II.- NE E DIMË KUSH JEMI!


Fahri Dahri, studiues

2.- Një dukuri e ndryshme në pamje, por e njëjtë në brendi.


Është një e vërtetë që na bën të jemi shumë krenar në atë që "vendasit" autoktonë Ballkanikë, historikisht kanë bashkëpunuar në të gjitha përballjet e armatosura kundër çdo pushtuesi ardhës në trojet e këtij Gadishulli. Është kjo një e dhënë historike që sqaron plotësisht dhe vërteton protobanorët e Gadishullit tonë.


Bashkëpunimi mes vendasve autoktonë ballkanikë, tregohet edhe në një shkrim të z. Elvi, botuar në gazetën "Zemra shqiptare", dt. 18/10/2020 me titull: "Komitët shqiptarë në foto dhe dëshmi të panjohura të fillimshekullit XX"


Bashkëpunimi "mes vëndasve" Ballkanikë, duhet lidhur me ngjarjet historike në kohën dhe rrethanat përkatëse, po ashtu nëpërmjet rrugës intuitive, studjuesit ndihmohen për të arritur në zbulimin e mashtrimeve dhe të fshehtat historike.


Shkëpusim një frazë nga shkrimi i z. Ervi, në artikullin e mësipërmë:

"... këta komitë krejtësisht të panjohur, që mbase të tillë do të vijojnë të mbeten sa u përket emrave dhe mbiemrave të tyre, po që gjithsesi mund të cilësohen si shqiptarë nga qeleshet që kanë krenarisht në kryet e tyre".


Në këtë rast, studjuesi përqëndrohet tek "qeleshja" nëpërmjet së cilës zbulon të fshehtën se në përbërjen e komitëve të fillimshekullit XX kishte dhe shqiptarë.


Nisur nga ky fakt, më duhet që të depërtoj edhe më thellë për të vërtetën historike. Nuk është e nevojshme të ndalemi në argumentin se sa të thella janë ndikimet e institucioneve fetare, të cilat me predikimet e tyre kanë arritur deri në tjetërsimin etnik të individëve dhe grupnjerëzve të ndryshëm, sepse një fakt i tillë është i provuar dhe i pranuar edhe prej vetë konvertuesave.


Ne, shoqëria e sotme njerëzore, e njohim të vërtetën që disa institucione fetare, ndryshe nga misionet e tyre, kanë kryer me mjete dhe metoda ndëshkuese detyrime të konvertimeve të besimeve "fetare". Këto fakte, na bëjnë të vetëdijshëm se në foton e paraqitur, të gjithë personat, "komitat" janë vendas autoktonë. Ecim më tej me gjykimin. Të cilësuarit e banorëve të Gadishullit Ballkanik "vendas", në ato periudha kur luftohej për mbrojtjen e territoreve nga pushtimi i të huajve, zbulohet e vërteta se pavarësisht nga efekt i konvertimeve fetare që disa quhen shqiptarë, disa maqedonas, disa serb, bullgarë apo grekë, janë të gjithë të etnisë iliro-thrake. Rezultati është i qartë: ardhësit luftonin kundër vendasve, në kërkim të zaptimit të trojeve të të tjerëve; vendasit luftonin kundër të huajve në mbrojtje të trojeve të tyre autoktone.

Pra vendasit, autoktonët ballkanikë të fiseve pellazge, iliro-thrakasit, shqiptarët luftonin kundër pushtuesve të huaj, që njihen nga historia.


Etnia jonë pellazgjike, më pas ilire, është sulmuar në vazhdimësi prej shteteve të huaj.

Tashmë gjithkush e ka informacionin se armiqësia e të tjerëve ndaj nesh qendron në "Nyjen Gordiane", e cila gjen mishërim tek "lidhja e vendosur, e pa tolerushme, e fortë e shqiptarëve me identitetin kombëtar të përcaktuar nga etnia, gjuha, zakonet, hapësira territoriale e shtrirjes së tyre dhe tek e vërteta e pa kontestuar, prejardhja jonë pellazgo- ilire".


Ndaj këtyre bazamenteve mbështetës që zotërojmë ne shqiptarët, të huajt, kushdoqofshin ata, si dhe organizmat konspirative, i kanë vlerësuar dhe i vlerësojnë si qendrime destabilizuese si në rajon dhe më gjërë. Është kjo e vërtetë që ndër shekuj jemi në shinjestrën e sulmeve asimiluese. Të huajt, janë një shumicë bllokformues kundër një populli më të parë në këto troje. Prandaj ne luftohemi në gjuhë, në tradita, në zakone, në territore dhe në kompaktësinë fisnore e familjare. Na luftohen heronjtë tanë, disa në përpjekje për të ulur vlerat e tyre; të tjerë, përfshi dhe "kokëboshët" tanë, duke u a ndërruar identitetin etnik me përkatësinë e besimit fetar të tyre.


Shigjetime këto, tepër të dukshme ndaj të cilave kërkohet vigjilencë, unitet dhe bashkëveprim frontal për të mos lejuar depërtimet e huaja, të cilat shpesh fshihen me petkun e Globalizmit, si ç'vleresimet e kufijve, të nacionalizmit etj, si dikur "internacionalizmi" ose "proletarët nuk kanë atdhe", të cilat siç i shikojme koha i ka "derrmuar".


Gadishulli ynë, deri në vitet e para të shekullit e XIX-të (1808) quhej Gadishull Ilirik dhe banohej nga ilirët, thrakët, maqedonasit, dakët etj. të cilët, nga përafërsia fisnore pellazge, në komunikimet mes tyre kuptoheshin si rrjedhojë e ngjashmerisë gjuhësore.


Këto fakte historike, nisur edhe nga trajtimi i mësipërm, na shpien pa mëdyshje në konkluzionin se banorët e gadishullit Ilirik ishin fise pellazge. Shekujt më vonë, ndikimi agresiv i disa besimeve fetare, dyndjet sllave, aziatike, etj. kanë krijuar shkëputjen mes iliro-thrakasve (shqiptarëve), duke u "pagëzuar" disa si kombas serb, disa kombas grekë.


Nëse na duhet të depërtojmë në thellësi të historisë, arrihet të kuptojmë se "vendasit" (iliro-thrakasit) duke qenë me rrënjë të së njëjtës etnie, nuk e kanë duruar, nënshtrimin e të huajve. Ky unitet, bashkim kundër pushtuesave, tregon jo vetëm lidhjet e hershme fisnore mes tyre, por dhe thirrjet e gjakut, i cili në situata të veçanta, vetvetiu dhe pa u dalluar, tregon lidhjet fisnore të fshehura nga thellësia e shekujve, ku kanë vepruar si fenomenet e ndryshme natyrore dhe ato shoqërore. Këto të fundit karakterizohen si forcat tepër ndikuese në "goditjet" fisnore deri atje sa arrihet në mohimin etnik.


Kjo dukuri, në popullsinë që shqyrtojmë, është rrjedhojë e efektit tepër negativ që është diktuar nëpërmjet agresivitetit të kriterit të përcaktimit të kombit dhe diktimit të dhunshëm për konvertimin nga një në një tjetër besim fetar.


Dëshmi argumentuese për këto ndikime shërbejnë edhe ndodhitë që përsëriten për ditë, kryesisht nga dy shtetet fqinjë që vazhdojnë të jenë të ndërvarura nga feja. Fenomeni negativ që ka vepruar me agresivitet ndaj etnisë tonë nuk është as i sotëm, as i djeshëm, por është fenomen dymijëvjeçar.


Studjuesit, historianët, specialistët e kësaj fushe, kanë vërtetuar se me epokën e shpërbërjes së Ilirëve, janë të shumtë banorët e etnisë ilire që, të ndikuar nga dhuna e institucioneve fetare, kanë "braktisur" etninë e tyre. Disa u kombëtarizuan sllavë, kryesisht popullsia e trevave veriore dhe verilindore e Ilirisë; të tjerë si kombas grekë, kryesisht banorët e trevës së mesme të Ilirisë. Dhe sot, pasardhёsit e asaj pjese të popullsisë ilire, janë konvertuar si serb, malazez, boshnjak, kroat, slloven, bullgarë, grekë; ndërsa pjesa tjetër e popullisë së mbetur ilire, mbas shekullit XVIII-të pësoi shpërbërje në emërtime. Një pjesë e të njëjtit popull etnik quhen kosovarë, disa shqiptarë dhe disa çamë, të cilët, vazhdojnë të ruajnë me dinjitet prejardhjen e tyre të "etnisë Ilire".

Nisur nga gërshërat prerëse të përdorura kundër etnisë ilire, aktuaisht dardanët, arbërorët dhe epirotët, që aktualisht sëbashku përfaqësohen dhe quhen shqiptarë, ndjejnë thellë dhimbjet e ndarjeve të shkuara. Këta në cilësinë e bërthamës etnike, në vazhdimësi bëjnë thirrje për unifikim, me bindje si e vetmja kurë për të shëruar plagët në trupin e ILIRIAMËVE.

Me ndjenjë përgjegjësie, me dashuri vllazërore, të vendosur për të plotësuar amanetin etnik, dardanët, arbërorët dhe epirotët, kërkojnë korigjimin e historisë kombëtare, që është sakatuar, coptuar dhe fshehur deri sot, për ta saktësuar dhe renditur në vendin e duhur, ku të rigjejnë përfshijen e qenies dhe ndërgjegjes së tyre edhe arvanitasit, arbëreshët, çamët (të krishterë e myslymanë), arnautët dhe e gjithë diaspora jonë.


Edhe njëherë, shikojme se sa të qarta janë mizoritë ndërshekullore të përdorura ndaj etnosit Ilir nga të gjitha perandoritë e pas Krishtit, pa përjashtuar teoritë konspirative me sistemin e parimeve morale, që fshihen nëpërmjet shprehjes së ideve dhe mendimeve tërthorazi, duke fshehur të vërtetën.


Është domosdoshmëri historike që popujt e Gadishullit Ballkanik të ripërcaktohen etnikisht, jo nga besimet fetare, por nga gjuha, traditat, zakonet, territoret etj. Kërkohet të realizohet një Census, kryesisht nën drejtimin e BE-së, me shtetet ballkanike, pa pjesmarjen dhe ndërhyrjen institucioneve fetare, të sigurohet zbatimi i kritereve të barazisë, paanësisë etnike, kombëtare dhe fetare.


Arritja tek ndërgjegjësimi i vullnetshem i ligjvenesve dhe ligjzbatuesve të Bashkimit Europian, për të realizuar censusin me kriteret jo fetare, të paktën tek popujt e Gadishullit Ballkanik, kërkon shkëputje nga dogmat keqbërëse ndërshekullore, të cilat kanë drejtuar padrejtësisht popujt europianë.

Të ndërgjegjshëm, fillimisht me aplikimin e këtij CENSUSI, do të ndeshet me vështirësi tepër të forta, por ato nuk do të zgjasin dymijë vjet, siç kanë zgjatur me konflikte të ashpra, me shoqërime luftërash, vuajtje të tejskajshme të popujve.

Censusi me bazë etninë, shumë shumë do të kërkojë të gjejë qetësinë e qënieve shoqërore brenda një afati kohor të matur me më pak se dhjetë dekada. Ky census fillimisht do të ngjasojë me ujrat e lumenjeve të ashpër, me katarakte, ujvara, me rrëmbime mes shkëmbinjeve, derisa të shtrohet dhe qëtë-qetë të krijojë deltën e vet për tu bashkuar me ujrat e detrave.


Nëse kam arritur të shprehem qartë, do dëshiroja të ngrejmë zërin në favor të "kopsitjes" së historisë me të vërtetën e etnisë, për të ribërë historinë e saktë të popujve të Gadishullit tonë, popuj të cilët kanë dymijë vjet që vuajnë nga diferencimet etnike dhe fetare të diktuara nga "Fuqitë e Mëdha", në përfitim të interesave dhe konjukturave që ata dëshirojnë.


Të gjithë popujt "vendas" autoktonë të Gadishullit të Ballkanit, e dinë fare mirë se shtetet jashtë këtij Gadishulli, bashkë me të ardhurit gjatë shekujve në këtë Gadishull, kanë përdorur dhe përdorin ndaj "autoktonëve" politikën "përça e sundo".


Koha kërkon vigjilencë të një niveli të lartë, veprime të ligjshme në përputhje me interesat e popujve ballkanikë, duke përjashtuar diktimet e ndryshme që favorizojnë interesat e Fuqive të Mëdha europiane.


E ndjeva detyrim moral për të treguar të vërtetat, mbështetur në hulumtimet e bëra dhe që në gjykimin tim i quaj të drejta dhe të sakta.

- Shënim: Mosha e pjekurisë na shkëput nga sforcimi në gjetjen e fjalëve përkatëse për ti përdorur në gëzime e hidhërime; mbas kësaj moshe, fjalët vijnë vetvetiu. Aasnjë lloj sforcimi.


Nga studjues Fahri Dahri

Itali, më 08/12/2020. -

36 views1 comment