top of page

IDHULLI I VËRTETË


Sazan Goliku

IDHULLI I VËRTETË

rrëfenjë

Pas një viti punë skulptori SB e përfundoi së fundi shtatoren prej guri që ia kishte porositur kreu i Tempulli të Diellit. Fshiu nga balli djersët e pluhurosura, u largua prej saj pesë hapa dhe tha i kënaqur, për të mos thënë i lumtur: - Ky jam unë!

Portreti i ngjante si dy pika ujë skulptorit. Pra, kishte gdhendur autoportretin. Pa pritur i ra në mendje një djallëzi. Sheshoi rrudhat nga balli i portretit, e lëmoi te faqet dhe flokët ia preu shkurt. Me një fjalë e zbukuroi. Por ishte po tëpkë ai portret.

Të nesërmen thirri në studio parinë e vendit, krerët e Tempullit, miq e shokë. Pasi zbuloi shtatoren, u tha të pranishmve gjithë madhështi duke ngritur krahët lart përpara shtatores:

-Ky është biri i Zotit dhe ju duhet ta besoni dhe do t’i luteni si Perëndi. Ai do të na sjellë lumturi e begati!

Dhe ata e besuan. Donin ta besonin dhe besuan.

Erdhi koha e pashmangshme dhe skulptori vdiq i harruar diku në në një shpellë në malin mbi qytet. Duart e 99-vjeçarit kishin kohë që e kishin tradhtuar.

Qindra vjet më pas besimtarët i faleshin me përvujtni krijesës së artit të skulptorit profet.

Njerëzit punuan e luftuan. Edhe u pasuruan, edhe ishin të lumtur. Kur varfëroheshin e vuanin, ia hidhnin fajin mëkateve të tyre të bëra e të pabëra dhe jo Zotit e birit të tij prej guri.

109 views0 comments

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page