Isuf Myzyrit ishte e larmishme. Ai këndoi plot dinamizëm e ngazëllim për të ardhmen, ku ai besonte se do të ishte e mbarë dhe e begatë:

“Shyqyr goc’ po na vjen vera

Trandafili u zbukuru” (I. Myzyri: “Iku nata aguen malet”).

Një këngë mjaft domethënëse mbetet në krijimtarinë e Myzyrit kënga “Si mësova un’ garibi”. Ajo u shkrua dhe u realizua në kuadrin e një hapësire kohore 1938-139. Nuk dihen shkaqet e saj, por dihet që ishte kënga e tij e fundit. Por si melodi ai u mbështet tek kënga e tij, aq e bukur dhe e dashur prej tij “Iku nata aguen malet”.

Si mësova un’ garibi” Myzyri vjershëron i dëshpëruar. Aty ai pasqyron veten në mjerim e të sëmurë. Në këtë këngë i duket sikur i ka ardhur vdekja. Por në këngët e tjera ai është me një qasje të karakterit melodik dhe optimist. Kjo sikurse thoshte ai vinte nga frymëzimi për jetën, dashurinë. Kënga “Iku nata aguen malet” flet qartë. Edhe në moshë të vjetër ai bie në dashuri, dhe këtë e shpreh me teks e me vullnet:

I”ku nata aguen malet

ç’u gëlli e u bë sabah

eni, shokët e mi m’i qani hallet

n’pleqni o kam ran’ sevda”

Kjo këngë u bë një sipar i tillë edhe për Errësin e pyllit, “Dashnia si rrufe”, “Midis vetullash ke një pikë”.

[1] Mithat Stringa njeri i njohur i muzikës, dirigjent i shtëpisë së kulturës dhe një personalitet me aftësi të veçanta e mjaft dashamirës në promovimin e talentëve elbasanas si muzikanti i shquar, Rrustem Serica, vëllezërit Demir e Mehdi Zena e tj. [2] Stringa. M. (1982) Isuf Myzyri. Tiranë: “Mihal Duri”. [3] Krijimtaria dhe këngët e Isuf Myzyrit u përhapën në të gjithë vendin. Këngët e tij bënë jehonë brenda dhe jashtë Shqipërisë. Për shkak të ndikimit oriental në krijimtari, këngët e Isuf Myzyrit janë pritur me sukses të plotë në vendet turko-orientale. Sot krijimtaria e tij bën pjesë në fondin e artë të folklorit shqiptar. “Artisti i Merituar” Alfons Balliçi ka thënë, se “krijimtaria e Isuf Myzyrit u bazua në atë të popullit, meloditë e tij u bazuan në intonacionet popullore, gjithashtu vjershat e tij gjetën frymëzimin në popull”.

55 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page